• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump, entuziast për raportin e Prokurorit Mueller

March 30, 2019 by dgreca

Nga Jimi Malone/VOA/


Presidenti Donald Trump po shfaq mjaft entuziazëm lidhur me përfundimet e raportit të përgatitur nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller për hetimin mbi Rusinë. Zoti Mueller e nxori të pastër presidentin dhe fushatën e tij të vitit 2016 lidhur me akuzat për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, por ai nuk dha ndonjë gjykim për çështjen nëse zoti Trump u përpoq të pengojë drejtësinë. Kreu i Departamentit të Drejtësisë, William Barr, tha se nuk kishte prova të mjaftueshme që mund të justifikonin veprime të mëtejshme. Ndikimi politik i raportit të zotit Mueller mund të shtrihet deri në fushatën presidenciale të vitit 2020, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Uashington Jim Malone.

Në selinë e Kongresit amerikan, presidenti Donald Trump me pamje triumfuese takohet me republikanët e Senatit.

“U provua shumë fuqishëm: asnjë bashkëpunim, asnjë pengim, asgjë. Ne po ecim shumë mirë. Kurrë nuk kemi patur një periudhë begatie si kjo. Është diçka e mrekullueshme”, tha Presidenti.

Aleatët republikanë të zotit Trump besojnë se tani ai mund të rigjallërojë agjendën e tij politike. Mes tyre është senatori Lindsey Graham.

“Ju jeni tani ndoshta më i fortë se asnjëherë në presidencën tuaj. Reja është hequr. Pyetja për ju është se si do ta përdorni këtë, çfarë do të bëni,” tha republikani Lindsey Graham.

Demokratët po kërkojnë publikimin e raportit të plotë të zotit Mueller. Senatori Chuck Schumer është njëri prej tyre.

“Qëllimi ynë kryesor për këtë çështje është thjesht transparenca. Publikojeni raportin, pastaj nxirrni përfundimet,” thotë Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në Senat.

Tani për tani, fakti që raporti i zotit Mueller nuk gjen bashkëpunim të fshehtë me Rusinë është një fitore e madhe politike për presidentin, thotë eksperti Bill Sweeney:

“Për Presidentin Trump, përfundimet paraprake mbi raportin e zotit Mueller janë të gjitha shumë, shumë pozitive. Por ende mbeten pikëpyetje se çfarë përmban konkretisht raporti dhe si do t’ia komunikojë administrata këtë informacion Kongresit dhe popullit amerikan”.

Analisti parashikon se kjo do të ketë ndikim të pakët tek zgjedhjet e ardhshme presidenciale:

“Mendoj se baza e Presidentit Trump i qëndron Presidentit Trump. Ata që janë kundër tij mbeten kundër. Deri tani, raporti i zotit Mueller nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar zemrat, mendjet apo shpirtin e çdo votuesi të pavendosur që shkon në këto zgjedhje”.

Senatorja e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand është demokratja më e fundit që i shtohet listës së kandidatëve presidencialë për zgjedhjet e 2020-s.

Analisti Matt Dallek thotë se ka një arsye se përse kaq shumë demokratë po rreshtohen për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme:

“Nuk do te kishte kaq shumë kandidatë nëse ata nuk do të mendonin se kanë shanse për t’i zënë vendin një presidenti në mandatin e parë. Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 1992, kur Bill Clintoni e arriti këtë me Presidentin George H.W. Bush.”

Presidenti Trump mund ta ketë forcuar bazën e tij pas raportit të zotit Mueller. Tani, ngritja e akuzave për shkarkimin e Presidentit është diçka edhe më e largët për demokratët e Kongresit.

Demokratët tani ka më shumë gjasa t’i përqendrojnë përpjekjet te mposhtja e zotit Trump në zgjedhjet e ardhshme, thotë analisti Larry Sabato:

“Demokratët duhet të gjejnë një mënyrë për të thyer shumicën e votave të Kolegjit Zgjedhor që mori zoti Trump. Ka mënyra për ta bërë këtë. Por fitorja nuk është aspak e garantuar.”

Presidenti Trump shpreson të ndjekë hapat e presidentëve të tjerë me dy mandate, si Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush dhe të shmangë fatin e babait të zotit Bushi, George H.W. Bush.

Filed Under: Analiza Tagged With: Jimi Malone-Presidenti Trump

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT