Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë ne inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.
Trump e bëri këtë koment ne rrjetin social Twitter.
Më herët, Trump është zotuar se do të sigurojë një tranzicion të qetë tek administrata e Bidenit.
Trumpi është duke u përballur me thirrjet për një gjykim të dytë, për largim të menjëhershëm nga zyra, pas protestave të dhunshme të mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Kongresin më 6 janar.
Nga këto ngjarje, pesë persona kanë vdekur, thanë autoritetet amerikane.
Më 6 janar, Kongresi ishte duke mbajtur një mbledhje të përbashkët për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje, kur protestuesit u futën në ndërtesë.
Pas disa orësh pauzë, Kongresi iu kthye punimeve dhe certifikoi fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të vitit 2020.