• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JONUFRA-OSE REQUEM PËR AKSIONET E RINISË

March 21, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

Kohët e perënduara  kur rinia shqiptare gjendej nëpër tarracime  të njohura si :”kohë aksionesh”, sot njohin kuptime të ndryshme. Për ata, që i kanë njohur sot ajo kohë është si të kujtosh trëndafilat  e drurëve të harruar .Për një pjesë tjetër kujtimet ,janë mugulluar. Kohët  e aksioneve të rinisë janë kryer  në këto vise për shumë vite si dhe të në të gjitha stinët që ka viti,  në zheg e  nëpër akullime.Një ndër aksionet më të mëdha të rinisë  në jug kryesisht në bregdetin e Vlorës është Jonufra.Kujtimi i saj sot gjendet nëpër filma të vjetërsuara të ish-kinostudios shqiptare.

2.Jonufra sot nuk ka ruajtur asgjë nga kohet e shkuara. Dëshmitë janë si shiritat e filmave të prerë,të gjymtuar,ose gjysmë tarracime ,gjysmë kodrash të prera e të harkuara.Brezarët që ndërtoi, rinia  puna këtu filloi në vitin 1969, kanë humbur kuptimin e tyre. Nëse nuk je në dijeni se këtu tokat u shpyllëzuan nga rinia dhe aksionet vullnetare të saj atëherë ishin kuptimplotë ,atëherë do të vresh një bukuri që ka vendi i sajdisur, dikur por i shkatërruar nga ndërtimet sot. Ata që i kanë parë brezarët e rinisë tregojnë se nëse entuziazmi i rinisë ,zgjimi herët,ngrënia e mëngjesit dhe kënga që shoqëronte aksionistët ishte një lloj  energjie që vërshonte  nga agu deri në zbritje e  në përskuqje të diellit.Sot thua c’paskan hequr e lodhur,për një sakrificë të kotë.

Këto vise edhe këtu në Jonufër të veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë, sepse siç thotë Naimi, bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë….Sëpata, që u ra përsipër drurëve të mbjellur në këtë këto masive të gjelbra ishte pikë së pari si të vreje : Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj  lotësh. Të përhershme ngjarje me qarje  kolektive. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh.E gjithë kjo ndërmarrje masive gjelbërore u kosit ndonëse sakrifica e mijërave të rinjve thuajse shkoi dëm. Tronditja e parë është se pemët e mbjellur aso kohe janë zhdukur nga sëpata. Duhmës së urrejtjes  do ti përshtatej fraza:të mbetej pema dhe të zihej me gurë sistemi zuzar.

3.Kapanonet e aksionistëve të dikurshëm sot kanë mbetur fjalë në erë. Sinori i saj ,pra kufiri ku zinte fill dhe ku ndërpritej e zhdukej nuk gjendet.Është i kuptueshëm sot ndërtimi i strukturave hotelieri e restorante plazhesh të cilat nga udha që zbret të lënë përshtypjen e një fshati  që gjithçka e ka në gjysmë. Gjysmë hotele,restorantesh,përzierje që se merre vesh :”qeni të zonë”  ku është streha e pushuesit,restoranti i gatimit se përtej dihet që është deti i kristalt.Ca vite më parë kisha dëshirë të shikoja Safa Ymerin  e filmit :Malet me blerim mbuluar”,që në të vërtetë e quaja emër të krijuar ,por në fakt ishte personazh real, por që filmi kishte marrë vetëm emrin e tij. Dhe për dreq nuk shkova. Ndonëse djali i tij pronari i një hoteli  në Jonufër më dërgonte shpesh turistë në Orik. Jonufra e dikurshme që gjelbëronte nga agrumet aktualisht është e mbipopulluar:poshtë te plazhi nga hotelet dhe restorantet   dhe sipër godinat që po mbijnë si kërpudhat pas shiut.

4.Është një vend që i ka mbetur emrtimi:”Aksionistja”.Aksionistja nuk është gjë tjetër,përvecse një kodër ku ende sot pa e dikur kush lapidari i aksionistes.Pavarësiht qëllimit ,është një vepër e realizuar bukur me mozaik.Masivi i betonit tregon   një aksioniste fytyrëbukur  që ka në qafë shallin e aksionit dhe në krahë mbanë një kazmë kështë i kuptueshëm politizimi veprës për kohën e ndërtimit dhe motivin e saj. Megjithatë kjo vepër e bukur realizuar ne mozaik i përket artistit vlonjate, Agron Dine .Punimi është mbresëlënës aq sa edhe sot ajo është ruajtur ndonëse degradimi  nga faktorët natyror bie shpejt në sy.

Rreth ndërtimit të kësaj vepre duhet ti thërrasim kujtesës gjë që s’bindet kështu që në ndihme vjenë shtypi i kohës.Më 23 marsit 1977 këtu ka ardhur E.Hoxha dhe sikundër në Lukovë edhe këtu në pikën dominonte ngrihej një përmendore për të përjetësuar punën e rinisë. 1300 ishin punëtorët  të inkuadruar në sektorin e Jonufrës NB Rinia Vlorë. Në vitin 1969  u mbollën agrumet. Në këtë aksion kombëtar siç quhej ahere kanë punuar me mijëra të rinj dhe të reja vullnetarisht  të cilët shkonin me detyrim për një muaj.Në fakt puna e tyre  në aksionet kombëtare nuk paguhej.

-Po vepra  që shkroi rinia e aso kohe ku është ?

-Mos pyet mik,gjithkund  duhej  të ishte, në të vërtetë asgjëkund. Kodrinat kanë mbetur ca rrafshina me ferra e bimësi.Është vetëm ky lapidar në kushtim të aksionistëve,shqiptarë.Rinisë,që për kohën dhe momentet ishin heroike,ndërsa sot përcaktimi bëhet ndryshe.Sidoqoftë djersa e shkuar lumë le të mbetej e materializuar sepse vendet të këtilla me agrume ka gjithkund në vendet fqinje. Kjo djersë  e rinisë ,pra të djemve dhe nënave shqiptare dhe ky monument i blertë i agrumeve do tu shërbente breznive shqiptare .

5.Disa të dhëna historike: Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit  Onufër shkruan:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej  tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor…”

Onufri, ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai  grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona  dhe mësonin në fushën e  pikturës murale.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, Jonufra, rinia

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT