Hera e pare qe ne Shqiperi gjyqtaret perdorin pamjet filmike per te korektesuar vendimet e tyre ne fushen e lojes. /
Nga Albano Kolonjari/
Ne Shqiperi nuk ka jave qe gjyqtaret e futbollit te mos behen protagoniste dhe te ndikojne direkt ne rezultatet e takimeve. E merkura ne mbremje solli nje episod krejt te vecante ne futbollin shqiptar. Ne minuten e 45 te takimit Skenderbeu-Bylis, pas nje dueli mes Pellumbit dhe Mellugjes, ky i fundit rrezohet ne zone, gjyqtari Jorgji akordon fillimisht 11-metersh per ballshiotet. Korcaret protestojne ashper dhe loja nderpritet per disa minuta . Reth tre-kater minuta me vone, ndersa numri nente i Bylisit Mocone, behej gati te gjuante 11 metershin e dhene ne favor te skuadres se tij, gjyqtari Jorgji ben ate qe rradhe here ndodh ne stadiumet shqiptare. Anullon penalltine e dhene ne favor te skuadres se Bylist, duke sjellur edhe protesat e ketyre te fundit, qe mbyllen me daljen me karton te kuq te zevendestranjerit te Skenderbeut Getjan Lici.
Ne perfundim te takimit Skenderbeu-Bylis mesohet (ende e pakonfirmuar) se ka qene gjyqtari i katert ai qe ka pare pamjet filmike te afruara nga nje Iphone dhe ka lajmeruar Jorgjin qe nuk eshte 11 metersh. Kjo eshte hera e pare qe ne mungese te sistemit VAR ne Shqiperi, gjyqtaret marin parasysh pamjet filmike qe afrohen. Gjithsesi ky nuk ishte episodi i vetem ne te cilen Jorgji “gaboi” dhe ndikoi ne rezultatin e takimit. Goli i barazimit te Bylisit erdhi si rezultat i mos dhenies se nje faulli ne favor te ekipit te Skenderbeut. Lojtari i Bylist Mellugja ngre takat dhe i rremben topin lojtarit te Skenderbeu dhe pas nje pasi ne zone per kolegun e tij Malci ky i fundit barazon rezultatin ne 1-1. “Rasti i golit mund te jepej goditje demini pasi une ngre taken dhe me tendece per topin”, deklaron vete lojtari i Bylist Mellugja pas takimit. Shume i ashper ne drejtim te gjykimit u tregua edhe tekniku i Skenderbeut Ilir Daja:”Goli i Bylisit ishte faull ne favor te Skenderbeut. Po te kishte nderhyre anesori do te flisnim per nje tjeter rezultat. Une do te pershendesja rikthimin e asaj qe nuk ishte penallti. Nuk e di kush e mori vendimin. Pashe ne fushen e lojes qe gjyqtari i katert fliste me kryesorin. Nuk e di si u be me VAR apo jo. Por u rikthye me te drejte.”.
Gjithsesi kjo eshte hera e pare qe ne Shqiperi gjyqtaret perdorin pamjet filmike per te korektesuar vendimet e tyre ne fushen e lojes.
Skenderbeu-Bylis 1-1 (0-1)
Kukesi-Apollonia 3-1 (2-1)
Beselidhja-Tirana 1-1 (1-5)
Teuta-Vllaznia 1-0 (2-2)
Kualifikohen, Tirana, Kukesi, Bylis dhe Teuta.