Dueli zhvillohet në Teatrin e madh Madison Square Garden – në New York, arenën e famshme të boksit me nje kapacitet prej 5,000 shikues, mendohet se do të ketë mbi 800 tifozë të “zjarrtë” shqiptar /
Nga Beqir SINA/
NE FOTO: Sevdail “The Illyrian” Sherifi dhe ekipi i kompanisë Dovolani Boxing me president Toni Dovolanin/
MADISON SQUARE GARDEN – NEW YORK CITY : Bokseri nga Presheva, Sevdail Sherifi,(fitore 9 (KO 8) + humbje 1 (KO 0) + drawn 2 = 12 rounds boxed 43 KO% 66.67 ), me pashaportë zvicerane të shtunën në New York, ka një meç shumë të rëndësishëm në karierën e tij për të promovuar veten dhe boksin shqiptarë në ringun e madh botërorë Madison Square Garden. Ai do të ndeshet me bokserin amerikan , nga qyteti Youngstown, Ohio – Joshua Harris, i cili ka: fitore 8 (KO 6) + humbje 6 (KO 3) + drawn 1 = 15 rounds boxed 52 KO% 40 ).
Atmosfera është ndezur në New York, dhe zonën e ashtuquajtur “Tri -Shteteve”, ku tifozeria fantastike shqiptare, janë përgatitur ta “mbulojnë” arenën e madhe të boksit me flamujt kuqezi. Nga pesë mijë shikues mendohet se më shumë se 800 deri në 1.000 prej tyre do të jenë shqiptarë.
Gazetari ynë në New York, Beqir Sina, bisedojë me promotorin e këtij meçi Ajet Dovolani për të sjellur diçka të “gjallë” nga përgatitja për meçin Sevdail “The Illyrian” Sherifi kundra Joshua “The Juice” Harris.
Gazetari ynë thotë se në faqen e tij të interrnetit, Presidenti i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Joseph DioGuardi, ish kongresmeni republikan i New Yorkut, shkruan se :’Boksieri profesionist nga Lugina e Preshevës, Sevdail Sherifi 24 vjeç, po jeton në”ëndrrën amerikane”! të Boksit, të paktën një herë për të boksuar në ringun e një salle nga më të famshmet botërore, Madasion Square Garden ose arena e boksit e cila është ëndrra e për shumë boksierët amerikane dhe evropiane. Sevdail Sherifi për këtë ëndërr po bëhet gati të na sjell fitoren në një realitet në sajë të firmësamerikano shqiptare të boksit me promotor DOVOLANI-BOXING në Nju Jork.
DOVALANI BOXING, ka bërë të mundur për Sherifi(9-1-2) për të luftuar 20 prill në një nga arenat më të famshme në botë “Madison Square Garden”(në orën 13:00 PM, të mbasdites). Për muajin efundit Sherifi ka qenë nën trajnimin e tij në palestër të kompanisë së boksit Dovolaniboxing, dhe është e përgatitur mirë për duelin e tij të mëdh kundër amerikanit nga Youngstown – Ohio, Joshua Harris. Ai do të luftojë vetëm 6 raunde, por kjo periudhë është e një rëndësie të madhe për Sherifit dhe të gjithë shqiptarët, jo vetëmpër arsyet që folëm më sipër, por edhe sepse një fitore do t’i japë Sherifit mundësinë për të vazhduar karrierën e tijnë SHBA dhe Evropë.
Trajnimi në SHBA me një trajner amerikan ka ndikuar shumë pozitivisht për bokserin tonë Sevdail Sherifi. Përmirësime teknike në boksim janë vërejtur menjëherë, së bashku me përmirësimin e gjendjes së tijfizike të nevojshme në mënyrë për ndeshjet e nivelit të lartë konkurruesesi ai këtë e shtunë kundër Harris i cili është i renditur më lart seSherifi, në renditjen e boksit në rangë botërorë. Harris do të jetë një kundërshtar ivështirë, por Sherifinuk mendon për asgjë tjetër përveç fitores dhe suksesit të tij në të ardhmen në botën e boksit.
Presidenti i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Joseph DioGuardi, ish kongresmeni republikan i New Yorkut, ju bënë thirrje të gjithë Shqiptarëve që jetojnë në zonën e New York dhe të ashtuquajtur e Tri-Shteteve, se duhet të bashkohen me DioGuardin, të shtunën dhe me amerikano shqiptar e shumtë që pritet të vijnë edhe nga Uashingtoni,Maryland dhe Virginiapër të mbështetur SevdailSherifin në luftën e tij të rëndësishëm kundërHarris, përfundon DioGuardi
Pyetje: Ajet, si po shkojnë përgaditjet e fundit të mbrëmjes së 20 prillit? kur në ringun e famshëm të botës Madison Square Garden në New York, do të ballafaqojnë “grushtat” e tyre Sevdail Sherifi nga Presheva me amerikanin nga Youngstown, Ohio – Joshua Harris
Ajet Dovolani: Sherifi është I përgaditur maksimalisht per ndeshjen e mbrëmjes së 20 prillit, dhe gjithashtu shumë i emocionuar për rastin që i është ofruar për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në Madison Square Garden – New York.
Pyetje: Në të ashtuquajturën “Nata e Premte e Boksit” në Madison Square Garden do të boksojnë në peshën e rëndë Tyson Fury kundra Steve Cunningham, por edhe bokseri shqiptarë nga Presheva, me pashaport zvicerane, Sevdail Sherifi kundra amerikanit Joshua Harris. A do të jetë kjo me të vërtet një sfidë për bokserin tonë për titullin, dhe një promovim para publikut fantastik shqiptar në New York, kur e dimë që Sherifi bokson për herë të parë në Madison Square Garden ?
Ajet Dovolani: Defenitivisht është një promovim para publikut shqiptar në New York
Pyetje :Kush është tranieri, i cili është marrë me përgatitjen në Amerikë të bokseirit tonë Sevdail Sherifi ?
Ajet Dovolani: Dovolani boxing bashkëpunon me trainerin Fernely Feliz, i cili ka arritur mjaft suksese me shumë boksier të tjerë amerikan, dhe qëllimi yne ështe që Sherifi të ketë po të njejtin sukses.
Pyetje : Po kthehemi sërish te Sherifi, si e njohët atë dhe përse morët përsipër menaxhimin e tij në Amerikë?
Ajet Dovolani: Vitin e kaluar Sherifi pati nje udhëtim në SHBA dhe mori inciativë për të na kontaktuar dhe uruar si një ndër kompanitë e ralla shqiptare të boxit në Amerikë që menaxhohet nga unë Ajet Dovolani, Tony Dovolani, Rizvan Dovolani dhe Louis LaRose, gjithashtu dëshira e tij ishte të vazhdoj karierën në SHBA. Ne duke marë parasysh talentin e tij dhe moshën e tij të re kemi kënaqësi ta përkrahim dhe menaxhojme karieren e tij .
Pyetje: Një boksier që pretendon shumë të ardhmen, dhe promovimin e tij në arenë botërore të boksit – në SHBA, ku ju e keni nën menaxhim, momentalisht, çfarë duhet të dijë boksieri i juaj ndaj kundërshtarit ?
Ajet Dovolani: Pika kryesore është që boksieri yne të jete i përgaditur fizikisht dhe mentalisht në çdo kohë pa marë parasysh se kush është kundërshtari, dhe gjithmon duhet të vlerësojë kundërshtarin.
Pyetje: Çfarë dini ju dhe bokseri juaj Sherifi për Joshua Harris ?
Ajet Dovolani: Ne e vlersojme Joshua Harris si bokser të talentuar dhe me eksperiencë që është në ringun amerikanë, ku edhe ai ka pjesën e tij të suksesit.
Pyetje: Përveç se anë së menaxhmit a do te jeni ju ai person që do të “çoni” përpara Sherfinin drejt sukseseve në ringun e famshëm amerikan të boksit?
Ajet Dovolani: Qëllimi ynë si kompani menaxhimi është qe Sherifi të arrij suksese sa më të larta ne ringun amerikan të boksit.
Pyetje: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen. A do të zgjeroheni më shumë në boks, duke sjell edhe boksier të tjerë nga Kosova, Shqipëria, dhe trevat shqiptare dhe të angazhoni edhe ndonjë boksier tjetër, apo për momentin do të qëndrosh vetëm tek boksieret që keni besim në ato?
Ajet Dovolani: Për momenitn vëmendja jonë është drejt Sherifit, por nuk hesitojmë që në të njejtën kohë të përkrahim edhe talentë të tjerë të rinj shqiptar.
Pyetje : A keni për të shtuar diçka për fund për metçin e së “Natës së Premte të Boksit”? në ringun e famshëm të boksit botëror në New York – Madison Square Garden
Ajet Dovolani: Së pari dua të falenderoj të gjithë adhuruesit e “zjarrtë” shqiptarë të boksit, që na kanë përkrahur deri më sot, dhe dëshira ime më e madhe është që të shoh Madison Square Garden të veshur kuq e zi në mbrëmjen e 20 prillit.
Pyetje : Në cilën sallë mbahet metçi dhe sa shikues mendon se do të vinë për të parë drejtpërdrejt duke luftuar boksierin tonë nga Presheva, me pashaport zvicerane Sevdail Sherifin ?
Ajet Dovolani : Metçi mbahet në Teatrin e madh Madison Square Garden arenën e boksit me nje kapacitet prej 5,000 shikues, mendojmë që do të ketë mbi 800 tifozë shqiptare.