• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBRËMJE LETRARE NË BUKURESHT: KADARE DHE AMOS OZ

November 18, 2013 by dgreca

Shkruan:Mira Skënderaj-Bukuresht/
Ne Foto:Mario Dobresku duke folur gjate veprimtarise/
Botimi i romanit “Darka e gabuar” i Kadaresë në Bukuresht ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm në mesin e lexuesve dhe mbështetësve të letërsisë shqiptare në Rumani. Dëshmi: debati i organizuar nga ” Humanitas”, Shtëpia Botuese, e cila zotëron të drejtat e veprave të Kadaresë. Takim me lexuesit u zhvillua në një vend të zgjedhur në zemër të Bukureshtit, në mjediset e librarisë ” Kretzulescu” dhe me të ftuar dy prej kritikëve në modë në kryeqytetin rumun, Tania Radu dhe Marina Constantinescu. Në veprimtari folën dhe Andreea Răsuceanu, kritik letrar dhe redaktor i shtëpisë botuese “Humanitas”, si dhe përkthyesi i romanit, shkrimtari dhe gazetari Marius Dobresku .
Tema e takimit, “Dy anët e luftës, duke u nisur nga romanet Pantera nga nëntoka, nga Amos Oz dhe Darka e gabuar nga Ismail Kadare” grupoi kësisoj dy nga zërat më të famshëm të letërsisë bashkëkohore, izraelitin Amos Oz dhe shqiptarin Ismail Kadare. Ligjëruesit vunë në dukje se të dy romanet iu referohen ngjarjeve relativisht të afërta në kohë (1940-1950), por që janë zhvilluar në mjedise dhe kontekste krejtësisht të ndryshme. Nëse romanin e Oz lufta është parë përmes syve pyetës të një fëmije dhe është sugjeruar me ngjyerat më të kthjellëta, ngjarjet në romanin e Kadaresë ndodhin në një atmosferë solemne, pothuajse të zymtë, të cilat përcakton nga epoka staliniste, e cila kishte pushtuar dy kontinentet nga stepat e Kazakistanit deri në bregdetin e Adriatikut.
Në fjalën e tij, përkthyesi i romanit, shkrimtari Marius Dobresku, skicoi kuadrin historik në të cilin vendos Kadare ngjarjet në roman, duke filluar nga pushtimi italian dhe duke mbaruar me vdekjen e Stalinit, në mars 1953. “Komunizmi në Shqipëri solli një mori fatkeqësish për gjithë popullin, ndërsa evenimentet që sollën vrasjen e doktor Gurameto inkuadrohen në paradigmën tragjike që konturoi shortin e këtij populli duke filluar nga viti 1944”.
Nga ana tjetër, kritikja letrare Marina Constantinescu u shpreh se, ” Darka e gabuar” është një roman i dhimbshëm, me një tip drejtimi tejet personal, me një zë të fortë dhe që nuk të fal, siç është ai i Kadaresë, por, disi, dhe falës. Duke kaluar mbi të gjitha mizoritë, jo duke fshirë dhe anuluar, por duke sugjeruar një ndalesë të meditimit. ”
Andreea Răsuceanu, redaktore e librit, u shpreh në plotësim për librin e Kadaresë: “Pata për herë të parë ndjesinë që, më shumë se kurdo, Kadare tërhiqet në segmentin eliptik, në një makth më të vjetër të tij, dhe që në njëfarë mënyre braktis kontekstin historik, i cili pothuajse nuk ka më rëndësi. Të gjitha ngjarjet e mëdha që ndodhin në roman kanë një logjikë në mitologji, ngjarjet tragjike shihen si disa ndëshkime për disa mëkate të lashta që janë kryer këtu, në trevat e Gjirokastrës.”
Ngjarja në librarinë qendrore bukureshtare “Kretzulescu” u pasqyrua gjerësisht në shtypin e kryeqytetit rumun. Kadareja është shndërruar një brand i letërsisë europiane që mbledh rreth tij lexues të të gjitha moshave, me përvoje jetësore të ndryshme, që vlerësojnë në unison letërsinë cilësore.

Filed Under: Kulture Tagged With: kadare dhe Amos Oz, Mira Skenderaj

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT