• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kafshimi i qenit

April 10, 2018 by dgreca

Albana Melyshi Lifschin/

1 albana2Kafshimi i qenit/

(Duke marrë shkas nga një diskutim për kampin e internimit në Tepelenë./

1 Yjet nuk jane te kuqMë kishte folur  gjyshja për vitet e internimit, për fëmijët e rritur pas telave me gjemba. Atë kohë kisha hyrë në gjimnaz. Një ditë, papritur, sytë më shkuan te një shenjë në ije të gjyshes.
– Çfarë është kjo, nana?
Ajo tërhoqi bluzën poshtë dhe e futi nën fund.
– Mua po më shikon ti?
– Çfarë e ke atë shenjë? – pyeta unë përsëri. – Je vrarë gjëkundi, nana?
– Eh, bijo… E kam kujtim nga internimi. Kemi qenë në Bënçë të Tepelenës atë kohë. Pranë kalasë. Ah! Çfarë kemi kalu në internim, mos e kaloftë kush! Na detyronin të banim punë të randa e nuk na mbushej barku kurrë me bukë. Na jepnin një supë, ashtu i thoshin, por zor se të zinte gja luga në të, veç krimbave. Shkonim në pyjoren pranë grykës së lumit,disa kilometra larg kampit.
Ishim rreth 100 gra që ngarkoheshim me dru në kurriz. Një polic ishte në krye të kolonës e një në fund. Kisha kohë që e baja këtë punë, por fuqitë erdhën duke më lanë. Ishte një ditë shiu. Turra e druve erdhi duke m’u rëndu. Më mundi lodhja dhe e pangrëna. M’u veshën sytë. Nuk mbaj mend si u rrëzova në përrua dhe nuk kisha fuqi të ngrihesha, kur ndjeva kafshimin e një qeni këtu në ijë.
Mua më kishte ngrirë fytyra nga përfytyrimi i gjyshes së rrëzuar në përrua dhe e një qeni të zi mbi të.
– Që atë ditë rashë e sëmurë e nuk shkova ma për dru. Por kisha dy fëmijë të vegjël me vete dhe sido që të vinte puna, nuk duhej t’u dorëzohesha mundimeve. Ata s’kishin kërkend tjetër. Kemi kalu sëmundje të randa.
Askush nuk kujdesej për të sëmurët. Njerëzit i këpuste vdekja. Uria na mundonte përditë. Njëherë, Leka solli në kazermë një 20 lekëshe. Ishte e lagun. “Kush ta dha këtë?” e pyeta. “Askush. E gjeta rrugës. E ka lag shiu, por unë e fshiva pas pantallonave. Nanë, ne mund blejmë një racion bukë me te.” – “Shko vene në vendin ku e gjete. Dikujt i ka ranë nga xhepi dhe ai njeri ka dëshpërim sot. Do të kthehet ta kërkojë rrugës nga ka ecun”, i thashë, “dhe mos harro: veni një copë gur
përsipër që të mos e marrë era.” Edhe në ato kushte me barkthatë, fëmijët doja t’i edukoja mirë. Ata do të rriteshin
një ditë me vullnet të Zotit.
…….
Gjyshja vazhdoi:
– Një herë tjetër, im bir më tha se një shoku i tij i klasës kish nevojë për fanellë, por nana e vet nuk dinte të punonte me shtiza. Kështu, të nesërmen më sollën leshin dhe tanë natën kam punu me shtiza fanellën e atij djali. Të nesërmen, im bir e mori fanellën dhe ia çoi në shtëpi. U kthye prej andej me një bukë gruri të mbështjellë.
Ishte haku i punës.
Unë s’ia ndaja sytë gjyshes.
– Do prapë?
Unë kisha harruar të merrja frymë…
– S’janë për ty këto, bijo.
– Më thuaj edhe një histori vetëm, vetëm edhe një, – iu luta unë dhe u ngjesha pas saj në divanin e kuzhinës.
– Mirë pra, kjo do të jetë e fundit, ë?
Tunda kokën në shenjë pohimi.
– Një pasdite na urdhnun të dilnim jashtë kazermave të tanë, pa përjashtim. Përpara nesh, disa metra më tutje, qe vendosur një mitraloz i mbështetun në dy kambë.
Fëmijët u trembën. Disa filluan të qanin. Çfarë do të banin me ne? Do të na vrisnin? U krijua panik. Komandanti
i kampit doli përpara dhe foli me zë të rreptë:
“Mungon një kandil i kazermës. Kush e ka vjedhur, të dalë përpara!” Ra heshtje. Dikur, një djalë i ri bëri një hap para e tha: “E kam unë.” – “Pse e ke vjedhur kandilin?
Ai është i komandës s’është i yti!” – “E pashë që ishte prishur dhe mora ta rregulloja.” Nuk u duk se komandanti i kampit e besoi. “Ju të tjerët shpërndahuni, ti dil mënjanë”, tha ai. Pranë zyrave ishe një dhomë izolimi për ata që dënoheshin. Atë djalin e futën atje. Mitralozi dykambësh në mes të kazermave dhe tmerri që u hyni të internuarve s’harrohen.
– Po sikur t’ju kishin vrarë? – e pyeta unë.
– Nuk kishim ba kurrgja që të na vrisnin.
Habitesha me gjyshen. As ajo s’kishte bërë asgjë që ta meritonte internimin, por i kishte duruar të gjitha dhimbje- dënimet në heshtje. Mos ishte pak dhimbja për burrin e djalin e arratisur? Apo për djalin e madh, Palin, që ishte vrarë si “tradhtar” e nuk i dihej varri? E kishin quajtur herë ‘nënë komunisti’ e herë ‘nënë tradhtari’. Më ishte rrënjosur që nga fëmijëria një çast kur e kam pyetur nënën time se sa vjet shkollë kishte gjyshja dhe ajo mu përgjigj: “12 vjet”. Nuk m’u besua. Më pas e pata pyetur edhe gjyshen dhe ajo më tha tekstualisht: “Kam 12 vjet shkollë e kurse”.Vonë, ime ëmë më ka shpjeguar se gjyshja kishte parasysh 12 vitet e internimit. Ato ishin shkolla e saj, prej ku ajo kishte mësuar shumë. Shkollë jete. Vonë, kur dëgjoja të më thoshin se gjyshja jote flet me ‘proverba’, e dija që nënkuptonin mençurinë e saj.
Besoja që më shumë se çdo gjë ishte përvoja e jetës si e internuar, që e bënte të fliste shkurt dhe thellë.
(Shkeputur nga libri  i autores” Yjet nuk jane te kuq” , bot. ne 2013 nga  shtepia botuese “Dudaj”)

Filed Under: LETERSI Tagged With: Albana Mëlyshi-Lifschin, Kafshimi i qenit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT