• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Me vepra ta duam atdheun!

July 26, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Nga Kaltrina HOTI/Patriotizmi nuk  blihet, shitet apo dhurohet.  Jeton në secilin nga, është dhuratë  e  dhuruar nga toka, është dashuri e veçantë, sakrificë që na mbron identitetin tonë.  Ta valosh flamurin në kulmin e shtëpisë, të stolisësh veten me shqiponjë, ta shndërrosh zërin tënd në rrufe të jehonës;  “Jam Shqiptarë”, s’do të thotë se je atdhetar.  Jeta kërkon dashuri, sfidë nëpërmes të cilës  mëson për fuqinë tënde shpirtërore apo mendore, dhe pastaj nëpërmes të përjetuarës atdhedashuria rrjedh. Por kjo ndjenjë rrjedh si  lumi i qetë, me veti bart urtësinë , butësinë, durimin e fjalës dhe veprës. Sot në mërgatë takon   shumë mërgimtar/e që u detyruan për arsye të ndryshme të bëhen shtegtar/e,  por shtegtare nuk janë, e  jetojnë jetën e mërgimtarit me dy dhimbje shpirtërore. Dhimbje Atdhetare dhe dhimbje Ideale. E lan atdheun se ishin të detyruar, apo të “detyruar”, dhe tani jetojnë duke luftuar për ekzistencë. Detyrohen të punojnë punë që e sulmon personalitetin e tyre. Dhe ata nuk kanë frik të dalin në ballë të kësaj beteje, sepse e kuptojnë realitetin e botës ku gjinden. Shndërrohen në klasë punëtore të shkallës nënçmuese në shtet të huaj, aty ku sfida i solli. Derisa në Atdhe ata krijonin fjalë, varg, art, muzikë, pikëpamje opinionesh, porta të ardhmërisë, përkrahje të kombit, ndryshime në ardhmëri, këtu çdo ditë kur mbaron  puna i ruajnë lotët të pa pikuara për t’i ujit ëndrrat e tyre të filluara të cilat i japin shpresë të vazhdojnë ditën e nesërme. Atyre mund t’iu thuash Patriot. Nuk hezituan të japin shpirtin në çdo aspekt për Atdhe duke mos kërkuar asgjë në kthim. A thua përse i injorojmë këta krijues, që e shtrydhën veten për Atdhe? Sa herë kam dëgjuar;  “Ka qenë, gazetar/e, shkrimtar/e,  muzikant/e, artist/e, piktor/e,  e të tjerat por tani është në Amerikë, s’ka asgjë falas, le të punon”. Ai është duke punuar por është vështirë të fillosh një fillim të ri ku je vetëm një pikë e padukshme, pa gjuhë, pa këmbë. Në të gjithë mendojmë që jemi të lirë në vend të huaj, por jo, nuk jemi sepse kjo liri është liri e imponuar për luftë ekzistuese. Dhe pa e vërejtur shndërrohemi në; “Njeri pa hije”, harrojmë ta ushqejmë atdhedashurinë shpirtërore, rrajët e të cilit janë tek shpirti i popullit, e ai shpirt është kultura. Përse?!! Të gjitha këto organizata që i kemi krijuar për qëllime kombëtare duhet të kenë një fond për atdhetar të tillë. Nuk po flas ti ushqejmë, t’i veshim apo të iu gjejmë një kulm për tu strehuar, po flas të iu jepet rasti të vazhdojnë profesionin e tyre, të iu jepet mundësua të shprehin aftësitë e tyre, idetë e tyre nëpërmes veprave të tyre. Piktorit t’ia blesh pikturën, shkrimtarit librin, gazetarin shkrimin (kemi plot gazeta). Ai që është i uritur për dituri ta ndihmojmë të vazhdoj shkollimin, artistit t’i jepet mbështetje. Të dhënat tregojnë se shqiptarët si popull janë ndër më të pasurit në diasporë, që do të thotë se ata kanë biznese të fuqishme, ndërsa jo që nuk duan por disi mungojnë fondet për arsim, kulturë, art e avancim të organizuar të bizneseve të përbashkëta. Të jesh patriot do të thotë të bëhesh pjesë e kulturës. Sa më shumë të arrijmë si komb më afër Bashkimit Kombëtar jemi. Janë shumë emra të njohur që ndodhen në diasporë, por që nuk kanë mundësi ta dëshmojnë aftësinë, cilësinë, veprimtarinë për arsye objektive. Shqetësimin tim e përfundoj me një fjalë të takohemi në Qendrën Kulturore aty t’i themi njëri tjetrit “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”. Ju do pyetni ku është “Qendra kulturore” e unë ë di dhe ju e dini, është në idenë e atyre që duan të na shohin të bashkuar. Të bashkuar me një ide, në një vend ku mund të dëshmojmë veprimtarin, aftësinë, cilësinë… aty bashkë Shqipëria lartësohet, aty jeton.

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Kaltrina Hoti, ME VEPRA, Ta duam Atdheun

Trimëria e shekullit që jetojmë

July 25, 2017 by dgreca

Nga Kaltrina HOTI/1 Kaltrina Ventimiglia

Sot bota është gati të kapërcen  në një episod të ri të civilizimit nëpërmes të teknologjisë të lartë të artit dhe shkencës.  Po, ç’është trimëria? Shpesh thuhet ky apo ai është trim. Ajo atje thonë është trimëreshë. Me se matet trimëria? Me këngë. Unë mendoj se jo. Danezët kanë vetëm një këngë për atdheun e tyre por kanë shtetin më vjetër, të pasur, demokrat e civilizues. Trimëri është të dëshmosh vlerat e larta dhe lashtësinë në mënyrë të civilizuar, humane dhe artistike. Dhe këtë e kemi të dëshmuar si komb, por sikur hezitojmë ta pranojmë dhe herë-herë i mohojmë këto vlera, e më shpesh edhe i shajmë përse ato nuk na janë ulur këmbëkryq në qilimin e xhamive, apo nuk kanë përqafuar simbolet e huaja. Botës i kemi dhënë shumë emra do i numëroj vetëm disa si: Nëna Terezë, Aleksandër Mojsiu, Kljeda Bega, Laura Mersini Houghton, Dionis Senjo (pesë vjeçari shqiptarë që është pranuar në Organizatën botërore të gjenive),  Mentor Petrela, Omer Xhemail, Robert De Niro, Inva Mula, Anna Oksa, James Bellushi, Ferid Murad, Eliza Dushku, Angelina Preljocaj  … dhe ky varg emrash nuk ka fund. Për shumicën e tyre bëhet luftë për t’i fituar kombet tjerë me të vetmen arsye se njerëzimit i kanë falur civilizim, humanizëm, përparim duke shkrirë mendjen në shërbim të së ardhmes. Trimëria është në mendjen e ndritur, në laps, brushë, veprim… për dritësim të jetës. Armiqtë tanë duke e parë fuqinë tonë si dhe humbjen e rrugës në oborr na sulmojnë në mënyra primitive duke na ndërtuar kisha e xhamia për të ndryshuar shpirtin e një populli të lodhur nga politikat tona të gabuara. Ata në oborrin tonë duan të na thyejnë gjuhën e lashtë, gjuhë me të cilën kuvenduan Zotat, gjuhë me tingullin dhe melodinë e natyrës. E më pas zëvendësimin e kulturës, traditës… Ç’duhet të bëjmë që të jemi ato që jemi? Gjuha, kultura, tradita, letërsia, lashtësia jonë janë një kopsht me lule ku ka aromë të vjelësh për të dehur të gjitha artet me mirësi. Nderi, fjala, besa, mirëpritja, fisnikëria jonë, janë tryeza që të dhuron dashuri njerëzore e humanizëm që e duan të gjithë. Trimëria e këtij shekulli është t’i përqafojmë dhe t’i bartim këto vlera njerëzimit ashtu siç bënë të lartpërmendurit. Sot kur atdheun tonë e ka mbërthyer një ankth, mbase nuk është lehtë të zgjohesh aty se fjala e huaj është futur për të ndotur e përçarë shpirtin tonë fisnik e bujar. Por edhe durimi mes nesh është një vlerë, vlerë derisa ndeshet me kufirin e fundit ku thuhet; “ka dal beg se ka hendek”. Në ne ende jeton “besa”, mos ta shkelim fjalën e njëri tjetrit, t’i përkrahim ata që e gdhendin emrin e popullit në pasqyrën botëror, mos të lodhemi duke u lutur me gjuhën e injorancës së shekullit. Jo shumë larg ne ndiheshim mirë në Kuvendet e faljes që gjakut, gjak që të tjerët na e kishin mbjell në prag. Ne jemi një dhe të fuqishëm. Kemi nga ku të mësojmë. Tryeza jonë ka vetëm një përshëndetje: “Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar”!

Filed Under: Opinion Tagged With: e shekullit, Kaltrina Hoti, që jetojmë, Trimeria

Si duket qyteti im?!

July 21, 2017 by dgreca

1-kaltrina

Nga Kaltrina Hoti /Dikur kur isha studente mbaj mend që thoshim; kur shtëpia që për çati ka 99 plisa ta fitoj vetëm edhe një dhe të bëhet shtëpia më 100 plisa, ne do të çlirohemi. Sa bukur të jesh i çliruar, të flasësh me lirinë, ta puthish, ta përqafosh. Po është bukur, por kur s’kam menduar se duhet ta ushqesh, mos e dhunosh, mos e vrasësh. As të tjerët kurrë s’ma kanë thënë ndoshta nga dëshira që qytetin dhe shtëpinë me 99 plisa ta shohim të lirë. Vërtetë ne mendonim por edhe sot mendoj se çdo plis ka një dëshirë atdhetare. Po! Se çdo plis e njëjta robëri e kishte shtrydhur 87 vite. Në mendonim se nga ajo shtëpi ku buron drita e mendjes dhe shpirtit, ku njeriu armatoset me dituri, mençuri dhe urtësi do hapen shtigjet e humanizimit e përparimit tonë kombëtar. Mbase plisi i 100 ishte simbolika jonë studentore. Po simbolika të flasësh, mësosh e gëzohesh nën plisin e qiellit të hapur lirshëm. Po sot si duket qyteti im? Si duket shtëpia me çatinë e 99 plisave? Si e ndjen veten ajo shtëpi që iu hoqën zinxhirët nga trupi, a merr frymë ashtu si e meriton apo e ka mbërthyer trishtimi. Po ajo pjesë që donte plisin e 100?! Si duket kjo pjesë është në një vuajtje kur sheh që një pjesë e madhe si shkrihet në skulpturën e baltës së huaj. Ne e donim qyteti të ketë çati plisin e 100 ndërsa rreth tij të shkëlqejnë ngjyrat tona kombëtare. Nga 99 plisat të marrim dritën e diturisë e ta zbukurojmë mëndejn dhe qytetit t’i falim shëndet, mirëqenie e dashuri. Sot na lodhi pasqyra e minareve dhe fjala e huaj pa kuptim. 99 plisat presin, kanë durim… ata e dinë se çdo gjë që fitohet apo merret pa dashuri është e huaj dhe si e tillë është një plagë në trupin e lirisë së brishtë. Por ato që futen dhe strehohen nën çatinë e 99 plisave do ta gjejnë me urtësi e dashuri rrugën që i gjithë vendi im të ketë për çati plisin e 100 e jo minaret e injorancës e të mjerimit. Plisi i 100 i rishfaqur në horizont na thirr për durim, mençuri e urtësi. Ushqeje lirinë me prodhimet e tokës e të shpirtit të vuajtur nën robëri, ushqeje më dritën e lashtësisë, se neve Zoti na lindi dhe bekojë me fjalën shqipe. Po plisi i 100 është liria e cila donë të ulet në tryezën e shtëpisë tonë me 99 plisa. Aty nën çatinë e 99 plisave flet zëri i tokës sonë, aty dëgjohet jehona dhe fjalë jone, aty numërohen dëshirat e të rënëve për liri, aty merret amaneti për ardhmëri. Jo! Jo! Atje ku ushqehet injoranca, atje ku Zoti nuk flet shqip, atje është mendja dhe fjala e huaj. Zoti neve na lindi shqiptar. Por durim miqtë e mi durim.  Kur të lodheni nga pasqyra e minareve ktheni kokën ka plisat. Plisat janë aty dhe na japin shprese që i gjithë vendi të jetë nën çatinë e plisit 100. Një ditë të gjithë do mblidhen aty, për të gjithë dera do jetë e hapur por nuk do dinë ku dhe si të ulen ata që mohuan veten, gjuhën, kulturën dhe traditën, ata që lejuan që të mbjellin farën e injorancës e të përhapin tmerrin, ata që ecën pas fjalës dhe futën dorën në xhepat a huaj për të vrarë lirin që ne çdo herë e kemi veshur me tesha të kuqe. Ata që janë shitur dhe po shiten tek fjala e huaj nuk do din ngjyrën e shamisë më të cilën do hidhet vallja e bashkimit, as ata që na e lejojnë që shtëpia e 99 plisave të bije nën pasqyrën e minareve. Buka, dashuria, mirëqenia, mençurua, aftësia, konkurrenca është nën dritën e shtëpisë me 99 plisa, aty ku pret të hedh vallen Bashkimit kombëtar!

Durim, durim o plisi im! Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

Filed Under: ESSE Tagged With: Kaltrina Hoti, Si duket qyteti im?!

Për ku janë nisur udhëheqësit (qeveritarët) tanë?

July 18, 2017 by dgreca

UDHEHEQESIT TANE…./

1 Kaltrina Ventimiglia

Nga Kaltrina Hoti*/Nju Jork/

Për ku janë nisur udhëheqësit (qeveritarët) tanë?! A e njohin ata plagën tonë (të popullit që i përkasin)?! Mos është enigmë apo duhet përsëritur kërkesat “Një abetare”, “Një komb, një flamur, një atdhe”. Kush e krijoj hendekun midis popullit dhe udhëheqësve. Besimi apo mosbesimi. Premtimi apo mos bërja. Fjala jonë apo fjala e huaj. Përse është krijuar bindje se sa ulen në frone udhëheqëse ata i kafshojnë fjalët e veta. Përse duhej të furnizohej armiku me naftë kur vritej e masakrohej një pjesë e atdheut?! Përse ne duhej të bëhemi anëtarë të injorancës njerëzore, ne që mbrojtëm civilizimin perëndimor? Përse duhej hequr busti, lapidari, piktura e luftëtarit, burrështetit shqiptar që bota shkruajti më shumë se 1100 vepra?! Përse duhej t’i përkulemi herë njërit ish pushtues e herë tjetrit?! Përse duhej që të falim ujërat e detit tonë Jon? Përse ne duhet të protestojmë për kriminel dhe pushtues në vend që të kërkojmë trupat e pagjetur të gjenocidit serb?! Përse në mënyrë të organizuar ne duhet të martojmë gjithë pleqtë sllav me gra e vajza shqiptare?! A dini përse, se ne jemi nën sundimin e fjalës së huaj. Se në çdo institucion, në çdo Organizate e Shoqatë kemi elemente të rekrutuara nga armiqtë e moçëm e të sotëm. Përse ne jemi kundër bashkimit të tokave, kur kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një alfabet. Ilaçi i të këqijave është: Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

***

II- Nga kush udhëhiqemi apo më mirë kush po na udhëheq?!!

Nga Kaltrina Hoti*

Sot çka nuk të dëgjojnë veshët e çka nuk të shohin sytë. Përse çdo kush fiton të drejtën të luaj me lirinë, atë liri që më shumë sakrificë e fituam. Sot çdo kush merr të drejtën të shaj, nënçmoj e njollos fytyrat tona kombëtare edhe atë pa u rehatuar ende eshtrat e të rënëve për liri. Sot çdo kush merr guximin të na sjell lloj-lloj kulturash nga injoranca që e kemi mbjell ende pa i gjet trupat e viktimave të gjenocidit serb. Gjithë ky maskarallëk nga ku e ka burimin dhe prejardhjen?! A thua se do jemi më afër Zotit nëse e quajmë me emër të huaj?! A thua do e sigurojmë parajsën nëse çdo ditë shajmë e njollosim njëri tjetrin?! A thua më afër Zotit, Perëndisë do jemi sikur të mbështesim diktator e pushtues të huaj?! A thua Parajsa dhe Ferri lindën kaq vonë në historinë e njerëzimit, e ku jetojnë në atë botë ilirët, pellazgët?! Po ku e kanë vendin atëherë Skënderbeu, Naimi, Çajupi… e të tjerët që Zotit i thoshin Perëndi?! Këto nuk kërkonin pushtues të huaj, dhe të huajve ua hapnin derën vetëm për miqësi. Unë nuk kam lexuar që ka pushtues të mirë. Por nuk jam në dijeni që ka udhëheqës që nuk e mbrojnë Kështjellën e vetë, lirinë e fituar, popullin e vet, heronjtë e vetë, kulturën, traditën, historinë…  Unë ende se kam kuptuar përse nuk mbrohen figurat tona kombëtare me Ligj.  Ku janë sot udhëheqësit tanë kur rrugët pushtohen në mbështetje të një diktatori ish pushtuesit tanë 500 vjeçar që s’la asgjë këtyre tokave vetëm mjerim. A thua nëse mbulojmë fytyrën tonë i jemi fshehur Zotit dhe kemi fshehur mëkatet ndaj gjuhës, kulturës e traditës. Më afër Zotit do jetë ai që ulet këmkryq në qilimin e xhamisë dhe nuk din se si lutet dhe bënë thirrje në mohim të kombit. A thua Zotit i duhen ushtar në tokë që luftojnë gjuhën, kulturën, traditën e vetë. Kush po na udhëheq neve, a ka kush të na e thotë?! Ata që neve na mësuan; Heronjtë e rënë për Atdhe dhe rilindësit tanë sipas injorancës sonë që po nxjerr jargët udhës dhe është përherë në rritje janë tradhtar të kombit, e ish pushtuesit do na dhurojnë Parajsën (xhenetin).  Po ne cilën parajsë duam?! E çuditshme! Sipas veprimeve të sotme ne si komb duhet këtu të jetojmë në robëri për të shkuar në parajsë në xhenetin e injorancës në botën e përtejme, kjo është logjika e “ushtarëve të Zotit”, që po rriten në tokën e Dardanisë së lasht. Atyre që ende iu flenë liria dhe atdheu në zemër janë të detyruar që të lenë atdheun në kërkim të kafshatës së gojës se kjo injorancë dhe heshtja e udhëheqësve tanë (kinse udhëheqës) i ka lënë në mëshirë të fatit. Veshja jonë kombëtare u ka rezistuar shumë pushtuesve, iu ka rezistuar shumë sfidave do i rezistoje edhe ferexhesë së zezë e marhamave të bardha të sjella nga dora e huaj, por arkivit të tradhtisë askush s’ka mundur t’i ikë. Është më mirë që çdo njëri ta kuptoj edhe atë sa më parë, se asgjë e huaj sado e bukur e ëmbël të jetë as jeton dhe as hahet. Ne e dimë që të gjithë, se Turqia në Kosovë ndërton xhamie e rekruton mercenar, në Serbi ndërton fabrika, qëllimi dihet por kur do e mësojnë ata të zgjedhurit tanë që të bëjnë rregull e rend si atje ku lulëzon dashuria hyjnore bashkë me atë njerëzore. Këtyre predikuesve të shitur duhet t’iu tregohet rruga dhe le të shkojnë. Le  të shkojnë atje ku duan të jetojnë me fjalën, veshjen, traditën, heronjtë e tyre “qiellor” dhe le të luten si të duan. Le të shkojnë se kjo tokë kërkon dhe donë përshëndetjen “Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar”.

*Nga cikli” Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar” i autores Kaltrina Hoti

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: (qeveritarët) tanë?, Kaltrina Hoti, Për ku janë nisur udhëheqësit

Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar!

July 13, 2017 by dgreca

1-kaltrina

Nga Kaltrina Hoti/

Flitet, shkruhet, ka opinione të ndryshme për këtë ide madhore. Pastaj shumë idealist me veprimtarinë e tyre kanë vënë gur në themelet duke i betonuar me gjak. Mendoj se kjo ditë po afrohet. Historia nuk matet me ditë, ata që kanë dyshim se nuk do realizohet më mirë e kanë të heshtin.

Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten. Kjo ditë po afrohet! E ardhmja jonë po ndryshon.

Ngadalë po i themi lamtumirë psikologjisë së robit dhe fjalës së huaj. Fjala e huaj në mendje të robëruar është këngë vajtimi dhe shumë e moçme. Jemi ato që njerëzimit i kemi dhënë personalitete të fuqishme, jemi lashtësi, Iliri… e di bota e dimë dhe ne. Shpesh historia na ka zënë të papërgatitur. Edhe tash jemi duke luftuar me plumba të padukshëm që janë shkrep që moti. Këto situata kanë krijuar dëshpërime, humbje të durimit, e në disa raste shitjen e shpirtit shqiptarë por kur ka ardh momenti i fundit jemi thirr në Besë. Trimëria dhe drejtësia jonë gjatë historisë nuk na jep të drejtë të bëhemi fanatikë të besimeve e kulturave të huaja. Çdo Organizatë apo grup njerëzish të organizuar është duke krijuar opinionin e vetë për shqiptarizmin dhe bëjnë gara me fjalosje. Kjo më duket sikur të pështysh qiellin. Bashkimi kombëtar nuk është shpikje se kush çka donë. Shqipëria kufizohet me shqiptar nga të gjitha anët, kjo shihet nga qielli, këtë e di edhe Zoti. Këto grupe, Klube, Organizata kudo që veprojnë në programin e vetë si pikë të parë duhet të kenë çka duhet të bëjmë sot, dhe çka bëmë sot për idealin e të pavdekshmëve. Vetëm kjo na nderon, zbukuron dhe përjetëson punën tonë. Ne vërtetë duke u mbështjellë në lëkurën tonë e kemi lodh popullin me fjalë fallco e të pagdhendura. Fuqia jonë është vetëm në një fjalë “Bashkimi Kombëtar”. Tani s’kërkohet asnjë shpikje. Çdo mëngjes t’i themi vetes përshëndetjen “Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar” është vepër që do na ndris mendjen, respektoj e edukoj familjen të tjerat vinë vetë. Fjala shqipe, plisi i bardhë, guri i pleqërisë e bëjnë Kuvendin. Këtu qëndron fuqia jonë. Bashkimin tonë e ka bekuar edhe Zoti duke baraspeshuar popujt në këtë Gadishull. Bashkimi ynë qetëson dhe paqëson Gadishullin dhe kontinentin e vjetër. Andaj çdo mëngjes ta edukojmë veten duke thënë “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”, është lutje, veprim, kthjellim drejtë paqes, sigurisë dhe harmonisë njerëzore.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Bashkimi Kombetar, Kaltrina Hoti, Mirëmëngjesi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT