Është pothuajse gati kampusi i ri dhe madhështor i gjigantit kompjuterik “Apple”. Fotot e para flasin për një vëmendje shumë të lartë, të treguar ndaj çdo detaji inxhinjerik të ndërtesës në formë kampusi.
Kjo ndërtesë është projektuar nga themeluesi i kompanisë, njeriu dhe shkencëtari i madh, Steve Jobs, përpara se të vdiste më 2011-ën, dhe është ndërtuar në qytetin e vogël e të bukur, Cupertino, California. {Sqarojmë lexuesit se pranë këtij qyteti të vogël, janë dhe kampuset qëndrore të kompanive të tjera të rëndësishme kompjuterike si Google, etj.}
Ndërtesa e re e kompanisë “Apple”, ka harkun më të madh të qelqtë, të ndërtuar ndonjëherë dhe do të jetë e rrethuar nga mijëra pemë. Kampusi ka kushtuar 5 bilionë dollarë dhe pritet të përfundojë në pranverë të këtij viti.
Fotot e mara me dron janë vërtetë mahnitëse, të tjera do vijojnë.
Jam me fat që e vizitova këtë kampus dhe atë të Google, korrikun e vitit të kaluar. {SH.K}.