• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KANADAJA NE UDHEKRYQ

October 18, 2015 by dgreca

Kanadaja në udhëkryq : Të qëndroj djathtas, të kthehet majtas apo … edhe më majtas?/
Kanadaja mbyll nesër, 19 tetor 2015, fushatën elektorale më të gjatë të historisë së saj dhe ende nuk është e qartë se kush do t’a drejtoj një nga demokracitë më të fuqishme të botës./
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada/
Kanadaja, një nga 7 vendet më të industrializuara dhe fuqia e 11 ekonomike e botës, nesër do të njohi se kush do t’a drejtoj për katër vitet e ardhme. Qysh prej 2006, Kanadaja udhëhiqet nga Partia Konservatore e Stefan Harper që ka fituar tre zgjdhje legjislative njëra pas tjetrës, në vitin 2006, 2008 dhe në vitin 2011.
Që nga viti 2006 që Partia Konservatore ndodhet në pushtet, shumë ngjarje dhe situata të brendëshme dhe të jashtëme kanë ndodhur dhe Kanadaja ia ka dalë të ruaj një stabilitet ekonomik që e bënë Partinë Konservatore dhe shefin e saj Stefan Harper të ketë besim në një mandat të katërt. Kështu,Kanadaja ishte ndoshta i vetmi vend që mundi të dilte më mirë nga gjithë vendet e tjera nga kriza e madhe ekonomike e vitit 2008, krizë që preku sidomos fqinjin e saj jugor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faktorët që ndikuan në të janë shumë por sigurisht që qeveria ka dëshirë të theksoi ndërhyrjet e saj me anë të politikave ekonomike të saj si ulja e taksës federale të blerjes, ndërhyrjet në sektorin e industrisë së automobilave, ndërhyrja në krijimin e vendeve të punës reduktimi i shpenzimeve qeveritare dhe i shumë programeve jo jetike etj etj. Problemi që duhet të përballoj qeveria sot dhe që ndoshta do të transmetohet një qeverie të re që do të dali nga zgjedhjet e nesërme është një rënie ekonomike e shkaktuar nga rënia e çmimive dhe kërkesës për materiale të para që është edhe motori shtytës i ekonomisë kanadeze. Këtu mund të përmendet sidomois rënia e çmimit të naftës që përbënë një nga shtyllat e ekonomisë kanadeze sidomos në provincën e Albertës që dallohet për prodhimin e naftës nga rërërat bituminoze.

Fushat e gjatë dhe … e mërzitëshme

Ndonëse bëhet fjalë për një fushatë të gjatë (78 ditë…) ajo është gjithashtu fushata më e mërzitëshme ku mungojnë debatet për çështje të mëdha. Kështu, për t’u dalluar nga partia në pushtet, partia e tretë opozitare (tradicionalisht e pranishme në pushtet…) i është kthyer teorisë ekonomike kejneziane të shpenzimeve të mëdha në kohë krize për të mundur daljen nga kriza. A do t’a duan kanadezët një teori të tillë? Më tej asnjë gjë e madhe për t’u shënuar. Secili nga shefat e partive kryesore mbron idenë se partia e tij do të bëj më shumë për klasën e mesme…

Çështjet e sigurisë dhe Kanadaja

Nga ngjarjet ndërkombëtare që kanë influencuar zgjedhjet në Kanada, ka qenë dalja në skenë e grupit Shteti Islamik ku Kanadaja po luan rol aktiv duke marr pjesë në koalicionin kundër Shtetit Islamik. Këtu qeveria aktuale ka treguar lidership dhe është një nga pikat e saj të forta përball një opozite që nuk ka patur një plan të qartë. Por, çuditërisht, pjesën më të madhe të debatit në fushatë nuk e ka zënë kjo çështje madhore pra siguria në kushtet e kërcënimeve të herë pas herëshme në Kanada por vendimi i një gjykate kanadeze që lejon një qytetare të betohet gjatë ceremonisë së betimit si qyteteare e re e Kanadasë me fytyrë të mbuluar (nikab). Qeveria që është kundër kësaj praktike fitoi pikë sidomos në Kebek, ndërkohë që partia që siguron opozitën zyrtare humbi shumë pikë duke qenë pro mbajtjes së nikabit gjatë ceremonisë së nënshtetësisë. Kështu Partia e Re Demiokratike nga e para që ishte në fillim të fushatës, sot gjendet e treta.

Kriminaliteti dhe imigracioni

Ndryshime të mëdha ka sjell qeveria aktuale në trajtimin e kriminelëve duke i bërë ligjet edhe më të ashpra ndaj kriminelëve sidomos atyre që kryejnë krime të rënda. Ndërsa konservatorët janë për ndëshkim të tyre, opozita është m¸e shumë për riedukimin e tyre. Por, ajo që ka pësuar më shumë ndryshime në Kanada është ligji për qytetarinë dhe imigracionin. Kjo është parë si shtrëngime të Kanadasë për të evituar marrjen në mbrojtje të atyre që nuk e meritojnë ose imigracion të kontrolluar.

Kanadaja dhe shqiptarët

Në periudhën e pushtetit konservator, nga viti 2006, Kanadaja ka qenë aktive si ndaj Shqipërisë ashtu edhe ndaj Kosovës. Kështu, mes Kanadasë dhe Shqipërisë janë shkëmbyer vizita të rangjeve më të larta si kryeministri Berisha në 2007 dhe vizitat e dy ministrave të jashtëm në vitet 2012 dhe 2015. Ndër kohë që në Tiranë kanë shkuar kryetari i Parlamentit kanadez si dhe ministri i jashtëm i Kanadasë. Duhet theksuar se Kanadaja ka kaluar në vendin e parë për nga volumi i investimeve në Shqipëri. Shumë firma kanadeze operojnë në Shqipëri në fusha si nafta dhe hidroenergjia. Në vitin 2008, Kanadaja njohu Republikën e Kosovës edhe pse Kanadaja ka një problem siç është problemi i shkëputjes së Kebekut nga Kanadaja.

Vota e shqiptarëve

Nuk ka asnjë studim se për kë votojnë shqiptarët e Kanadasë. Së fundi, Partia Konservatore, ka bërë shumë për të tërhequr atë që quhet votë etnike. Vota etnike do të ketë shumë rëndësi për qytete me prani të madhe imigrantësh si Toronto, Montreali, Venkuver etj etj. Çfarë krahu do mbajnë shqiptarët? Nuk i dihet pasi debate të tilla nuk janë zhvilluar ndonjë here në mesin e disaporës shqiptare. Duhet theksuar se shoqatat që përfaqësojnë shqiptarët mundohet të jenë jo politike.

Kush do jetë kryeministri i ardhshem i Kanadasë?

I vetmi armik i kryeministrit actual është qëndrimi i gjatë në pushtet dhe ndoshta shumë kanadezë do të donin të ndryshonin diçka ndonëse kandidati liberal Justin Trudeau ndonëse pinjoll i një familje që i ka dhënë shumë politikës kanadeze nuk ua mbush mendjen. Po ashtu edhe partia opozitare që është e spektirt të majtë duket se nuk i bind kanadezët. Sondazhet nxjerrin lehtësisht përpara Partinë Liberale por diferenca është e tillë që edhe sondazhet nuk mund të besohen. Ndaj, le të presim mbrëmjen e nesërme për të pare se kush do t’a drejtoj Kanadanë për katër vitet e ardhëshme.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajet Nuro, KANADAJA NE UDHEKRYQ, Montreal

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT