NGA RIZA LAHI/
“Nuk ka para në poezi, por nuk ka/ as poezi te paratë, gjithashtu”-Robert Graves/
Karl Marksi, njeriu I Mijëvjeçarit të Dytë përcaktuar si I tillë nga një testim mbarë planetar, ka shkruar kështu: “ Kur kapitali fiton dhjetë përqind – gjallërohet ; kur fiton njqind për qind – merr krahë dhe, kur fitimi është treqind për qind, nuk ka krim në botë që ta ndalojë drejt atij fitimi”. Këta janë definicione dhe presupozohet që secili nga kapitalistët e rinj shqiptarë nuk ka se si të përjashtohen nga ngucje të tilla , sipas të cilave, furia e parave e godet në të njëjtën kohë , në mënyrë të ashpër e deri të llahtarëshme shpirtin e secilit prej tyre dhe trupat mbrojtëse të tij që lidhen me edukatën, kulturën dhe botën e tij përqark.
Një këngë nga më të mirënjohurat e “Bitëllsave” ka në refren “ Pare – pare – pare; vetëm pare, është zemra e të pasurit”.
Marksi , sërish, shkruante dhe se, “ Ti, mbase je i shëmtuar, por paratë tuaja nuk janë aspak të shëmtuara dhe, për pasojë, nuk ka se si të jetë I shëmtuar edhe pronari I tyre”. “Parja e çon ujët përpjetë” thotë populli.
Që të gjithë e dijmë se çfar ka shkruar për paranë më I njohuri I bejtexhinjve, merita e të cilive është e papërfytyrueshme. Këta heronj lëvruan letërsinë shqipe, kur ajo thuajse kishte dhënë shpirt pas tër asaj lavdie të shkuar që u përpoq ta vriste krejt “ottoman notte “– le të përmendim vetëm “Historia e Skënderbeut” e Barletit , I cili luftoi me shpatë në dorë për mbrojtjen e kështjellës së qytetit të tij të lindjes; vepra më e përkthyer e më e botuara nëpër botë nga letërsia shqipe.
E kemi fjalën te Poezia “Paraja “ e Hasan Zyko Kamberit.
Akuzat e tij ndaj ashikëve të parasë dhe zvetënimit shpirtëror prej grykësirës së tyre, janë lapidare. Ato janë shkruar e kënduar, që t’I lexojë dikush…
Feja islame ka qënë dhe mbetet shumë e kudjesëshme për të pastruar shpirtin e parallinjve apo biznesmenëve.
Për atë do të ndalemi më poshtë, por, më parë, le të shikojmë edhe një shëmbëll tjetër, se, ashtu sikurse ethet e parave, po aq të temrrëshme, janë edhe një tjetër kategori ethesh – ajo e karriges.
Më ka rastisur, duke iu telefonuar vetëm nga një herë, të intervistoj tre presidentë dhe tre kryeministra shqiptarë, për të njëjtën temë – përjetimet e minutave të përbashkëta të kaluara me pilotit Vangjel Çondi, rreth jetës së të cilit – këtij miku tim të vjetër – po shkruaja librin : “Piloti i katër presidentëve”. Të vetmit që më injoruan me të heshtur, kanë qënë politikanët nga më të sëmurët pas karriges që ka njohur populli shqiptar I postokomunizmit – zotërinjtë Sali Berisha dhe Fatos Nano. Përse nuk iu përgjigjen kërkesës sime për t’i intervistuar ata, sikurse vepruan R. Alia, R. Mejdani, A.Moisiu, A.Meksi, I.Meta dhe P. Majko ? Shpirti I këtyre të dyve e di. Emri i personazhit që do të shkruaja, mbase edhe emri im, ishte I njohur njëlloj edhe për këta dy zotërinj tanimë të rënë nga fiku. Gjatë intervistave, njërit nga këta të gjashtët, I kam thënë kështu:: “Zoti….Janë tre male që nuk duan të dijnë hiç për njëritjetrin, por vetëm duhet që t’I heqin kapelat njëtitjetrit. Njëri është mali I pushtetarëve, siç ta zëmë jeni ju, tjetri është mali I parallinjve, siç mund te jetë ky …tjetri mali I artistëve dhe shkrimtarëve, siç jam unë në rastin konkret. Nga këta tre male, më pranë së vërtetës se sa e duan dhe e respektojnë të tjerët, nuk është as mali I pushtetit, as mali I paralliut; këta male, nuk e dijnë se të tjerët po I duan ata, apo karrigen e njërit apo para të e tjetrit.”
Dhe, vërtetë, nëse shkrimtari shkon te paralliu t’i lutet për sponsorizimin e librit të tij ai nuk është më mal; mali nuk përulet. Sikurse edhe një pushtetar a paralli nuk mund të jenë male, nqs I përulen a servilosen një njeriu të shquar të letrave, duke ia toleruar me të qeshur gafat politike apo daljet e tija në pazar për të shitur lëkurën e emrit të tij si shkrimtar.
Ndërkohë, preofeti Muhamet I myslimanëve ka konkluduar në një hadithe spektakolare kështu: “ Kur paralliu shkon te mendimtari, të dy bëhen të mirë; kur mendimtari vete te paralliu, të dy bëhen faqezez”.
Janë 3 rrugë për në xhehenet, spiegon në një tjetër “hajdithe” sërish profeti Muhamet: “ Së pari, kur ke lindur dhe rritur një fëmijë të denjë për shoqërinë; e dyta, kur ngrë gjëra për publikun e në shërbim të tillë, si psh ndërton një xhami, një shkollë, një rrugë, një çezme a mbjell një pemë mes rrugës dhe, e treta, kur shkruan një libër që I shërben njerëzimit”.
Në fenë islame përcaktohet saktësisht që, një e dyzeta e fitimit duhet dhuruar njerëzve në nevojë, ku edhe mund të futet vetë libri letrar shqiptar që po lëngon në grahmat e fundit..
Se çfar rëndësie I kanë kushtuar librit që në kohët e vjetra, mjafton të përmendim bibliotekën e Babilonisë ; njerzit kujtojnë edhe djegësin e saj,vrasësin e nënës së vet, perandoorin romak Neron.. Kur Persia klasike u sulmua nga rrebeshet patru të Xhenghis Khanit, ngjau që u dogjën atje male më libra. Dhe, përse? Librat qenë shkruar me flori të shkrirë dhe fara e keqe e përbindëshit mongol, digjte libra që të përftonte prej tyre floririn me të cilin ishin shkruar.
I përmendëm këto, sepse një pjesë e madhe e sërës së parallinjva tanë të postkomunizmit, kanë kaluar një fëmijëri që u mëkonte ateizmin – një ateizëm i rrezikshëm i cunguar; pa bagazh kulturor e shkencor. Por atyre u ka munguar gjithashtu edhe kultura fetare, me të cilën nuk u ambientuan me ‘të pjesa e tyre më e madhe.
Sipas këtyre “haditheve” përcaktohet se shkon në xhehenem ai që vjedh në kandar dhe, po ashtu, nëse të gjithë dëshmorët (“Shehitët”) shkojnë në xhehenet, nuk pranohen atje nga kategoria e tyre, ata që nuk kanë larë borxhet që kanë marrë.
Sot, kur me tregëti e transaksione gjithfarëformëshe që lidhen me paratë, merren shumë njerëz, jo pak nga ata që kanë falimentuar apo falimentojnë për ditë , janë nga ata që janë përpjekur t’ua hedhin blerësve në kandar, në cilësi, tolerojnë moslarjen e borxheve dhe që nuk arrijnë të fshehin dot, sëpaku, grykësinë e tyre të tmerrëshme.
Në një dossier të kaluar, ne kemi treguar për shkodranin Nuh Sahatçia. Atij ia la orën për t’ia rregulluar një oficer nazist gjatë kohës së okupacionit dhe u largua me të shpejtë prej kushteve të kohës; pa e marrë orën. Nazisti erdhi në Shkodër pas 20 e ca vjetëve me një emër të rremë. Me një grup turistësh. U shkëput nga grupi dhe, me shoqëruesin, ia gjeti dyqanin birit të mplakur të shkodrës. I foli për një orë që kishte lënë “një shok I imi” në ’44 dhe Nuhi, si ngriti sytë nga ora që po rregullonte, e pyeti nëse e kishte kuponin të ruajtur. Johann Arendt nxori kuponin e zverdhur nga portofoli. Po!
Nuhi u ngjit në dhomën sipër dhe, që andej solli orën e trashëguar prej 5 brezash, pra, që ishte aq e shtrenjtë për ish nazistin larguar më pas me robërit e pasluftës.
Gjermani desh t’i paguante “hakun e punës, sa bën?”, por shkodrani iu përgjigj se puna ishte parapaguar që në vitin sa thoshte kuponi.. Gjermani I shtangur kërkoi t’I paguante për “magazinimin” e orës, por mori këtë përgjigje: “ Në Shkodër e kemi pa pare magazinimin”…
Nuh Sahatçia ka vdekur e shkuar, por emri I tij dhe ky akt brilant do të rrojë për jetë të jetëve sa të rrojë emri dhe rraca morale e shqiptarëve.
Mirëpo, shëmbulli I Nuh Sahatçisë nuk ka qënë I shkëputur.Tregëtari I traditës sonë, kushuriri im Hasan Lahi, siç tregon e bija e tij , Kici, një pasionante e madhe e librave, llogariste me saktësi një të dyzetën e fitimit të firmës së tij me vëllezërit. Me atë shumë furnizoheshin përditë dy mensa jetimoresh, spitalet nëpër Tiranë apo ndihmoheshin njerëz pa bukë. Ai interesohej për njerëz veçanërisht në nevojë dhe, si hiqte mënjanë një të dyzetën, shkonte e ua jepte halexhinjëve duke bërë kujdes të vepronte sipas një tjetre këshille ardhur nga mësimet e tija të fesë, sipas së cilës “Atë që jep dora e djathtë, bën mirë të mos e dijë as dora e majtë”. “Për kryet e fëmijëve, baba jonë një vit rresht ka ngrënë tre vaktet vetëm bukë me kos. Atëherë ishte zija bukës; baba thoshte se unë nuk mund të ha “miradina”, kur ka njerëz që po vdesin për bukë”.
. Kurse, sot marrim vesh përditë evidentimine xhalillëqeve të pafundëta prej kësaj kategorie që u rritën ateistë, nuk morën kulturë sa duhet dhe nqs morën ca, e lanë me njaqë dhe, është shumë e rëndësishme, nuk e ushqyen shpirtin me mësime fetare së paku. Që të trija fetë kanë mësime të shumta për përkujdesjen ndaj dijes, dijeve e dijetarëve, por ne cituam kësaj radhe disa gjëra nga feja islame, më e përhapura mes shqiptarëve.
Ne konstatuam këta ditë për vjedhjen e pashpirtë dhe dy fishe të karburanteve. Jo vetëm vjedhje në benzinmatës, por, sigurisht, edhe mosuljen e çmimit menjëherë, kur kjo ulje sapo vinte në tregun botëror.
Mandej, nga kjo rracë vjedhësish, që nga kandari deri në abuzimet gjithfarëshe, sa prej tyre kanë kërkuar të lajnë shpirtin te ndonjë shtëpi botuese a shkrimtar sipas hadithes së profetit Muhamet, siç përmëndëm më lart? Sikur dikush shkon në xhami e lutet, falet, kërkon mëshirë për mëkatet e veta, do të thonim, një tjetër xhami është bota e një libri. Kontribuesit financiar për botimin e tij, do ta afronte atë sadopak me botën e lartësirave ideale, ku jetojnë artistët e shkrimtarët dhe, si një kalë shtëpie, që ul kokën se nuk shqipton dot fjalë si njerëzit përqark, do të niste të mendonte për kotësinë e hapsirave të stepës, kur rendëte dikur gjysëm I egër.
Në ditët e sotme, ne përjetojmë parallinj që derdhin para lumë për “Miss”et,, për furitë skandaloze të zgjeshjeve, për të sjellë ekipe futbolli nga jashtë shteti, për pushime në vënde ku iu dridhet dora dhe sheikëve të naftës e dikush tjetër, për të joshur shkrimtarët nëpër partitë politike, duke I përkëdhelur atje derisa t’u mbytin identitetin e tyre të sovranitetit të “malit të artistëve”.
Kur të arrijmë atë ditë , që tregëtari, apo industrialisti, plitikani apo burri I shtetit, të trokasin në derën e shkrimtarit, piktorit, skulptorit dhe t’I kërkojnë plot mirësi, nëse është e mundur që ata të kenë privilegjin e të kontribuojnë për botimin e ndonjë libri cilësor, në çeljen e një ekspozite picture apo ngrtijen e një busti ( ta zëmë të Kol Jakovës apo Karamahmut Pashës, etj), atëherë shoqëria jonë ka për të qënë krejt e ndryshme nga e sotmja nga gëlon ngado korrupsioni, krimi ekonomik e oridner, dhuna mbi personalitetin e tjetrit, injoranca dhe kur po përjetojmë përditë se si ngrohtësia e lidhjeve të gjakut po zëvëndësohet me llogarinë e akullt të parave.
Po kur do ta arrijmë atë ditë, mund të pyesë dikush nga të korales së toneve optimiste, ku bëj pjesë edhe unë.
Duket që shoqëria shqiptare nuk ka për ta rritur kurrë.