• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBRI

August 26, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-Teoritë zakonisht lindin të parat, por ndonjëherë ato nuk arrijnë të kapërcejnë paqartësitë e botës reale, ose shpesh e bëjnë më të turbullt. Historia është shkruar jo nga më i forti, por nga më i çuditshmi. Franz Boas, themeluesi i antropologjisë moderne amerikane, citohet të ketë thënë se, njeriu nuk gënjen kurrë për hedhurinat e tij. Dhe ka të drejtë: një pjesë e madhe e asaj që dihet për të kaluarën e njerëzimit vjen nga përmbajtja e grumbujve dhe gropave me plehëra. Zbulimi i ri se libri në formën e sotme ka ekzistuar 2500 vite më parë është për shkak të gërmimit të plehrave, zhvarrosjes së një qyteti që zgjeroi kuptimin e njeriut për kulturat letrare të Egjiptit, Greqisë dhe Romës së lashtë.Në fund të vitit 1896, dy arkeologë anglezë Bernard Grenfell dhe Arthur Hunt u nisën nga Oxfordi për në fshatin egjiptian El-Bahnasa, në jug të kryeqytetit të Memfisit të lashtë. Ata u vendosën në një degë të Nilit të quajtur Bahr Yusuf (Kanali i Josifit). Arkeologëve u tërhoqën vemendjen përrallat që rrëfenin banorët e fshatit, ku dikur shtrihej qytetit i lashtë Oksyrhynshus, i cili pas pushtimit nga Aleksandri (v. 320 pes) u bë kryeqytet provincial me rreth 20,000 banorë.Si tani, qyteti kaq i madh prodhoi edhe një sasi të konsiderueshme plehërash, në pjesën më të madhe në formë dokumentesh, dhe tekstesh të tjera të hedhura. Diku midis qytetit dhe fermave të ujitura që e rrethonin ndodhej një rrip i pakultivuar toke, ku banorët hidhnin mbeturinat, të sigurt se rëra e shkretëtirës do t’i mbulonte. Grumbujt e plehërave u rritën e u rritën gjatë shekujve, u bënë tuma, duke krijuar një peizazh me kodra dhjetëra metra të larta.Pas një viti, Grenfell e Hunt u kthyen në Britani, dhe zbulimet i publikuan në një vëllim me titull Oxyrhynchus Papyri. Në sezonin e parë të gërmimeve ata zbuluan fragmente nga poetja Sappho; kopjen më të hershme të njohur të Ungjillit të Mateut; një libër me titull ‘Veprat e Palit dhe Thedas’ që janë biseda të Apostullit me besimtarë. Gropa me dokumente shtrihej 10 metra poshtë në tokë, të ruajtura nga rëra mbrojtëse dhe klima e thatë.Pas disa vitesh në gërmime gjetkë, Grenfell dhe Hunt u kthyen në Oxyrhynchus dimrin e vitit 1903-1904 dhe përsëri çdo vit deri në vitin 1907. Në fund ata rikuperuan gjysmë milioni copa të ndara papirusesh, duke i botuar në vëllime vjetore. Më 1920, Grenfellit vdiq. Hunt vazhdoi i vetëm punën deri sa edhe ai vdiq në vitin 1934; vëllimi i 70 i Oxirhynchus Papyri u botua në 2014, dhe përgatitësit parashikojnë më shumë se njëqind vëllime.Gropa e Oxyrhynchus është elefanti në dhomën e papirologëve. Më shumë se gjysma e të gjitha papiruseve që kanë mbijetuar deri në shekujt e IV kanë dalë nga grumbujt e hedhurinave për rreth Elbahnasit, dhe pesha e provave vazhdon të ushtrojë një tërheqje të fuqishme për ata që studiojnë shkrimin, letërsinë dhe kulturën antike. Por po aq intriguese sa ishin përmbajtjet e poezive të humbura, shkrimeve fetare dhe letrave personale, edhe paraqitja fizike dhe forma e tyre janë po aq të rëndësishme. Deri kohët e fundit, historianët ishin të bindur se libri i parë doli diku gjatë shekullit IV të erës sonë, dhe, duke pasur parasysh që një pjesë e vogël e librave që mbijetuan nga ajo kohë ishin bërë të gjitha me pergamene, supozohej se shpikja e librit me fletë kishte shoqëruar rënien e shkrimeve në papiruse.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, libri

Libri “Të ushqyerit…” – një mësim si mund të jetojmë shëndetshëm

December 17, 2018 by dgreca

1 a Libri te ushqyerit

Në Gjilan është promovuar libri “Të ushqyerit e shëndetshëm është jetë” i autores Ajshe Leka, botim i Shtëpisë Botuese “Rozafa” nga Prishtina. Kequshqyerja është bërë sot shkaktari kryesor i sëmundjeve të ndryshme si dhe vdekjeve të parakohshme, gjithandej botës. Nga ky rrezik kërcënohen të gjithë ata që nuk dinë si të ushqehen. Mungesa e informacionit çon deri te gabimet në të ushqyer.

1 Ilmi Muslia

Shkruan: ILMI MUSLIU*/

Zyrafete Shala, krijuese, ka thënë se “Të ushqyerit e shëndetshëm…” është një libër jo i zakonshëm, një libër që i vë themelet e sigurta të një fushe të palëruar dhe të pa kultivuar më parë tek ne.

Qysh në shekullin XVIII, disa shkencëtarë nisën të shfaqnin idetë e tyre rreth rolit që ka ushqimi në mirëqenien e organizmit, ide këto që gradualisht u formësuan dhe i vunë kornizat e një shkence të veçantë, me të ashtuquajturin “revolucioni kimik” në Francë, në fund të shekullit të XVIII. Zbulimet e kësaj kohe u përpunuan dhe u avancuan në vitet e mëvonshme, për t’i vënë bazat e shkencës moderne të të ushqyerit në vitin 1926. Në dekadat e fundit, shkenca e nutricionit ka shënuar zhvillim të hovshëm në botë dhe tani ka arritur edhe tek ne.

Padyshim se në historikun e zhvillimit të kësaj shkence tek ne, emri i autores Ajshe Leka do të ketë një vend të rëndësishëm dhe të merituar. Për më tepër,  Ajshe Leka është fituese e çmimit për letërsi shkencore në dobi të njeriut “Betim Muço” në SHBA (2018), ka thënë Shala.

Ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur është vetë jeta

Duke i bërë një vlerësim librit, recensentët Valdet Hashani e Skender Telaku, profesorë universitarë, nënvizojnë faktin se çdo njëri prej nesh, përmes dietës tenton të ndryshojë bilancin e energjisë dhe me këtë rast tenton të rritë ose zvogëlojë sasinë e yndyrës së ruajtur nga trupi, varësisht nga nevojat dhe dëshirat personale. Këto dieta duhet të jenë të shëndetshme, duke pasur gjithnjë parasysh që një mënyrë e tillë e dietës, qoftë personale apo më gjerë, të mos sjellë deri te prishja e ekuilibrave minerale dhe të vitaminave në organizëm, me çka do të krijoheshin probleme shëndetësore, nganjëherë edhe vështirë të riparueshme.

Sigurimi i ekuilibrit të vitaminave, mineraleve dhe materieve ushqyese të tjera, për çdo person është jetike, përfshi edhe personat që duan t`i nënshtrohen një diete të caktuar, andaj marrja e këtij vendimi pa u konsultuar me profesionistët e këtij lëmi, paraqet risk në vete nga pacienti që e ndërmerr një vendim të tillë, por paraqet edhe shkelje etike dhe ligjore, nëse rekomandohet nga personat e paautorizuar dhe jo kompetentë me këtë lëmi.

Ky libër, në fakt, praqet hapat e parë në lëmin e nutricionit dhe dietologjisë në Kosovë.

Përvojat e vendeve të zhvilluara perëndimore, për sa i përket lëmit të nutricionit dhe dietologjisë janë bazë e mirë për hulumtime dhe ndërlidhje të ushqimit të kohëve moderne dhe atij tradicional.

Libri është punuar me profesionalizëm, duke shfrytëzuar metodologjitë më të reja shkencore, duke shmangur paragjykimet (biaset), keqkuptimet e moskuptimet, duke pasur edhe shënjestrat  (target grupet) e saj, përfshirë lexuesin e përditshëm, klientët, por edhe profesionistët e këtij lëmi.

Këshillat e dhëna janë shumë profesionale dhe plasohen fuqishëm në momentet e duhura për lexuesin.

Sigurisht se autorja Ajshe Leka nuk do të ndalet me kaq, meqë ajo ka njohuri dhe kapacitet intelektual që të begatojë lëmin e nutricionit dhe dietologjisë me libra dhe hulumtime të reja. Përdorimi i data-bazës së klientëve të saj, takimet me ta dhe rishqyrtimet kolegjiale të grupeve të interesit, do e begatojnë dhe avancojnë këtë lëmi edhe te ne në Kosovë dhe jo vetëm.

Ky libër, në fakt, i kalon kufijtë e vendit tonë, marrë parasysh njohuritë, gjithë përfshirjen  dhe qasjen ndaj kësaj teme, kanë nënvizuar Hashani e Telaku

Kujdesi ndaj ushqimit është kujdes ndaj shëndetit

Kurse Linda Çarkaxhiu, diabetologe nënvizon se libri i autores Ajshe Leka “Te ushqyerit e shëndetshëm është jetë” është një plotësim i njohurive të deritanishme për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në jetën e njeriut dhe për seriozitetin që duhet të kemi në përgjithësi për ushqimin.

Në këtë libër, autorja, duke u bazuar në përvojat e veta në këtë lëmi si dhe literaturën bashkëkohore ekzistuese, bënë përzgjedhjen adekuate të llojeve të ushqimeve dhe përshkrimin e vlerave ushqyese të tyre, që janë të mbështetura mirë edhe në aspektin shkencor.

Libri është punuar në gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjitha kategoritë, prandaj nga ky libër do të mund të përfitojnë një gamë e gjerë njerëzish të shëndoshë, të sëmurë,  njerëzit me nevoja të veçanta, madje edhe personeli mjekësor.

Prapa këtij libri qëndron një punë e mundimshme, voluminoze e autores, duke hulumtuar në literaturë për të dhënat më të reja dhe duke i ndërthurur ato me përvojat e veta, prandaj me të drejtë konsideroj se ky libër do të plotësojë literaturën shqipe të këtij zhanri, e cila edhe ashtu është e varfër, ka nënvizuar Çarkaxhiu.

Ndërkaq, autorja e librit, Ajshe Leka ka premtuar se shumë shpejt do të dalë libri i dytë i saj për të ushqyerit e shëndetshëm, ku është përqendruar te pasojat nga kequshqyerja.

*Autorja e librit, Ajshe Leka eshte bashkepunetore e Gazetes”Dielli” per rubriken e ushqimit….

Filed Under: Kulture Tagged With: Ajshe Leka, eshte jete, Ilmi Musliu, libri, Te ushqyerit e shendetshem

Kosovë-Libër për krimet serbe

April 18, 2018 by dgreca

-Përurohet libër faktografik  për krimet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në kohën e luftës, i autorit Dr. Salih Krasniqi/

3 ok Libri1 Krimet salihi2 Libri

 -Prof. Dr. Ismet Salihu: Vrasjet, keqtrajtimet, mosdhënien e ndihmës mjekësore dhe krimet e tjera ndaj pacientëve dhe personalit mjekësor shqiptar i argumenton edhe Grupi amerikan për të drejtat e njeriut me seli në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kishte bërë në atë kohë hulumtimet në Kosovë/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 17 Prill 2018/ Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, sot në Prishtinë, promovoi librin “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi.“Në këtë libër autori me fakte e prova të pakontestueshme, si dëshmitar okular, ia prezanton opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar krimet më mizore nga forcat policore dhe paramilitare serbe, edhe krimet e personelit mjekësor serb ndaj paciantëve dhe personelit mjekësor shqiptar”, tha Prof. Dr. Ismet Salihu, drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës dhe recensent i librit.

Ai shtoi se ky libër do të jetë një monument i përhershëm për të ruajtur në kujtesë sakrificat e shumta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.“Vrasjet, keqtrajtimet, mosdhënien e ndihmës mjekësore dhe krimet e tjera ndaj pacientëve dhe personalit mjekësor shqiptar i argumenton edhe Grupi amerikan për të drejtat e njeriut me seli në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kishte bërë në atë kohë hulumtimet në Kosovë”, theksoi Salihu.

Recensenti tjetër, Prof. Dr. Azem Hajdari tha se libri posedon referenca dhe burime të rëndësishme përmes të cilave janë paraqitur në mënyrën më të besueshme të mundëshme nivele të dhunës serbe të ushtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më gjerë.

“Konsideroj se përmes këtij libri monografik autori u ka bërë një shërbim të mirë, mbase të pazëvendësueshëm, edhe institucioneve të sistemit të drejtësisë penale, drejtësisë përgjithësisht”, u shpreh ai.Pjesëmarrës në përurimin në Bibliotekën Kombëtare, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi tha se libri i dokrorit që është personalitet i dyzuar, humanist dhe historian, është një histori me fakte që tregojnë se çka ka ndodhur në Kosovë.“Asnjëherë doktori nuk harroi të marrë shënime për ta bërë efektive dhe më të bindshme faktografinë për terrorin serb në Kosovë”, theksoi ai.Ndërsa vetë autori, Salih Krasniqi, shprehu besimin se ky libër i tij do jetë thirrje dhe rikujtues për vendorët dhe ndërkombëtarët, si dhe një apel që duke u bazuar në faktografitë që i kanë shkruar vetë serbët në Spitalin e Prishtinës të nriten padi për ato krime të kohës së luftës në Kosovë.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, gjatë luftës në Kosovë të përfunduar në qershor 1999, forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidentonte më shumë se 6000 të zhdukur.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Dr. Salih Krasniqi, Krimet ne qendren klinike, libri

Libri i ri, “Sadik Premte, Historia e një desidenti”

April 8, 2017 by dgreca

“Sadik Premte, Historia e një desidenti” është libri i ri i promovuar në Akademinë e Shkencave me autor Dashnor Kalocin. Bazuar në dokumenta në libër tregohet se Premte u kthye në kundërshtar të diktatorit Enver Hoxha për shkak të përplasjes mes tyre për Kosovën.  Diktatori urdhëroi vrasjen e tij dhe të rreth 100 përkrahësve.

Ata që duan të dinë më shumë në lidhje me historinë e desidentit Sadik Premte kanë mundësinë që tashmë t’i gjejnë këton të dhëna në librin e ri të Dashnor Kalocit me titull “Sadik Premte, historia e një disidenti”.

Libri është prezantuar në Akademinë e shkencave ndërsa autori Kaloci sqaroi pse u kthye Sadik Premte në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të diktatotit Enver Hoxha.

Po ashtu ai sqaron se 100 përkrahës të Sadik Premtes janë ekzekutuar nga regjimi me urdhër të Enver Hoxhës.

Në libër janë përmbledhur dhe pasqyruar fakte të shumta nga jeta e disidentit Sadik Premte të grumbulluara nga arkiva e shtetit por edhe nga arkivi personal i vëllait të tij.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dashnor Kaloci, libri, Sadik Premte

“FAIK KONICA-DRITEHIJET E NJE DIPLOMATI” PROMOVOHET NE TIRANE

December 20, 2016 by dgreca

-Libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali, q u promovua në Bbliotekën Kombëtare në Tiranë, fitoi cmimin”KONICA” në Konkursin e shpallë nga VATRA dhe Gazeta Dielli” në kuadër të “VATRA-2016-VITI I KONICES”/

1-faik-vesh1-faik-konica15540902_1839769512973712_684485596968429002_o15541036_1839769319640398_2432971400796957589_o15626090_1839769216307075_8453414090028240482_o

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të përmbylljes së vitit kulturor “Faik Konica”, shpallë nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, u promovua ditën e Premte, 16 dhjetor, vepra studimore “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali, me pjesëmarrjen e veçantë të Prof. Aleks Luarasi, Prof. Pëllumb Xhufit, ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe studies të shquar nga vendi dhe Kosova. Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha e BKSH-së, Prof. Dr. Persida Asllani u shpreh se “kjo vepër studimore risjell në vëmendje një prej figurave më të shquara të kulturës dhe diplomacisë shqiptare, Faik Konica”.

Studimi “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i Agron Alibalit, i mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivin e Legatës Shqiptare në SHBA, trajton gjerësisht rolin e Vatrës si “qeveri në mërgim”, marrëdhëniet komplekse midis dy “shokëve të armëve”, Konicës e Nolit; raportet e Konicës me koloninë shqiptare në SHBA etj., ku dalin në pah sidomos edhe “dritëhijet” e tij. Në libër shfaqet figura e Konicës si përfaqësuesi informal diplomatik i Kosovës në SHBA, roli i tij thelbësor për shqipen juridike e diplomatike etj. Rëndësi të veçantë në libër paraqet botëkuptimi shtetformues e kushtetues i Faik Konicës, çka paraqet vlera të posaçme aktuale. Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist. Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog. Në pjesë e tij të fundit trajtohet edhe çështja e bibliotekës së tij të famshme, deri vonë të konsideruar të humbur, si dhe punën për gjurmimin dhe kthimin e kësaj pasurie të çmuar pranë Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, sikurse e pat lënë amanet vetë Konica.
Pak kohë më parë rreth 270 libra të kësaj biblioteke janë bërë pjesë e fondit të vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, një pjesë e të cilave u ekspozuan për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.

Filed Under: Featured Tagged With: agron alibali, Faik Konica, libri, Tirane, Vatra

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT