AUSTIN TX: Udhëheqja e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Dallas- Teksas, nga shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” njofton në rrjetin social facebook, se u takua me zyrtarë të Universitetit të Teksasit në Austin, si thonë ata për të filluar procesin e krijimit të katedrës së studimeve shqiptare me universitetin UT.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe një veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar në SHBA – Nazar Mehmeti, biznesmen i suksesshëm – President i Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptare në Botë,
Kështu sipas tyre hapja e katedres së studimeve shqiptare me universitetin UT, do të nisi me “përpjekjet për mbledhjen e fondeve dhe detajet Endowment, që do të pasojnë së shpejti” shkruajn ata në statusin e tyre në rrjetin social .
Në postimin e tyre në rrjetin social facebook nga shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” , nuk mungojnë falënderimet të drejtuara për lidershipin e këtij komuniteti, siç është; Nazar “Nick” Mehmeti, Doc Vranici, Kreshnik Bishani dhe Gëzim Rushiti, të cilët kishin udhëtuar deri në Austin që të takohen me zyrtarë të universitetit UT, për të gjetur mënyrat e hapjes së katedres së studimeve shqiptare në këtë universitet prestigjoz në SHBA.
“Ne gjithashtu thotë shoqata ” Albanian American Heritage Center of Texas” , falënderojmë Mary Neuburger, Dirctor për Evropën Juglindore dhe Studime Euroaziatike, në UT, professor Stacy Clark, Drejtor i Zhvillimit dhe Agnes Sekowski, Koordinatore dhe Assitante “.
Ata kan një falenderim të veçantë për Besmir Hoxha për fillimin e takimit të djeshëm, thuhet në njoftim./B.SINA/