• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albert Stanaj kendon krah Chris Brown

March 26, 2015 by dgreca

Albert Stanaj, i thjeshtë dhe me ambicje duke kënduar krah Chris Brown, Drake dhe producentit Jay-Z/
LOS ANGELOS CA : Me shumë mundësi as që ia keni idenë se kush është Albert Stanaj, por të jeni të sigurt se ky djalë do të bëjë bujë këtë vit. Dhe këtë e paralajmëron në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke kënduar krah Chris Brown, në shtëpinë e Drake dhe në krah të producentit Jay-Z, kompania e të cilit ka në menaxhim këngëtarë si Rita Ora, Rihanna, Kanye West e shumë yje të tjera të muzikës. “2015, vetëm jini gati,” shkruan djaloshi shqiptar duke lënë të kuptohet se emri i tij do të dëgjohet fort gjatë këtij viti.
Ai ka kënduar dhjetëra këngë të famshme të cilat i ka postuar në Youtube, Vine, Instagram etj. dhe mbështetëse e tij madje është edhe Kim Kardashian, e cila ka postuar videon e tij duke kënduar “Only One” të Kanye West në Twitter. 20-vjeçari Stanaj, në profilin e tij në Instagarm ka edhe foto me futbollistin Xherdan Shaqiri për të cilin thotë se është mbështetës i tij. Dhe ajo që duket qartë, është se talenti i tij është i jashtëzakonshëm. Ai jeton nw New York ku prej pak kohësh është diplomuar në shkollën e mesme Archbishop Stepinac në të cilën ka fituar brsë për talentin e tij të jashtëzakonshëm në teatër.
Stanaj është shfaqur edhe në “Dancing With the Stars” në rolin e këngëtarit pak kohë më parë. Gjatë një interviste për Creative Recreations, ai ka folur për idhujt e tij më të mëdhenj në muzikë të cilët ishin Michael Jackson, Maxwell dhe Whitney Houston. Grupet e produksionit The Stereotypes dhe Da Internz, me të cilët po punon Stanaj aktualisht, kanë punuar edhe me yje si Rihanna, Big Sean, Justin Bieber, Chris Brown etj. kështu që kjo, mund të jetë një mundësi e artë për 20-vjeçarin. Rita Ora, liro rrugën, një shqiptar tjetër po është gati të shkëlqejë në Hollywood.(Zach Frydenlund is a writer living in New York City and an elite blogger for Complex Music. Follow)

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Stanaj, kendon, krah Chris Brown

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT