Kosta shpreh mllefin e tij ndaj PDIU-së, shqiptarëve nga Çamëria…/
Opinion Nga Arben LLALLA/
Pas kaq kohësh qaramane, më në fund deputeti i Përmetit, Vladimir Kosta doli me dëshirën e tij nga grupi i deputetëve të PS-së me një letër të hapur. Në letrën që me aq mund shkroi Vladimir Kosta shpreh mllefin e tij ndaj kryeministrit Rama, PDIU-së, shqiptarëve nga Çamëria, si dhe ndaj egjyptasve, të cilët i fyen me shprehje raciste.
Deputeti Kosta nuk doli rastësisht në këto kohë. Ai kishte mundësi të largohej kohë më parë, por tani i erdhi urdhëri, meqë duhen shtuar votat kundë reformës në drejtësi. Kjo gjë vërehet qartë në letrën e tij të hapur ku ai shpreh përçmimin për shqiptarët e Çamërisë, kurse si kurrë më parë qysh pas vrasjes së Mehmet Shehut kemi një politikan që përdor urrejtjen raciste ndaj egjyptasve.
Deputeti Kosta, jo rastësisht e qorton kryeministrin Rama për marrëveshjen me PDIU-në, të cilën ai me keqdashje e identifikon me çamët. Ky është faj me vetëdije qysh në konceptin tij për këtë parti kombëtare, ku bëjnë pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe besimet fetare.
Vladimir Kosta me profesion shofer kamioni, që kulmin e karrierës e qëlloi si shofer i Mitros, nuk e përmend LSI-në, me të cilën Berisha qeverisi nga 2009-2013. Përse i shpëton këtij fakti Kosta, vllehu i Grabovës, i ardhur nga Zhupa?
Po kështu, ai thotë se i ka paguar 110 mijë euro atij “jevgut” të Beratit. Pyetja është cili biznes garanton kaq para të thata? Do të dëshiroja ta dija këtë udhë, sepse janë para që do më hynin në punë për botimet e librave rreth historisë së shqiptarëve të Greqisë?
Një tjetër pyetje është se Vladimir Kosta kujt pakice kulturore i përket?
Tash Lad Kosta, të them drejtë dhe hapët, pa ndroje: Shkoni dhe uluni tek prehri i Vangjel Dules, sepse ka disa muaj që e keni biseduar këtë gjë, ju lidh edhe origjina vllehe, merrni dhe Blushin t’ju tregoj udhën për tek SFEVA e Sebastiano Vllehut. Nuk jeni treguar aq të kujdsshëm që t’i mbani këto takime të fshehta, se fundja kulmin e arsimimit e ke arrirë tek kursi i shoferit, tek të mësonin si ndërrohet goma e zisit.
Jam në pritje nga ju të më tregoni se si mund t’i bëj edhe unë 110 mijë euro, ashtu siç i keni patur ju dikur? Mos na shisni moral, sepse duket sheshit që i përkisni një kategorie të ulët shoqërore, të përlyer në çorbën e fëlliqur.
Por, për diçka të drejtë keni që të jeni i plot mëri dhe urrejtje, si e pranoni vetë në letrën tuaj, të shkruar plot me gabime dhe një shqipe të çalë. Edi Rama është fajtori që shkon e bën deputet të Përmetit, të vëllezërve Frashëri, një gjysëm analfabet e copë gdhëje si ty.