• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISIS-Presidenti Nishani mblodhi Këshillin e Sigurisë

November 22, 2015 by dgreca

Në një godinë të vendosur nën masa të rrepta sigurie, në orën 19 të mbrëmjes zyrtarët më të lartë të shtetit që janë pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ngjitën shkallët e Presidencës, për një takim të kërkuar nga presidenti Bujar Nishani mbi masat kundër terrorizmit. I thirrur pas klimës alarmante të përhapur në Evropë pas sulmeve terroriste të një jave më parë në Francë, edhe raportimi i anëtarëve të Këshillit të Sigurisë u krye për sigurinë në vend dhe masat e ndërmarra nga institucionet, si dhe për të diskutuar se në çfarë niveli duhet klasifikuar rreziku për ndonjë sulm terrorist të mundshëm në vendin tonë. Në takim, përveç kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ishin edhe ministri i Brendshëm, kreu i shërbimit sekret e po ashtu ministri i Jashtëm, ai i Financave, ai i Energjitikës, i Transporteve dhe ai i Drejtësisë, nën varësi të të cilit janë edhe burgjet në vend. Nuk kanë munguar edhe zyrtarë që janë të lidhur direkt me masat e sigurisë dhe përpilimin e tyre, si drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Përmes një njoftimi të shpërndarë në orët e vona të mbrëmjes, zyra e shtypit pranë Presidencës hodhi dritë mbi këtë takim. Në njoftim thuhet se, kreu i shtetit, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pasi vuri në dukje dimensionin politik e ideologjik të kësaj lufte të re, theksoi se, “në këtë situatë kërcënuese edhe Shqipëria, si anëtare e NATO-s, si vend kandidat për në BE dhe si aleate në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit ka detyrimet e përgjegjësitë e veta”.  “Presidenti vlerësoi masat e marra si dhe angazhimet shumë serioze të agjencive ligjzbatuese për të bashkërenduar vepriemt konkrete edhe me partnerët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, thotë njoftimi.  Kreu i Shtetit, vijon dokumenti zyrtar, vuri në dukje se në vijim të konkluzioneve të Këshillit Evropian për luftën kundër terrorizmit, “Shqipëria është plotësisht e angazhuar për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të korridorit të fluksit të emigrantëve dhe për parandalimin e trafikimit të armëve, edhe në kuadër të platformave rajonale për këtë qëllim”. Presidenti ka nënvizuar githashtu se, “në këtë lloj situate, institucionet duhet të lëshojnë mesazhe garancie e stabiliteti për të siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, se janë marrë masat e nevojshme parandaluese dhe se janë ngritur e janë plotësisht operacionale mekanizmat e reagimit dhe të përballjes me rrezikun e sulmeve të mundshme”. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: ISIS-Presidenti Nishani mblodhi, Këshillin e Sigurisë

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT