Kur jam pranë Flamurit dhe komunitetit tim në Amerikë duket sikur kam gjithë botën me vehte. M.Gjonaj/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Flamuri Kombëtar është i shenjtë kudo ku frymojnë shqiptarë. Gjaku i derdhur lumë për ta mbajtur atë Flamur dhe valëvitur krenar në trojet amtare e bën historinë tonë shqiptare legjendare dhe të ndritur në përjetësi. Para Flamurit përulet gjithë Kombi dhe kështu do të vazhdojë brez pas brezi derisa të ketë shqiptare mbi tokë.
Në Marina Del Rey restorant në Bronx, z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” dhe këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut së bashku me shoqatat e Diasporës mblodhën shqiptarët për të festuar 107- Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët me flamujt kuq e zi ne duar vinin grupe grupe me fytyrat e qeshura nga gezimi per të festuar këtë ditë të shenjtë të Kombit. Salla e madhe dekoruar me shije dhe me simbolet kombëtare ndrinte në atë mbremje të bukur dhe natyrisht kjo i përkushtohet znj.Vera Mjeku së bashku me stafin që kishin punuar fort për të pritur sa më ngrohtë dhe me dashuri këtë aktivitet madhështor . Tavolinat kuq e zi kishin për cdo person nga një plis të bardhë që shpesh më dukej sikur pranë kishim dhe flisnin me ne, të gjithë ata burra të ndritur që luftuan kundër perandorisë osmane dhe gjithë armiqve të Kombit për ta mbajtur lart atë Flamur. I morëm plisat e bardhë dhe i vumë në kokë, ku me këtë lloj veshje të ngjallet një lloj emocioni dhe kënaqësie që ngelet gjatë në kujtesë.
Programi u prezantua nga vajza bukurane Miss New York USA 2019-të Florinda Kajtazi së bashku me oficerin e policisë amerikane djalin me origjinë shqiptare Valdrin Nikqi.
Të gjithë pjesëmarrësit e shumtë që mbushnin sallën plot e përplot u ngritën në këmbë për të kënduar Hymnet kombëtare shqiptare dhe amerikane, të cilat u interpretuan nga këngëtari legjendë Ilir Shaqir dhe Dea Elezaj.
Një qëndrim solemn dhe shumë prekës ishte kur në sallë hynë me uniformën e policisë, ushtarakët shqiptaro amerikanë të cilët kanë dhe shoqatën e tyre “Illyria”. Në rreshtin e pare një ushtarak hyri me dy vajzat e tij të veshura me kostumet kombëtare shqiptare çka e bënte dhe më të bukur atmosferën.
Mbrëmjen e hapi z.Mark Gjonaj këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut. Fjalimi i tij u mirëprit me duartrokitje të fuqishme ku midis të tjerash tha se: “Kur jam pranë Flamurit dhe komunitetit tim në Amerikë duket sikur kam gjithë botën me vehte. Mark Gjonaj është politikani më popullor dhe më i dashur për Diasporën shqiptare ngase gjithmonë e ka në qendër të vëmendjes komunitetin dhe çështjen kombëtare jo me fjalë, por me vepra konkrete. Mark Gjonaj është një shembull frymëzimi.
Gjallëri dhe vitalitet i dhanë mbrëmjes grupi i valleve Freskia “Ana e Malit” dhe grupi “Rozafati” i qendës “Nëna Terezë” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Në emër të shtetit shqiptar përshëndeti Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare.
Folësi kryesor ishte shefi i stafit të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” Dr.Pashko Camaj i cili përshëndeti në emër të Komisionit organizativ si edhe në emër të kryesisë dhe kryetarit të Federatës Pan-shqiptare “Vatra” z.Dritan Mishto.
Dr.Camaj ndër të tjera tha: “Jemi tubuar sonte për të festuar 107-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar,dhe njëkohësisht të kujtojmë heronjt tanë dhe sakrificat e tyre për këtë ditë të madhe.
Ky tubim sonte, bëhet në frymën e bashkëpunimit ndër shqiptarë, gjë kjo që është dëshmuar si i vetmi çelës për suksesin dhe të mirën tonë të përbashkët. Uniteti dhe fryma e bashkimit, ishin shtytësit kryesorë edhe për formimin e Fedratës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, këtu e 107 vite më parë, kur grupacione të ndryshme, nga anembanë SHBA-të, vendosën të bashkohën dhe si të bashkuara, të japin konributin e vet, fillimisht për krijimin e shtetit shqiptar, por, po me aq rëndësi, edhe për vendosjen e shtetit në binarë, të cilët do ta çonin përpara kombin tonë.
107-Vjetorin e Pavaresise e përshëndetën dhe shumë politikanë të lartë amerikanë si Kongresisti, Adriano Espaillat, Senatorët Jamal Bailey, David Carlucci, Ansambleisti Benedetto and Assembleistja Nathalia Fernandez, Këshilltari Ritchie Torres, Nënkomisioner May Malik nga zyra e Kryetarit te Bashkise së Nju Jorkut, si dhe Emiljana Ulaj nga zyra e Asambleistes Shelley Mayers.
Krenari ishte për të gjithë se në këtë mbrëmje morën pjesë dhe politikanët e rinj të zgjedhur shqiptaro amerkan si Jetlir Kulla, anëtar i Këshillit në Waterbury, Vedat Gashi, në Westchester County ligjvënës.
Nderoi me pjesëmarrjen dhe përshëndeti Kryetari i Komunës së Tuzit z.Nik Gjeloshaj.
Pjesëmarrësit u argëtuan me këngë e valle nën interpretimin e legjendës së muzikës Ilir Shaqiri, Arben Krasniqi, Mimoza Gjikola dhe Griselda Pepa.
Pas mbrëmjes njerëzit të gëzuar përshëndesnin njeri tjetrin dhe uronin se viti tjetër do t’i gjejë të bashkuar rreth Shqipërisë etnike.
Së shpejti TV “Alba Life” me kameraman z.Elton Xhaferri do të sjellë kronikën rreth kësaj mbrëmje festive dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.
Autorja është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit
Marina del Rey, 23 nëntor, 2019
Bronx, New York