• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit dhe ditës së Flamurit Kombëtar

November 21, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Flamuri Kombëtar, Adem Jashari dhe Illyria na mblodhën të gjithëve në kryeqytetin e botës në New York.  Nje trinom i ndërtuar si me dorën e Zotit.

Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej” Inc. dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit organizuan Akademi përkujtimore kushtuar Heroit Legjendar të Kombit Adem Jasharit si dhe festuan me madhështi  Ditën e shenjtë të Flamurit Kombëtar.  

Në mjediset e qendrës “Illyria” në Bronx dhuruar nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, Diaspora u mblodh për të përkujtuar këto data të shenjta kombëtare. Mjediset si për festë kuq e zi rregulluar me plot shije nga Dr.Manjola Duli, aktori Diar Xani dhe grupi i punës e bënin dhe më festive atmosferën.

Festa për 28 Nëntorin në këtë ditë na solli një trinom të ndërtuar si me dorën e Zoti si: 

1-Flamuri që u ngrit në Vlorën heroike, 2-Adem Jashari dhe 58 anëtare të familjes së tij që u bënë therror për të mbrojtur Kosovën në Prekaz dhe kudo nga Hitleri i Ballkanit sllobodan milloshevic dhe 3-Qendra “Illyria” ne Bronx me emrin autokton sa vetë njerëzimi dhuruar nga z.Mark Gjonaj.  

Akademia përkujtimore me rastin e 66-Vjetorit të ditëlindjes së Adem Jasharit filloi me hymnet kombëtare të Amerikës, Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës.  Hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë u interpretuan nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Bronx, përgatitur nga mësueset dhe artistja e njohur Valbona Peraj.

Pas Hymneve kombëtare përshëndetën organizatorët kryesor si: z.Mark Qehaja, kryetar i Shoqates Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës,                                                                                                                                                                               themelues dhe drejtuesi i TV dhe Shkolles Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.  

Të ftuarit që përshëndetën ishin: z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, znj.Almona Bajramaj diplomate e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, Konsulli i Kosovës në New York z.Lulzim Krasniqi, Ambasadori William Walker, Heroi i Kosovës, dëshmitar i gjallë i masakrave serbe, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat që tronditi botën për masakrën ne Reçak.  Gjeneral Gani Shehu Komandant i Batalionit “Atllantiku”, z.Pashko Camaj n/ kryetar i Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, z.David Tubiolo, Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve. Në këtë akademi kishte ushtarë të UÇK-së si: vëllezërit Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj, Uk Lushi dhe prindërit Ahmet dhe Bahrije Bytyqi të heronjve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.  

Në ketë përkujtimore nderuan si Zonja Lisa Ades dhe Prof. James E.Young.  Znj. Ades është regjisore dhe drejtore e filmave për PBS dhe televizionit kabllor për më shumë se 20 vjet. Prof. James E. Young është profesor i nderuar universitar i Studimeve Angleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts etj.

Kumtesat

Para kumtesave në ekran u shfaqën fragmente nga Monodrama “Unë jam Adem Jashari” e artistit të shquar Pajazit Murtishi i cili për shkak të Covidit nuk mundi të merrte pjesë fizikisht në këtë akademi përkujtimore.

Kumtesat që u mbajtën ishin nga z.Qerim Gjocaj Ushtar i UÇK-së i plagosur duke i dhuruar krahun luftës së përgjakshme.  Z.Gjocaj referoi temën si:                                                                                                                                                                                                                                                                                          Komandanti legjendar Adem Jashari u bë simbol i luftës për Liri e dinjitet kombëtar, duke frymëzuar me mijëra të rinj kosovarë në mbarë botën për t’ju bashkuar kauzës së Kombit.  

2-Jehona e veprës heroike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, ndikimi ne politiken e jashtme të Unionit Europian, SHBA-s dhe roli i tyre.  Referoi z.Fran Shkreli gazetar i shquar dhe ish drejtor i Zërit të Amerikës. 3- Kreshnikët nuk janë vetëm në legjenda nga znj.Alketa Veshi sekretare e shoqatës.  

4-Në Video-Mesazh përshëndeti djali i heroit legjendar Adem Jashari nga Kosova , Z. Lulzim Jashari.                                                                                                                                                                                                                                                              5-Kontributi i Ushtrisë Shqiptare, drejtuesve të saj dhe veçanërisht i popullsisë së Tropojës, në kauzën e Adem Jasharit për Liri dhe dinjitet kombëtar. (Grupi i punës) Mark Qehaja, Imer Laçaj,  Sejdi Shiqerukaj), referoi z.Imer Laçaj n/kryetar i shoqatës.                                                                                                                                                                 6-Video mesazh: Rrëfim ekskluziv i Komandantit të stërvitjes së Heroit Adem Jashari, nga Major Ylli Mici, njëkohësisht mik i familjes së Jasharëve.                                                                                                                                                                                                                                                                                                              7-Heroi që lindi në ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë, Kozeta Zylo.

8-Lufta shekullore për liri kundër shtetit fashist serb e cila kulmoi me rezistencën heroike dhe flijimin e familjes Jashari!   Z.Agim Aliçkaj atdhetar dhe anëtar i Ligës shqiptaro amerikane që drejtohet nga kongresisti Joe Di Guardi. 

Performuan dhe sollën emocione tek shikuesit pjesë të zgjedhura kushtuar Adem Jasharit  artistët e mirënjohur Shaban Lajci dhe Tom Gjergji. 

Pas kumtesave u vlerësuan me çmime mirënjohjeje si Ambasadori William Walker, z.Fran Shkreli, z.Ahmet dhe Bahrije Bytyqi, prindërit e vëllezërve Bytyqi të rënë për Liri dhe z.Pajazit Murtishi. Ato u dorëzuan nga z.Qemal Zylo, Mark Qehaja, Qerim dhe Blerim Gjocaj.

Z.David Tubiolo vlerësoi gjithashtu me proklamatë mirënjohjeje Shoqatën Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”.

Programi artistik nga shkolla shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

Pas kumtesave u organizua dreka festive për Ditën e Shenjtë të Flamurit dhe Ditëlindjen e Heroit legjendar Adem Jasharit.

Në këtë drekë përshëndetën kryetar i nderit të shoqatës Z. Bashkim Shehu dhe z.Sab Gashi aktivisti i njohur.

Programi artistik filloi me këngën: “Ty Flamur të duam shumë” nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.  

Pas këngës së Flamurit u shfaq balelti “Arrëthyesi” nga artisti Klevis Tafaj solisti i parë në Teatrin “Ajkuna” New York së bashku me partneren e tij simpatike Kylie Brown.  Arrëthyesi është një nga baletet më të famshme të botës, me muzikë nga Cajkovski, me autor shkrimtarin gjerman, Hoffman një romantik i fantazisë dhe horrorit gotik.

Vallen e Pavarësisë së Kosovës dhe të Tropojës e luajtën grupi i valleve të Shkollës Shqipe “Alba Life” nën drejtimin e mësuese Tafaj.

Programi u mbyll me Himnin e Shkollës Shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha Jonë” me tekst nga K.Zylo dhe kompozuar nga P.Melo kënduar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx nën drejtimin e mësuese Adelina Laçaj.

Falënderojmë koordinatorët Blerim Gjocaj, Arta Xhaferri, mësueset Mirvete Krasniqi Veselaj, Fatbardha Shiqerukaj, Jetona Reka si dhe artisten Valbona Peraj që së bashku me Majlinda Tafaj përgatitën nxënësit për këtë program tejet të bukur artistik.

Ushqimet e shijshme u servirën nga zotërinjtë Faton dhe Mirvete Zogiani si dhe familja e tij nga restoranti Moo Moo’s Steakhouse NJ. 

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ-it drejtuar mjeshtërisht nga Bujar Sadikaj, Edmond Nikolla dhe këngëtarja e dashur Entela Ilirjani.

Aktiviteti u filmua me plot profesionalizëm dhe në transmetim direkt nga TV “Alba Life” me themelues z.Qemal Zylo dhe stafi i tij i përkushtuar si Valon Gërbeshi, Bujar Sadikaj dhe Elton Xhaferri.

Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.

Për heroizmin e Jasharëve sa të kem frymë do të shkruaj dhe intepretoj midis të tjerash si:

Dashkam sonte ta trand botën,

Ngricën e lotit ta bëj krua,

Për Kombin, të ngre Flamurin,

Me Kosovën mish e thua…

Programin e moderoi autorja e shkrimit më lart Kozeta Zylo, shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit. 

20 Nëntor, 2021

Bronx, New York                                                                     

Filed Under: Politike Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Në përkujtim të 17 vjetorit të ikjes në përjetësi të Anita Bitrit

October 20, 2021 by s p

(Mbresa dhe kujtime nga një tragjedi në Amerikë që mori jetën e tri hyjneshave shqiptare)

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndonëse kanë kaluar 17 vjet që nga ikja tragjike e artistes së madhe shqiptare Anita Bitrit, përsëri Diaspora, gjithë dashamirësit e Anitës dhe artdashësit e kujtojnë me dhimbje tragjedinë që ndodhi në qytetin ku jetoi në Staten Island, në New York.  Ishte një ngjarje tejet e dhimbshme ku u trondit çdo qënie njërezore që e dëgjoi në te gjitha lajmet në mediet amerikane dhe shqiptare, ngase humbën tri jetë njerëzish.  Ishin tri gjenerata: Anita, e bija Sibora dhe nëna e saj Hazbija.  

Ato u mbytën nga gazi, monoksidi i karbonit.  

Kujtoj në 10 –Vjetorin e ikjes së tyre bashkësia shqiptare e udhëhequr nga Pastori amerikan Steve Galegor dha një përshpirtje në gjuhën shqipe në përkujtim të Anitës, bijës dhe nënës së saj, në 10 vjetorin e tragjedisë së humbjes së jetës së tyre.  Pastori amerikan Galegor, i cili të befason me të folurën e bukur të gjuhës shqipe tha se edhe pse nuk kam qenë atë ditë në koncertin e lamtumirës, pasi ishja me shërbim në Tiranë, e përjetova me dhimbje të madhe humbjen e tri krijesave të Zotit që u ndanë nga ne para kohe.  Gjithmonë do t’i kujtojmë me dhimbje e dashuri Anitën, Siborën dhe nënë Hazbijen të cilat humbën jetën tragjikisht në mjediset e shtëpisë së tyre në Staten Island në New York tha pastori amerikan Steve Galegor në përshpirtje.  

Në këtë përshpirtje ishte dhe vëllai i Anitës, Arben Bitri.

Në intervisten që dha për TV Alba Life në New York, ai kujtoi me dhimbje dhe lot në sy tragjedinë e tmerrshme që i ndodhi familjes së tij.  Ai vazhdoi se sonte ndodhemi pikërisht në këtë vend të shenjtë në Kishën First Evangelical Free Church në Brooklyn, ku dhjetë vjet më parë të gjithë artistët e Komunitetit, Diaspora, artdashësit e shumtë, së bashku me Qemal Zylon si organizator kryesor në bashkëpunim të ngushtë me artistin e shquar Frederik Ndocin dhe orkestrën e mirënjohur “Alba” të udhëhequr nga kitaristi i talentuar Edi Xhani, organizuan një koncert lamtumire në nderim të artistes vlonjate mbarë kombëtare Anita Bitrit.  Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme në emër të gjithë familjes së tij për nderimin e veprës që i bën Anitës dhe tha se do të punojë së bashku me artistët për të realizuar një dokumentar që trashëgimia e vyer e saj t’u ngelet brezave.  Ndërkohë Qemal Zylo kujtoi të gjithë bashkëpunëtorët, veçanërisht Frederik Ndocin, Edi Xhanin, ambasadorët e kulturës shqiptare Merita Halilin dhe Raif Hysenin, Vait Hajdarin, Sokol Asllanin dhe Maksim Vathin, artistët e shumtë, dashamirësit, mediat si Adem Belliun për kulturën shqiptare, Dalip Grecën për gazetën “Illyria”, të cilët u ndodhën pranë në vendin e ngjarjes pasi e dëgjuan gjëmën që ndodhi, ngjarje që u publikua në mediet e shumta.  Ai shprehu dhe mirënjohjen për të gjithë amerikanët dhe bordin e kishës First Evangelical Free Church, pasi si i punësuar aty për vite me radhë, kujtoi ditën që kjo kishë hapi të gjitha dyertë për të organizuar koncertin e lamtumirës.  Ajo që do të më ngelet gjatë në kujtesë vazhdoi ai është se në vendin që u organizua koncerti i lamtumirës, ishte planifikuar me kohë të organizohej ceremonia e një dasme amerikane, por kur bordit i paraqita se me shqiptarët duam të organizojmë një koncert lamtumire për artisten e shquar shqiptare, familjarët dhe Bordi me zemërgjerësinë më të madhe pranuan të shkonin në katin e nëndheshëm, përdhes, (basement siç e quajnë amerikanët) dhe na lejuan që ne t’i bënim nderimet e duhura tri gjeneratave që humbën jetën tragjikisht.        

Çdo njeri mbart kujtimet e tij në atë ngjarje tragjike, dhe ne kësi rastesh është e vështirë të ngjesh fjalë ngushëlluese.  Personalisht kurre s’do ta harroj telefonatën në kolegj në Brooklyn të Frederik Ndocit i cili me një zë vajtues më dha i pari lajmin e kobshëm për tri gjeneratat të mbytura nga monksidi i karbonit.  Tepër e rëndë ishte për vellain e Anitës, Benin jo vetëm tragjedia, por edhe sepse ai se kishte takuar kurrë Siborën, për shkak dokumentesh, një ëngjëll që premtonte shumë për të ardhmen, por mjerisht ai erdhi për të përcjellë trupat në Atdhe, në Vlorë.  Beni kishte dëgjuar vetëm zërin e saj qindra herë në telefon, dhe shprehjen aq të bukur të mbesës së tij Siborës duke i thënë në anglisht: “I love you Daja”!

Arti i Anitës, këngët e saj, violina e bukur, tekstet muzikore që krijonte, i përkasin fondit të artë të muzikës shqiptare.  Nga të gjithë folësit atë ditë ajo u pagëzua si Pop Star i muzikës shqiptare, por mjerisht shpesh herë na duhen histori të dhimbshme si tek kalaja e Rozafës, që të dalin në pah madhështia dhe gjenialiteti i popullit tonë.  Nga shpirti atë ditë në ceremoni nga skena i dhashë lamtumirën me këtë poezi:  Kjo vdekja e zezë/ muret i çanë/ për tri hyjneshat që vdekjen panë/. Tmerruar nga lajmi rrugën mora/ kalova me drita të kuqe vetëtimë/ në cep të rrugës frymën ndalova/ ngriva statujë kur pashë shtëpinë/.  Zemra më rrihte si e zënë në faj/ si labe e qava: e mjera e mjera/ ndenja gjatë, por porta s’u hap/ ndeza qiririn dhe e vura tek dera/.  Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë/ loti i mërgimtarit do të ngelet në derë/ Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutojë/ këngët e tua në tastierë/.  More helmin në zemër, ike larg Anita/ ndoshta të gjeje qetësinë/ bashkë me violinën si shelg lotues, le dhe këngën/ dhe me zërin tënd pavdeksinë!

Duke përfunduar në vesh ende kam zërin e vogëlushes, zërin e një ëngjëlli Siborës e cila i këndon mamit të saj si: “Jam e bekuar si ty, kënga ime le të jehojë, për mamin le ta dëgjojnë…”

Kënga dhe Zëri i Anitës kur këndon me të bijën e saj Siborën në duet duket sikur vazhdon të mbush qiellin si cicërima zogjsh, si zëra në përjetësi! 

19 Tetor, 2021

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: anita Bitri, Keze Kozeta Zylo

Marko Kepi, konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij

July 1, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Marko Kepi një shqiptaro amerikan i suksesshëm, kandidat republikan për në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut dha konferencë në Staten Island përballë ndërtesës së Bordit të zgjedhjeve në 1 EdgeWater Street, Staten Island ku ishin mbledhur zgjedhësit e tij.  

Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.

Zoti Kepi denoncoi oponentin e tij një tjetër republikan z.David Carr i cili po punon fort për manipulimin e votave me Bordin e Zgjedhjeve që vazhdojnë të diskriminojnë Komunitetin Shqiptaro Amerikan.  Janë plot 400 shqiptaro amerikanë që nuk iu është numëruar vota duke mohuar të drejtën e tyre për të zgjedhur Marko Kepin në Bashkinë e Nju Jorkut.  Në këtë konferencë për shtyp në emër të shumë familjeve zgjedhësit denoncuan me forcë mohimin e votës që iu është bërë atyre personalisht dhe gjithë familjeve të tyre.  

Ndërmjet tyre ishte dhe Amerikani me origjinë hebre Rabbi David Cecker i cili dënoi këto veprime të shëmtuara që po ndodhin në fushatën elektorale dhe konkretisht rreth kandidatit të mundshëm për në Bashkinë e Nju Jorkut z.Marko Kepi.

Diskutantët shqiptaro amerikanë ishin: Murat Rexha, Agron Damzi, Përparim Papraniku, Belul Qoku, Emin Lata, Safet Doci etj.  Të gjithë diskutantët ishin shumë të zhgënjyer me çfarë po ndodh nga zgjedhjet e 22 qershorit.  Ata thanë se të gjithë vimë nga vendet komuniste të ish Jugosllavisë ku iu ishte mohuar e drejta e votimit, por mjerisht sivjet po e shohim të aplikuar dhe këtu në Staten Island, Amerikë, në vendin më demokratik në botë.   

Marko Kepi foli para publikut dhe kamerave se ajo që po ndodh me fushatën tonë dhe komunitetin shqiptaro amerikan nuk duhet t’i ndodhë asnjë grupi, rrace ose feje.

Ai publikoi letrën e denoncimit që e mbante përpara duarve z.Belul Qoku një aktivist i nderuar, dërguar Departamentit të Drejtesisë, Divizionit të të Drejtave Civile, Seksionit të të drejtave të votuesve i cili shpreson shumë tek drejtësia amerikane për ta zgjidhur mohimin e 400 shqiptarëve amerikanë për të votuar Marko Kepin.  Bordi i zgjedhjeve nuk i ka numëruar votat e tyre, thjesht kanë bërë mohimin në bazë të emrave dhe mbiemrave. 

Ajo që po ndodh me komunitetin tonë është padrejtësi dhe ne kemi nevojë për secilin prej jush që të na dëgjojnë zërin tonë dhe të sigurohemi që çdo votë të numërohet. Fjala e Marko Kepit u mirëprit me duartrokitje dhe me shpresë se ai është kandidati më i mundshëm për të na perfaqësuar denjësisht në Keshillin e Bashkisë së Nju Jorkut. 

Në këtë konferencë morën pjesë gazetarë nga Staten Island Advance dhe TV “Alba Life”, New York

1 Korrik, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Keze Kozeta Zylo, konference Shtypi, Marko Kepi

SHKOLLA SHQIPE “ALBA LIFE” MBYLLI VITIN SHKOLLOR

June 8, 2021 by dgreca

Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, Mbylli Me Plot Sukses Vitin Shkollor Akademik 2020 2021 Me Një Program Shumë Të Pasur Në Online/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Qershori është dita ndërkombetare e fëmijëve dhe këtë ditë jo vetëm që e festojmë me plot dashuri me nxënësit, por përkon dhe me mbylljen e vitit shkollor dhe me sfidën me pandeminë botërore.  

Çfarë dite e dielltë ishte dita e shtunë, si suksesi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që vepron dhe mëson nxënësit në të gjitha lagjet e Nju Jorkut!  Sfida me pandeminë dhe mësimi me Gjuhën Shqipe ishte një punë e madhe nga më profesionalet dhe më frytdhënëset! Kjo shkollë me të 13 klasat në Online nuk e humbi për asnjë ditë mësimin e Gjuhës Shqipe.  Ishte e para shkollë në Diasporë që hapi programin në Online qysh në muajin shtator, 2021, dhe prej asaj dite nuk e ka ndërprerë mësimin asnjëherë, por me kulturë dhe profesionalizëm e vazhdoi gjithë vitin.  Bordi së bashku me mësueset tejet të kualifikuara, shumica të licensuara nga shteti amë dhe Nju Jorku sollën risi të reja didaktike dhe pedagjogjike duke e bërë shumë të larmishëm programin dhe duke tërhequr mjaft nxënës jo vetëm nga shtetet e Amerikës, por Kanadaja dhe Europa.   Mësueset zbatuan me rigorozitet disiplinën shkencore të pedagogjisë si teori e mësimit dhe e mësimdhënies, por edhe të kushtëzuara nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore në platformën në Online.  Disa mësuese kishin nga dy klasa në Online për gjatë vitit të cilat punuan me plot përkushtim.  Gjithmonë e gjithmonë e vlerësoj dhe e çmoj në maksimum secilin mësues pranë shkolles sonë dhe në Diasporë për përpjekjet shpesh herë dhe të mundimshme për të arritur deri këtu.

Ky vit ishte i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë botërore, Covid 19-të.  Ndërsa mendoj për shprehjen e vitit për Altruizmin kuptoj se mësuesit realizuan gjënë më të çmuar për njeriun që do të thotë: “Respekt dhe devotshmëri vetëmohuese ndaj shërbimit me plot kulturë për te tjerët”.  

Të gjitha mësueset vlerësuan lart bashkëpunimin me themeluesit si vizionarë për këtë mision kombëtar si dhe gjithë stafin qe i janë bashkuar këtij programi tejet professional dhe serioz. Mësuesit i mbështetën nxënësit e Diasporës në kohrat më të vështira!  Doemos kanë bekimin e tyre!

Program shumë i pasur për mbylljen me plot sukses të Vitit Akademik 2020 – 2021

Programi i klasave të nivelit të parë

Programi u nda në dy grupe, në dy seanca të shfaqjes për shkak të numrit të madh të klasave.  Programi filloi në orën 10 paradite.  

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit të Arsimtarëve në Diasporë përshëndeti mësuesit, nxënësit dhe prindërit në emër të Bordit të Shkollës.

Ai tha se është  një  kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes sot me rastin e mbylljes së vitit shkollor akademik 2020-2021 e t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj për këtë  detyrë të rëndësishme mbarë kombëtare të mësimit të gjuhës shqipe.

Viti mësimor që po mbyllim sot ishte viti me i vështirë në historinë e shkollës shqipe “Alba Life” pasi ishte viti ku të gjithë ju u përballët me vështirësi të mëdha që na shkaktoi pandemia botërore, Covid 19. 

Mësimi gjatë këtij viti mësimor u zhvillua në Online dhe ka qenë ndryshe nga vitet e mëparshme që e zhvillonim nëpër klasa dhe për këte u desh një trainim dhe përgatitje shumë serioze e të gjithë mësuesëve të shkolles sonë për t’i bërë orët e mësimit të gjuhës shqipe sa më interesante dhe me një informacion të gjithanshëm.  Mesimet e larmishme që sillnin mësuesit e shkollës sonë të përgatitura e prezantuara në Google Meet ishin të një niveli shumë të lartë pasi në të nuk përfshiheshin vetëm materialet bazë didaktike të teksteve të para Abetares, Abetares dhe librave të gjuhës, por në to janë pasqyryar edhe shumë materiale nga tekstet ndihmëse të miratuara dhe veçanërisht të platforms “Schoolme”, që ishte një ndihmesë tjetër që e bëri shumë interesant mësimin në Online të gjuhës shqipe.

Shkolla jonë është shumë krenare që ishte e para shkollë në Diasporë që filloi mësimin qysh javën e parë të shtatorit të vitit të shkuar dhe nuk humbi asnjë orë mësimore gjatë këtij viti akademik.

Po ashtu interesimi i nxënësve ka qenë shumë i madh gjë të cilen unë e kam vërejtur nga vëzhgimet që kam bërë në të gjitha klasat ku nxënësit hynin qysh në minutën e parë të mësimit dhe e kishin vështirë të largoheshin nga ekrani pas mbarimit të mësimit. Ky është një vlerësim shumë i lartë i punës së mësuesëve: Adelina Lacaj që zhvilloi mësim në dy klasa, Dr. Manjola Dulit, mësueseve Entela Muda, Vlera Thaqi, Gela Bulku, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veselaj, Sonilda Koci Kadria dhe Vjollca Skënderi qe po ashtu dha mesim në dy klasa.

I përgëzoj të gjitha mësueset që përmenda më sipër si dhe koordinatoret Arta Xhaferi, Blerim Gjocaj, Eligerta Cuka si dhe bashkëthemelueset Kozeta Zylo dhe Dr.Valbona Zylo Watkins që kanë dhënë një ndihmesë të vazhdueshme.

Pa dashur të zgjatem konkluzioni i Bordit të shkollës shqipe  “Alba Life”  është se viti mësimor 2020-2021 ishte mjaft i suksesshëm në cilësi dhe në numër të nxënësve pasi e shtrimë aktivitetin jo vetëm në lagjet dhe shtetin e Nju Jorkut që i kishim vitet e mëpareshme, por këtë vit ne patëm nxënës nga shkollat Halifax Kanada, shkolla në Chicago, nga Florida, Alabama, Washington State, Pensilvania, Masachusets, Spanja, Suedia e të tjerë . 

Ju faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesëve dhe prindërve që bashkëpunuam në këtë mission kombëtar dhe ju uroj suksese në programin e sotëm të fundvitit dhe pushime të mbara e suksese në vitin e ardhshëm mësimor.

Faleminderit të gjithëve për vemendjen tuaj.

Programi u hap me këngën “1 Qershori” kënduar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York 

Mësuese Sonilda Koci që operon në Brooklyn, solli pranë ekranit nxënësit më të vegjël duke filluar nga mosha 4 vjeç të cilët si zogj ndër pemë të gjelbërta çuçurisnin ëmbël shqip.  Ajo i kishte pagëzuar si Flilizat e rinj të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ata ishin: Abella Bora Delisi, Aleena Osmani, Ana Skrapalliu, Arabella Gjeka, Besart Hysolli, Emily Gardella, Era Kondakciu, Ethan Çela, Hana Demiri, Nikolas Niko Gard, Rian Dobrova.

Mësuese Vlera Thaqit që operon në Staten Island dhe me nxënës nga Long Island, Westchester solli nxënësit të cilët recituan këto poezi si: Chloe Kaso, Gjuha Jonë nga Naim Frasheri, Nina Kastrati- Gjuha Shqipe nga Gjergj Fishta, Saranda Halstad- Abetare, Abetare nga Xhevair Spahiu.  

Mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj që operon në Bronx kishte përgatitur nxënësit si Kevin Duka nga Philadephia me poezinë:  “Abetare, Abetare dhe Keci”, Bora Kurtolli: “Kosova ime”, Julia Loci: “Kenga tik tak tik tak, poezia “Shkronja”, Ariel Dalliu: “Abetare dhe shkronja A”, Edion Shiqerukaj: “Dua të luaj dhe shkronja E”, Alisa Gjika: “Kenga 1 Qershori dhe poezia Abetare”

Mësuese Vjollca Skënderi që ka dy klasa në Brooklyn dhe Queens kishte përgatitur këta nxënës si: Aleksia Kola me poezinë: “Librat rrinë radhë radhë”, Eliana Cuko, Chikago: “Abetarja ime”,  poezi nga Kozeta Zylo, Kiara Hila: “Gjuha Shqipe”, Klea Kola: “Abetare, Abetare”.  Shtoj këtu se shumë prej nxënësve të dy klasave ishin me pushime në vende të ndryshme dhe nuk kishin mundësi për të marrë pjesë në këtë program të fundvitit. 

Mësuese Gela Bulku që operon në Brooklyn i kishte përgatitur nxënësit jo vetëm me poezi nga shtëpia, por dhe në mjedise me peizazhe të mrekullueshme nga Nju Jorku duke kënduar këngë shqiptare.

Programin e hapi me këngën “Zogu dhe Abetarja” kënduar nga Dëbora Shehu e cila iu uroi: “Gëzuar festën e Abetares dhe mbylljen e vitit shkollor të gjithë nxënësve të Shkolles Shqipe “Alba Life”. 

Udhëtim nëpër shkronja u intepretua nga: Adisa Tahiri, Aria Stoja, Brandon Grada, Dëbora Shehu, Enzo Rustani, Jori Lamçe, Laura Torollari, Rilind Shehu.

“Vallet shqiptare” u vallëzuan me plot pasion nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani

“1 Qershori!” Interpretoi, Aria Stoja

Ndërsa kënga 600 vjeçare shqiptare “Moj e bukura More“u këndua nga Brendon Grada

Mësuese Fatbardha Shiqerukaj që operon në Bronx u paraqit në këtë program me këta nxënës si: Simelba Xhaferri: “Librat rrinë radhe radhe”, Lediana Hasanaj: “Dijeni botërore”, Fatjon Gjocaj: “Shoku im”, Fatjona Gjocaj: “Truri”, Yllëza Sejdiu, Emma Watkins: “Shqiponja” nga  Xhevahir Spahiu, Leon Gashi: “Alfabeti”, Saranda Krasniqi: “Për një shkronje”, Luan Krasniqi: “Nëna Shqipëri”, Edvin Dalliu: “Unë jam”, Rami Elkordi: Yunis Elkordi.

Për shkak të numrit të madh të klasave, programi u shfaq në dy grupe dhe orë të ndryshme duke filluar me saktësi nga ora 10 të e paradites. 

Programi i klasave të nivelit të dytë 

Në grupin e dytë programi u hap me Dr. Manjola Dulin, mësuese në Queens.  Nxënësit e saj të rritur në moshë sollën një larmishmëri me slide show në Power Point, duke shfaqur mësimet shumë të rendësishme që kishin përgatitur gjatë vitit. Ato ishin nga gjithë Kombi, Shqipëria Kosova, Dibra, Mali I zi, Çamëria, Arbëreshët, Presheva etj.  Nxënësit që morën pjesë me këto projekte ishin:  Agon, Agona dhe Loreta Sadiku: Projekt “Çamëria” nga Georgia.  Klaus dhe Stivi Veshi: “Luftrat e Skënderbeut nga NYC.  Adina Zdruli nga Kanada interpretoi poezinë nga “Naim Frashëri”, Lir Shala nga Kanada: “Projekt i Shkollës Shqipe, “Lufta e Kosovës”. Zana Shala nga Kanada: Poezia “1 Qershori”. Klevis Zhala nga NYC: Poezia, “Shqiponja”.

Isabel Zhala, NY: Vjershë e Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më ep nder”.  Det Ramosaj Kanada, poezia: “Sa të dua Kosovë.  Ryan Pjetergjoka NY: Poezia “I dashur Atdhe”.  Adea Kastrati nga Long Island: Interpretim për “Rozafën”.  Giuliano Meta NY: “Ujërat dhe lumenjtë e Shqipërisë”.   Francesco Hila, New York.

Mësuese Adelina Lacaj e cila u paraqit me dy klasa ne Bronx dhe Brooklyn solli përvojën e saj dhe nxnësit që kishte përgatitur në Bronx sollën larmishmëri me projekte për Atdheun dhe përshtypjet e nxënësve gjatë këtij viti.  Ata ishin: Arelt Xhaferri: “Përshëndetja e prindërve/ Figura të njohura shqiptare Skënderbeu/ Ismail Qemali/ Nënë Tereza.  Jessica Ndregjoni: “Përpjekjet për të folur shqip/ Sendet tradiocionale shqiptare në shtëpitë tona”.  Jonathan Ndregjoni: “Gjeografia, peizazhi bota bimore dhe klima”.  Keida Shiqerukaj: “Bashkëbisedimi shqip në klasë dhe rëndësia e tij”.  Adrian Krasniqi: “Lojërat në klasë”. Harry Lumshi: “Gabimet shqiptare”.  Kenkrest Lumshi: “Industria ushqimore në Shqipëri”. Kleidi Zaimi: “Arbëreshët e Italisë”.   Fiona Zaimi: “Qytetet dhe Trevat tona- dallimet midis tyre”.  Sofia Sandria: “Ilirët dhe trevat e tyre / Powerpoint Ksamili/ Mali i Jezercës dhe ngjitjet alpine”. Nora Balidemaj: “ Mësonjëtorja e parë shqipe / Filmi dhe përshtypjet”.  Albo Peraj: “Muzika dhe instrumentet e ndryshme.  Tipet e ndryshme të valleve dhe lidhja e tyre me historinë”. 

Mësuese Entela Muda me klasën e saj në Staten Island solli nxënësit me intepretime të ndryshme duke e pasuruar programin dhe me vallen e Kosovës interpretuar mjeshtërisht nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ata ishin: Dea Watkins e cila kishte përgatitur esenë: “Gjuha e Nënës”.  Amina Shegaj: “Krujë, O qytet I bekuar” nga Naim Frashëri, Reona Kovaçi: “Korça” nga Naim Frasheri, Blin dhe Rubik Rugova: “Korça” nga Naim Frashëri, Ariana Daci: “Kundër Mallkimit të Gjuhës Shqipe” nga Petro Nini Luarasi.  Ne ekran me plot entuziazëm dhe mjeshtëri u shfaqën valltarët e shkollës me “Vallen e Kosovës”. 

Mësuese Vjollca Skenderi solli dhe dy emrat nga Suedia si: Uklea dhe Kleidi Buzi.

Mësuese Adelina Lacaj paraqiti nxënësit e saj ne Brooklyn si: Erla Lamce: “Iu uroi mirëseardhjen prindërve , nxënënsve dhe mësuesve/ Riviera Perëndimore –Deti Adriatik dhe deti Jon. Blenda Sehu- Mesimi Online për Vitin 2020-2021/ pyetje drejtuar shokëve.  Elio Tahiri: “Mbresat e vitit / familja në Shqipëri (gjyshi- gjyshja )/ Teknologjia (avantazhet dhe disavantazhet e saj.)  Enson Nallbani- Karakteri  shqiptar- kultura, arti dhe shoqëria.  Zenel Agolli: “Diversiteti i trevave shqiptare – arti i të gatuarit”.  Altea Balla: “Shqipëria një vend i bukur turistik- udhëtim në Atdhe/ këngët vallet  dhe veshjet popullore. Kelvin Rustani, përmbledhje e viteve të tij në Shkollën Shqipe “Alba Life”.  Përshëndetje dhe falënderim stafit të shkollës. Jon Agolli- Përmbjedhje e temave të punuara gjatë Vitit/ Muzika shqiptare dhe vecoritë e saj në Shqipëri dhe Amerikë,  këngetarët e famshëm në botë,  gatimet tradicionale.  Detion Shehu: “Mbresat tona për Shqipërinë, Udhëtim ndjenjash dhe falënderim  stafit të shkolles”. 

Programi u mbyll me vallen e Tropojës interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx dhe Brooklyn.  

Në fund të gjithë u përshëndetëm mallshëm me njeri-tjetrin, duke shpresuar dhe lutur se së shpejti do të shihemi në shtator nëpër klasat tona në shkollat e Nju Jorkut.  Ndarja pati dhe lot mësuesesh dhe gëzime për cfare I dhuruan profesionalisht dhe me plot perkushtim nxënësve në këtë mision Kombëtar. 

7 QERSHOR, 2021-NEW YORK

Filed Under: Featured Tagged With: Alba Life, Keze Kozeta Zylo, Mbyllja e Viti Shkollor

Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj

May 28, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë për shkollën Shqipe “Alba Life” në New York./

Pas lehtësimit të masave nga pandemia botërore për shkak të Covid 19-të, themeluesit dhe drejtuesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” patën një takim të frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Manhattan Ambasador Frymëzim Isufaj. 

Ndonëse prania e tij është ndjerë si për stafin e Shkollës Shqipe Alba Life po ashtu dhe për nxënësit në festimin e Ditës së shenjtë të Flamurit Kombëtar si dhe të Pavarësisë së Kosovës, takimi fizikisht dhe për të biseduar më shumë rreth mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe  çështjeve të tjera ishte i domosdoshëm.

Ne u mirëpritëm ne hyrje të derës ngrohtësisht nga kolegja jonë e nderuar znj.Vlera Sela Thaqi e punësuar pranë Konsullatës se Kosovës si dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj. 

 Ambasadori Frymëzim Isufaj vlerësoi lart punën e drejtuesve dhe mësuesëve të shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe përkushtimin maksimal ndaj çështjes së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.  Vazhdimisht ka qenë preokupimi ynë për të bashkëpunuar me shkollat shqipe kudo ku janë në Diasporë dhe me sa mundemi të shpërndajmë abetaret dhe librat shqip ndër shkolla.  Ne bashkëpunojmë me ministritë përkatëse për shpërndarjen e librave dhe për të qenë më pranë jush. Ne duhet të organizojmë ekskursione dhe vizita midis nxënësve të Diasporës dhe Atdheut për të njohur më mirë dhe më thellë historinë e Mëmëdheut tonë.  Unë kam qenë shumë i emocionuar kur dëgjoja nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi ata interpretonin poezi në shqip për Atdheun, Flamurin, Kombin, Adem Jasharin në festimin e Ditës së Flamurit që u realizua në Online.  Ishte kënaqësi shumë e madhe për mua dhe ju inkurajoj ta vazhdoni këtë punë dhe mos u ndalni kurrë në misionin kombëtar. Shpresoj që të hapen klasat nëpër shkolla në muajin shtator dhe do t’ju vizitojmë dhe marrim takime direkte me nxënësit dhe mësuesit. 

Ambasadori Isufaj vlerësoi lart gjithë Diasporën që në momentet më të rëndësishme historike ka qenë pranë Kombit.  Ne ndihemi shumë krenar me Diasporën që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj. 

Me mjaft dashamirësi dhe plot inkurajim përshëndeti dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj duke diskutuar më shumë rreth punës me nxënësit për t’ju  mësuar gjuhën shqipe dhe për të mos u ndalur kurrë në këtë mision atdhedashës.

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Isufaj.  Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e tij dhe gatishmërinë për të mbeshtetur shkollat shqipe si dhe pjesemarrjen e tij në Online në festimin e Ditës së Flamurit dhe të Kosovës.  Ne gjithmonë kemi pasur lidhje të vazhdueshme me Ambasadorët e Kosovës në Manhattan dhe në Washington dhe e kemi ndjerë nga afër mbështetjen e tyre morale dhe me libra sipas mundësive. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë. Eshtë kënaqësi të bashkëpunojmë së bashku si shqiptarë dhe të ndihmojmë njeri tjetrin, pasi na lidh Kombi dhe gjuha shqipe. Ne kemi ardhur disa herë në aktivitetet që ka organizuar Konsullata dhe i kemi mbuluar dhe si media “Alba Life”, të fundit kanë qenë me Ambasadoren Teuta Sahatqija e cila organizonte herë pas here festat kombëtare.  Gjejmë rastin ta falënderojmë pasi siparin e 10-të Vjetorit të Kosovës në Diasporë e hapi me aktivitetin madhështor të realizuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Z.Qemal Zylo foli gjithashtu dhe për unifikimin e abetareve midis dy vendeve, të librave të mësimit shqip pasi njëkohësisht po punon dhe si anëtar i Kryesisë së Këshillit Koordinues të Arsimtareve në Diasporë. Ndonëse shumë gjëa nuk janë të lehta, por në bashkëpunim me mësueset e përkushtuara ne ja kemi dalë me plot sukses dhe do ta vazhdojmë këtë mision kombëtar pa u ndalur asnjëherë.   

Në fund bëmë një fotografi të përbashkët si kujtim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës dhe takimit me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës z.Frymëzim Isufaj.

28 Maj, 2021

Manhattan, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasador Frymzim Isufaj, Keze Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT