• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Udhëheqës të Kosovës, mos harroni: Dardha e ka bishtin prapa

September 27, 2016 by dgreca

 

1-kishaKisha Ortodokse Serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës nuk është ndërtuar për qëllime fetare, por për ta vulosur, kurorëzuar pushtimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia./

Nga Sadik Elshani*/

Keto dite ne shtypin ditor dhe ne skenen politike e publike te Kosoves eshte duke u zhvilluar nje debat (pak i vonuar) per kishen ortodokse serbe te ndertuar ne oborrin e Universitetit te Prishtines. Se pari, ky objekt ne nderim nuk eshte kishe dhe kurre nuk eshte perdorur si kishe. Ky objekt eshte nje ngrehine, nje grumbull tullash e betoni e ndertuar pa leje, pa dokumentacion te nevojshem dhe eshte ndertuar ne token e huaj pa lejen e pronarit, universitetit apo komunes se Prishtines. Ky objekt ka filluar te ndertohet ne kohen e okupimit te pergjithshem te Kosoves nga Serbia e udhehequr nga nje regjim kriminel dhe ne prani te krimineleve serbe, si Arkani me banden e tij. Kisha Ortodokse Serbe kurre nuk e ngriti zerin kunder krimeve cnjerezore qe po bente Serbia ne emer te ceshtjes serbe dhe projektit te Serbise se Madhe. Perkundrazi, me bekimin e kesaj kishe u kryen krime cnjerezore te papoara ne kontinentin europian qe nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore. Prandaj, nje objekt i tille qe simbolizon pushtimin, krimin, pastrimin etnik, crrenjosjen e nje populli nga trojet e tij shekullore, gjenocidin, nuk e ka vendin ne oborrin e nje institucioni qe eshte tempulli i diturise se nje vendi. Ndertuesit e kesaj kishe nuk kenaqen me kaq, ata do te kerkojne vend per ta ndertuar konakun. Pastaj duan toke rreth kishes per te mbjelle grur, miser, peme, perime, sepse kisha duhet te vetembahet. Pra, ata metojne ta zaptojne tere ate siperfaqe rreth kishes dhe universitetit te mos i mbetet asgje. Pyetni decanasit per praktikat, taktikat zaptuese te kishes serbe. Serbet kurre nuk ngopen me toka shqiptare.Eshte per t’u shqetesuar reagimi i udheheqesve te Kosoves lidhur me keto zhvillime te diteve te fundit. Si zakonisht reagimet e tyre jane te pamatura, naïve dhe servile. Keshtu, Kryetari Thaci deklaroi me arrogance, se: “Askush nuk guxon ta prek kishen”; “Nuk shkohet ne Europe duke rrenuar kisha”, etj. Askush nuk eshte duke u versulur egersisht me kazma e lopata per ta shkaterruar kete kishe. Ka forma te tjera sesi mund te zgjidhet kjo ceshtje. Ndersa deputeti i LDK-se, profesor Muhamet Mustafa u shpreh: “Kisha s’duhet rrenuar, eshte deshmi e gjenocidit”. Deshmi e gjenocidit nuk eshte kjo kishe, por jane gjithe ato vrasje mizore te njerezve te pafajshem: burrave, grave femijve, pleqve; jane dhunimet e femrave shqiptare; jane shkaterrimet e objekteve fetare, kishave katolike, xhamive, shkollave, bibliotekave dhe mijera objekteve te banimit. Ndertesen e Lidhjes se Prizrenit nuk e shkaterruan as turqit, kunder te cileve ishte organizuar kjo Lidhje, as regjimet e Kralit e te Rankoviqit qe ishin mjaft te egra. Por,ja rfegjimi i Milosheviqit e rrafshoi per toke ate. Profesor Muhamet Mustafa e pranon se kjo kishe eshte ndertuar paligjshem dhe me tutje vazhdon: “Duhet te mbetet deshmi e nje kohe aparthejdi e ndertuar si pjese e projektit te dhunes sistematike shteterore, ne kundershtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore te Prishtines dhe Kosoves”. Eshte shume e thjeshte, nese dicka eshte bere pa ligj, atehere ligji duhet te respektohet dhe e padrejta duhet te korrigjohet, te vihet ne vend. Sipas logjikes se profesor Mustafes, ne Gjermani ende duhet te jene permendoret dhe simbolet e Hitlerit dhe ne ish vendet e lindjes, permendoret dhe simbolet e komunizmit per t’iu perkujtuar atyre ato kohera te tmerrshme. Por ata i shkaterruan, i rrezuan ato se nuk donin t’i kujtonin ato kohera, por donin te ecnin perpara. Ato e kane vendin ne muzeume dhe jo ne vende publike.

Kjo kishe eshte ndertuar per qellime politike. Nuk eshte objekt fetar, por eshte objekt per te legjitimuar pushtimin e Kosoves, per te thene se ata nuk mund ta lene Kosoven se aty ndodhet njera nder kishat me te medha serbe ne Ballkan. Ata ua nderruan emrat rrugeve, duke u dhene emra te mbreterve e princave serbe,e mbushen Kosoven me permendoret e car Dushanit, Vuk Kraxhiqit, Dositej Obradoviqit, etj. Ne te gjithe duhet te jemi te vetedijshem se per fat te keq, koherat, historia nderrojne shpesh ne Ballkan. Serbet i kane te projektuara ne perspektive planet e tyre djallezore, shohin shume larg, ndersa udheheqesit tane nuk shohin as para hundes se tyre. Ky objekt nuk simbolizon harmonine, tolerancen nderfetare e nderetnike, por simbolizon tmerrin vuajtjet, terrorin, nje kohe te eger qe e ka traumatizuar nje popull te tere. Prania e ketij objkkti ne kete vend, gurthemeli i te cilit eshte vene ne prani te krimineleve te eger eshte nje provokim dhe fyerje per te gjithe shqiptaret.

Te gjitha grupet etnike qe jetojne ne Kosoven e lire dhe demokratike, duhet t’i gezojne te gjitha te drejtat, perfshire edhe  te drejtat per te ndertuar objektet, tempujt e tyre fetar. Shqiptaret nuk jane kunder ndertimit te kishave dhe objekteve tjera fetare, por ato duhet te ndertohen duke respektuar ligjin, rregullimin hapesiror e urbanistik te vendbanimeve perkatese. Shqiptaret jane te njohur per tolerance e tyre fetare. Jane pikerisht shqiptaret ata qe i mbrojten kishat dhe manastiret serbe ne Kosove, madje ne disa raste edhe duke e flijuar jeten e tyre. Jane serbet ata qe egersisht nder shekuj dhe ne konfliktin, lufterat e viteve te 90-ta te shekullit te kaluar rrafshuan me dhe me mijera objekte fetare, kulturore ne Kosove, Bosnje e Kroaci. Prandaj keta shkaterrimtare nuk mund te na mbajne ligjerata e te na shesin moral per tolerance fetare. As Europpa nuk mund te na mbaje ligjerata te tilla, sepse kur Europa e “qyteteruar” po shfaroste hebrenjte, shqiptaret e “prapambetur” i strehuan dhe i mbrojten ata nga vdekja e sigurt. Shqiptaret ndoshta jane te varfer e sipas disave, te “prapambetur”, por shqiptaret kane nje kod moral e etik te larte, kane shpirt njerezor e fisnik.

Gjendja e krijuar rreth kesaj ngrehine, kishe eshte shume e ndjeshme dhe kerkon qasje serioze, gjykim serioz e maturi dhe jo veprime me koka te nxehta. Serbet me veprimet e tyre duke u munduar ta funkcionalizojne kete objekt, jane duke i vene shqiptaret ne nje pozite te veshtire, para nje dileme hamletiane: ta rrezosh, apo te mos e rrezosh: ta lejosh te funkcionoje, apo te mos funkcionoje. Sa te jete ky objekt ne kembe ne kete vend, gjithmone do te jete burim provokimesh e trazirash. Zgjidhja e ketij problem duhet bere neper rruget institucionale e ligjore. Studentet dhe qytetaret duhet ta ngrene zerin, por eshte mire qe askush te mos i merr gjerat ne duart e veta. Veprimet e pamatura mund ta demtojne rende ceshtjen e Kosoves. Per kete jane duke punuar me perkushtim dite e nate kisha dhe qeveria serbe dhe perkrahesit e tyre, bashkepjesemarresit ne krimet e tyre. Edhe ne shtetet perendimore prishen kishat qe nuk kane vlera historike dhe qe ndodhen ne ndonje vend ku duhet te ndertohet dicka tjeter ne perputhje me kerkesat, nevojat e vendbanimeve te caktuara. Disa bashkesi fetare i shesin kishat dhe objektet tjera fetare, sepse nuk mund t’i mbajne ato per shkak te numrit te vogel te besimtareve. Ne raste te tilla, bleresi e shkaterron ate objekt dhe nderton dicka te re ose e pershtat per ndonje perdorim tjeter: banesa, shitore, etj.

Duke patur parasysh rrethanat dhe qellimin e ndertimit te kesaj kishe ne prone te huaj, pa lejen e pronarit, pa lejen e organeve perkatese komunale, pa dokumentacionin e duhur, atehere kjo kishe nuk mund te qendroje ne vendin e tanishem. Atyre qe e kane nisur kete objekt duhet thene qe ta cvendosin ne nje vend tjeter, sipas ligjit dhe rregullimit hapesiror. Sic i kane vene tullat nje nga nje, mund edhe t’i heqin ato, nje nga nje. Per kete duhet dhene nje afat i caktuar dhe pas ketij afati duhet bere e ditur se objekti do te shkaterrohet. Nese ky objekt mund te perdoret per dicka tjeter, atehere, si shenje e vullnetit te mire, ndoshta duhet ofruar nje kompensim material dhe ndertuesit te heqin dore nga pronesia e ketij objekti nje here e pergjithmone. Sepse sic u cek me lart ky objekt eshte ne ndertim dhe kurre nuk ka qene kishe dhe nuk ka kurrefare vlera historike qe te qendroje aty ku eshte sot. Mund te kete edhe zgjidhje te tjera, por gjithmone duke patur parasysh se duhet vepruar me maturi, gjakftofesi dhe per interesat me te mira te Kosoves. Ne kete debat eshte mire te angazhohen edhe intelektualet, historianet, politikologet, sociologet, institucionet shkencore, si Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosoves, ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjitha palet.

Per kete ceshtje dhe disa ceshtje tjera te rendesishme, udheheqesit e Kosoves kane nje trysni nga bashkesia nderkombetare. Ne u jemi mirenjohes perjete te gjithe miqve tane qe na perkrahen ne ditet me te veshtira, por sot disa nga ata nuk jane duke u sjellur si miq te vertete. Miku i mire, miku i vertete nuk te ve ne pozite te veshtire. Kerkesat e nderkombetareve per Associacionin e Komunave Serbe dhe shenjezimin (demarkacionin) me Malin e Zi ne formen e tanishme jane te papranueshme. Nuk e di a do ta pranonin keta nderkombetaret sikur nje objekt pa leje dhe me qellime provokuese te ishte ndertuar ne kampuset e universiteteve te tyre. Me siguri jo. Udheheqesit e Kosoves duhet t’i ngulin kembet dhe t’i mbrojne interesat e Kosoves. Ne i dime me mire problemet tona sesa nderkombetaret, ata nuk do te jetojne ne Kosove, ne do te jetojme dhe do te ballafaqohemi me keto probleme tere jeten. Nasradini tha: “Te vije te me shoh ai qe ka rene nga dardha”. Kur eshte puna te marredheniet me serbet, ne jemi ata qe shpesh kemi rene nga dardha e jo nderkombetaret. “Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej” – thote nje fjale e urte shqipe. Ne duhet te keshillohemi, t’i degjojme kur e kane me vend, por vendimet duhet t’i marrim vete.

Udheheqesit tane nuk i rrezatojne, nuk i paraqesin vlerat tona kombetare e njerezore te popullit tone, prandaj sillen me perulje, me servilizem. Ata nuk jane duke i mbrojtur ineresat e Kosoves, por ineresat e tyre dhe klaneve te tyre. Udheheqesit e kompromituar, e korruptuar e te nje mendesie provinciale askush nuk i merr seriozisht. Nenshkrimi, pranimi i marreveshjeve te demshme, te papranueshme per Kosoven, do te kete rrjedhoja shume negative per te ardhmen tone dhe gjithmone do te jene burim i trazirave dhe konflikteve. Cdo vendim te rendesishem duhet ta shqyrtojme me miqte tane te vertete, ShBA-te e Gjermanine. Te tjeret jane duke e ledhatuar Serbine. Fale tyre, Serbia ende eshte duke na terhequr per hunde. Udheheqesit e Kosoves nuk duhet ta harrojne historine, pervojen e popullit tone. Zgjidhja e problemeve ne menyre siperfaqesore, nuk eshte zgjidhje me vend, ato gjithmone fshehin dicka prapa. “Dardha e ka bishtin prapa”, thote nje fjale e jona e urte. Dhe kete udheheqesit e Kosoves nuk duhet ta harrojne kurre, sepse problemet qe nuk zgjidhen nje here e per gjithmone do te kene rrjedhojat katastrofike. Te tilla jane djallezite serbe.

 

Philadelphia, 22 shtator, 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Politike Tagged With: Kisha Ortodokse, ne universitetin e Prishtines, Sadik Elshani

Kisha Ortodokse në Prishtinë

February 15, 2016 by dgreca

“Ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar”/
Nga: arch. Ylber Vokshi – Ylli/
Ndërtimit të kishës ortodokse në vitin 1995 në Prishtinë,i paraprinë disa veprime të pa kontrolluara të pushtetit të atëhershëm komunal,ai nuk i respektoi së paku rregullat morale e pastaj ato elementare të urbanistikës, që ishin shumë mirë të precizuara në ligjet e kohës për urbanizëm në Kosovë. Kisha ortodokse Serbe, pas viteve 1992-93, duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme e arbitrare, në vitin 1995 kishte filluar të ndërton këtë tempull fetar,në pronën e Universitetit të Prishtinës, duke uzurpuar një sipërfaqe toke të destinuara për objektin dhe oborrin e saj. Në një far mënyre ata mundet të ishin si “model” i ndërtimeve të shumta pa leje që ndodhën në Kosovën e pas luftës.
Ishte tmerruese situata e krijuar në atë kohë, me fillimin e ndërtimit të kishës ortodokse mu në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në kundërshtim me Planin Detal Urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë ku ishin përcaktuar kufijtë e planit,të aprovuar, miratuar shumë vite më parë, e të formësuar ligjërisht me një vendim të marrë më 12 Dhjetor 1975 në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Një veprim i tillë arbitrar ma së paku duhej ti konvenonte popullatës ortodokse në Prishtinë e ma gjerë,por ja që ndodhi nga pushteti i dhunshëm i asaj kohe. Ishin të verbërua me retorikë të dëmshme nacionaliste,së pari tragjike për popullin e vet e pastaj edhe për të tjerët,si e vërtetoi realiteti i ri i krijuar pasi ndërtimi i saj ishte ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999. Është kjo një histori me pasoja të rënda në vitet nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, me pasojat e të cilës ende po duhet të merremi edhe sot në shekullin e ri.
Pas luftës me rregullore të veçantë nr 1999/24 UNMIK-u kishte suprimuar të gjitha ligjet apo rregulloret,i kishte shpallur të pazbatueshme në Kosovë,pasi që ishin nxjerrë pas 23 marsit të vitit 1989 e të cilat kanë pasur karakter diskriminues. Pa dyshim se edhe vendimi për ndryshimin e zgjidhjes urbanistike ishte njeni prej tyre. Ai nuk iu ka përmbajtur të gjitha dispozitave ligjore të kohës pasi aty shumë mirë theksohet se citoi: “Ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar”. Punë e cila sigurt nuk është bërë,mu ky fakt teknikisht dhe ligjërisht mundet dhe duhet të shërbejë si bazë ligjore për të kontestuar veprimin e pushtetit të asaj kohe,që kishte filluar kundërligjshëm të ndërhyjë-uzurpoi pronën e huaj, dhe të filloi ndërtimin e kishës ortodokse serbe “Shën Nikolla” në vitin 1995,në brendi të oborrit të Universitetit të Prishtinës.
Këto vite ka pasur dhe ka shumë sugjerime se si të veprohet me këtë objekt i cili ka mbetur i pa përfunduar,nuk e ka vendin në atë ambient,tmerrësisht pengon në funksionimin normal të kampusit të Universitetit,ashtu si është projektuar dhe miratuar ai kompleks në vitet 80 të shekullit të kaluar. Muze holokausti,muze i tmerreve të luftës,ri-kujtesa e memories,shkohet në ekstrem që ai objekt të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore. Ka kritere precize se si një objekt mundet të përfshihet në listën e trashëgimisë të cilat ky objekt nuk i plotëson, pasi nuk ka qenë funksional kurrë dhe ka filluar të ndërtohet në rrethana të çuditshme,ka uzurpuar pronën,nuk ka respektuar asnjë kriter urbanistik. Ka edhe shumë propozime tjera që në një far mënyre e legalizojnë ekzistencën e objektit, që kurrsesi nuk korrespondon me rrethin për shkak të formës specifike që ka si objekt i kultit.
Në aspektin urbanistik aspak nuk mundet mu u inkorporua në hapësirën në të cilën janë të definuara përmbajtjet e tjetra universitare, të pyeten edhe ekspertët e huaj urban. Ky objekt i kultit duhet ta ketë hapësirën e veçantë ku do të vinin në shprehje të gjitha ato atribute për të cilat është i destinuar. Përzierja e funksioneve me katapulltimin e tij të dhunshëm në një hapësirë – ambient tërësisht tjetër, vetëm do të dëmtonte në skajshmëri funksionin fetar që e ka të destinuar.
Le të ndërtohet ky tempull fetar ortodoks ne një lokacion adekuat, mirë të studiuar nga aspekti urban. E kamë theksuar shumë herë se në shekullin e ri, ku të arriturat teknologjike janë marramendëse,lokacioni i objekteve fetare qendrore në një qytet nuk duhet domosdo të jenë në pjesën qendrore të qytetit. Të lirohet hapësira e kampusit të Universitetit të Kosovë,pasi ashtu ishte definuar nga dora e profesionistëve pa paragjykime fetare dikur. Në fund të fundit ajo është pronë e tyre e destinuar shumë vite ma parë,askush nuk ka të drejtë që në një shoqëri demokratike të lejoi gjëra të tilla, që ndërlidhën edhe me uzurpimin e tokës urbane.
E drejta e predikimit fetar e komunitetit ortodoks të Kosovës është legjitime,atë domosdo duhet respektuar,atë e garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare,të cilat jemi të detyruar ti respektojmë. Shpenzimet materiale për ç’vendosje të objektit do të ishin minore në krahasim me efektet që do të kishte, me të cilën do të duhej të ishin të pajtuar të gjithë,si pronarët legjitim të tokës së Universitetit të Kosovë ashtu edhe përfaqësuesit legjitim të kishës ortodokse,duke mos iu mohuar kultivimin e ritualeve fetare ortodokse të garantuara me ligjet pozitive të shtetit të Kosovës.
Për të mundësuar realizimin e një ndërmarrje të tillë duhet ti paraprijë formimi i një grupi ekspertësh të përbashkët shqiptaro – serb,nga Prishtina dhe Beogradi, i përbërë nga profesionistët e vërtetë,pa paragjykime fetare apo partiake,njohës të mirë të urbanistikës të cilët propozimet e komunës së Prishtinës (Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm),duhen shqyrtuar,analizuar,studiuar,në mënyrë që të përcaktohen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme urbanistike për kishin ortodokse në Priishtinë.
Befason neglizhenca ekstreme e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare se si e kanë trajtuar objektin në shtatëmbëdhjetë (17) vitet e pas luftës, duke krijuar konfuzion dhe nervozë si në komunitetin shqiptarë ashtu edhe në atë serb. Nëse do ë aktivizohej forca e argumenteve si dhe diturit e avancuara të urbanistikës,ky problem i krijuar në mënyrë artificiale nga ana e kishës ortodokse në Prishtinë,që moti do të zgjidhej pasi ka mundësi teknike për një veprim të tillë,ku të dy palët si shqiptarët edhe serbët do të ishin ndarë të kënaqur.
Po jetojmë në botën e globalizuar ku liria dhe garancia fetare është një nga parakushtet themelore i të drejtave të njeriut,të cilat deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar ti respektojmë. Dikujt kjo situatë latente si duket po i konvenon,kush janë ata ?, me mjete dhe metoda demokratike duhet me i demaskuar sa ma parë.
Prishtinë
15.02.2016 ylberv@gmail.com
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Opinion Tagged With: arc. Ylber Vokshi Ylli, Kisha Ortodokse, ne Prishtine

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT