Shënim i Gazetës DIELLI/
Mbyllja e Rilindjes së Kosovës ka qenë një veprim arbitrar i atyre që e morën vendimin, në rastin konkret UNMIK-u. Të mbyllësh gazetën që regjistroi historinë e qendresës e të luftës për Liri, regjistrin më jetëgjatë të Kosovës, do të thotë të mos respektosh punën titanike të gazetarëve dhe botuesve, që dhanë gjithcka për të informuar Jo vetëm Kosovën, por mbarë kombin shqiptar. Në 15 vjetorin e mbylljes ish kryeredaktori i fundit i Rilindjes, gazetari Behlul Jashari,(korrespondent i Diellit në Prishtinë) u përpoq që të sensibilizojë opinionin, por fatkeqsisht media nuk u bashkua dhe nuk u solidarizua me përpjekjet e tij për të tërhequr vëmendjen e opinionit të gjërë, ndërsa qeveria hesht, edhe pse bëhet fjalë për një vlerë Kombëtare. Gazeta Dielli botoi një speciale, ndërkohë që Klan-Kosova, e përcolli këtë 15 vjetor pa Rilindjen, duke i kushtuar vëmendjen e merituar.Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë rolin e shurdhit duke mos e dëgjuar”klithmën” e gazetarit Behlul Jashari. Si mund të “varrosësh” historinë e dekanes së gazetarisë kosovare?
Klan Kosova- Janë bërë 15 vjet nga mbyllja e gazetës “Rilindja”/
Ish-kryeredaktori, Behlul Jashari me emocione ka kujtuar momentet e largimit nga Pallati i Rilindjes dhe mbylljen e kësaj gazete.
“Pikërisht para 15 vjetësh, doli numri i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës, pasi UNMIK-u na largoi nga Pallati dhe nuk na bëri më pas zgjidhjen e premtuar. Ne e kundërshtuam këtë vendim duke nxjerrë edhe 40 numra të jashtëzakonshëm, protestues edhe duke qenë jashtë Pallatit”.
“Kishim presione të vazhdueshme që të vetëlargohemi, një kohë e kanë ndalur edhe ujin dhe Pallati qelbej derisa më 21 shkurt në ora 16:00 na e ndërprenë edhe energjinë elektrike dhe mbyllen dyert e Pallatit me grila”, ka thënë Jashari në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.
Jashari ka treguar edhe se kur UNMIK-u kishte marrë ndërtesën e Rilindjes për të vendosur institucionet e përkohshme të Kosovës, duke premtuar se do të gjejë një vend të përshtatshëm për vazhdimin e punës së kësaj gazete, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Megjithatë, Jashari ka akoma shpresë.
“Unë shkruaj edhe sot, çdo ditë edhe për gazeta dhe agjenci por me kënaqësinë më të madhe do të shkruaja për Rilindjen”.
“Besoj se Rilindja do të rikthehet, besoj se Agjencia Kosovare e Privatizimit do ta privatizojë gazetën “Rilindja” që është një pasuri e madhe e Kosovës”.
“Çdo zgjidhje është e pranueshme, por është e papranueshme vetëm mbyllja dhe mospublikimi i gazetës “Rilindja””.
Nje shenim nga Behlul Jashari/Perkrahje Rilindjes nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar per Zhvillim Ekonomik te Kuvendit te Kosoves/
Profesori Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar per Zhvillim Ekonomik te Kuvendit te Kosoves, miku nga koha kur punonim bashke ne Rilindje, me dergoi sot nje mesazh ku me tregoi edhe per shenimin e tij ne Fb ne perkrahje te Gazetes Rilindja (eshte edhe ketu ne attach si ma derguan). Po e gjeni ne Facebook, meqe keni, se une nuk kam Fb
Deklaraten e protestes ne 72 vjetorin e numrit te pare e ne 15 vjetorin e debimit e mbylljes se dhunshme te Gazets Rilindja qe e kam derguar edhe ne adresa te drejtuesve te institucioneve, po me pare Muhameti e kishte lexuar te Gazeta DIELLI, si edhe me tregoi ne mesazh dhe shihet ne postimin e tij.