• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiperi-Itali dhe …Kolaboracionistët shqiptarë

November 19, 2014 by dgreca

….me nervin e shqiptarit, i bëm karshillëk edhe Serbisë duke u ngritur mbi rrethimin e stadiumit, në anë të pistës, pikërisht aty ku në 2010 një kaba e qullët e nacionalzimit me emrin Bogdanov, dogji flamurin tonë. Tamam mu aty ia kthyem edhe ne reston. Në Itali, në tokën azure. Dhe Italia na lejoi. Na lejoi shumë e më shumë. Ashtu siç ka bërë prej vitesh./
….Megjithatë përballë kësaj atmosfere, gjëndet diku ndonjë artikull ku termi kolaboracionist, me imtësi të stërholluara faktesh,(të cilat në kushtet e kohës mund të mos shërbejnë fare si argumenta) emrash, ashtu e kështu, i ngjan atyre përmbytjeve, po nga nata e mbrëmshme, që vërshuan dhe dominua rrugët e varfra të vendit tonë./
Nga ILIR LEVONJA/
Shumë webe hapeshin sot me tituj që reflektojnë një raport komunikimi të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo për faktin e ndeshjes midis kombëtarës tone dhe asaj të Italisë, dt 18 nëntor në stadiumin e Xhenoas. Madje, nuk i shpëton kësaj fryme edhe shtypi Italian. Po kështu edhe ato webe në tërë territoret shqipfolës. Tituj të tillë si ”humbëm me dinjitet” ”humbëm një stadium të mbushur me shqiptarë” ”21 mijë shqiptarë, nga 30 mijë që është kapaciteti i stadiumit” etj. Biles, me nervin e shqiptarit, i bëm karshillëk edhe Serbisë duke u ngritur mbi rrethimin e stadiumit, në anë të pistës, pikërisht aty ku në 2010 një kaba e qullët e nacionalzimit me emrin Bogdanov, dogji flamurin tonë. Tamam mu aty ia kthyem edhe ne reston. Në Itali, në tokën azure. Dhe Italia na lejoi. Na lejoi shumë e më shumë. Ashtu siç ka bërë prej vitesh.
Megjithatë përballë kësaj atmosfere, gjëndet diku ndonjë artikull ku termi kolaboracionist, me imtësi të stërholluara faktesh,(të cilat në kushtet e kohës mund të mos shërbejnë fare si argumenta) emrash, ashtu e kështu, i ngjan atyre përmbytjeve, po nga nata e mbrëmshme, që vërshuan dhe dominua rrugët e varfra të vendit tonë.
E kam fjalën për artikullin e profesorit Puto, në BalkanWeb.com, ”Pse bashkëpunuan me fashistët Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi” ?, të dt 19/11/2014.
Në fakt Shqipëria e atyre viteve ishte si të thuash toka e një tërësie mendësish. Kështu është edhe sot. Por pak më e moderuar. Kjo edhe prej ndikimit oriental që kishin as më shumë e as më pak figurat e kohës. Jo liderët politikë. Por si gjithmonë, historianët apo analistët e kohëve, ku këtu bën pjesë dhe profesori, nuk janë në front me historinë, janë me politikën. Kur nga ana tjetër, kjo e fundit i është nënshtruar prej kohësh vrullit ekonomik. Ashtu si edhe në kohën e Mustafa Krujës, apo Ernest Koliqit.
Unë do them shkurt disa përfundime. Në mënyrën time.
Ata bashkëpunuan për këto arsye. (Këto për më të thjeshtin vëzhgim nga analet e kohës së Shqipërisë sime.)
-Që Shqipëria të arsimohej. A nuk mburremi sot ne shqiptarët kur I dërgojmë fëmijët në universitetet e Italisë, Francës, Gjermanisë, e gjetkë?
A nuk e bëm këtë edhe kur ndërtuam socializmin? Dhe kur shanim perëndimin?!
-Që Shqipëria të ishte Shqipëri. Ajo natyrale. Ajo të cilën sot nacionalizmi ballkanik e quan Shqipëria e madhe. Edhe pse me gjysmë zëri e përmendim inisiativën e Koliqit, për të çuar arsmitarë në Kosovë, me paratë e Italisë. A nuk po I kërkojmë ambasadës italiane, përditë, bursa edhe tani.?
-Që Shqipëria të ishte pjesë e Europës, jo e lindjes sllavo-orinteale. A nuk po bëjmë këtë, madje me lutje e përgjërime sot e 24 vjet perëndimit? A nuk po I kërkojmë, pasaporta, mbrojte, investime etj? Njesime të monedhës.
– Që shqiptarët të kishin shtëpi, të ndërtonin, të jetonin . A nuk po e bënë këtë sot Shqipëria. Përmes emigracionit.
Mund të radhis pa mbarim. Ndofta dhe ata që e lexojnë këtë shkrim kanë filluar të radhisn të tjera.
Përgjigja më e mire, se perse bashkëpunuan Kruja e Koliqi. Mund dhe është, pamja e eksodit. Durrësi i vitit 1991. Që ai të mos ndodhte

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kolaboracionistet shqiptare

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT