• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të rinjtë Kosovarë vizitojnë Komandën e Forcës Detare/

July 21, 2017 by dgreca

Një grup anëtarësh të Shoqatës së Atlantikut në Kosovë vizitojnë Komandën e Forcës Detare/
IMG_3727Nga Shefqet Kërcelli/IMG_3748Më datën 20 korrik 2017, një grup anëtarësh të Shoqatës Rinore të Atlantikut nga Kosova {KYATA, Kosovo Youth Atlantic Treaty Association, Shoqata e Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës}, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Në pritjen e miqve nga Kosova morën pjesë Komandanti i Forcës Detare, Gjeneralmajor Ylber Dogjani dhe kuadro të shtabit të Forcës Detare. Mbasi i uroi mirëseardhjen, Gjeneral Dogjani i njohu shkurtimisht vizitorët nga Kosova me misionin e Forcës Detare, përpjekjet për reformimin dhe transformimin e kësaj force sipas standarteve të aleancës, operacionet e kryera në hapësirën tonë detare dhe pjesmarrja në operacionin “Sea Guardian”. Zoti Dogjani i uroi suksese anëtarëve të shoqatës atlantike të Kosovës në misionin e tyre për promovimin e vlerave të NATO-s në shoqërinë kosovare, që ndikon pozitivisht dhe në synimin e shtetit të Kosovës për anëtarësimin në këtë aleancë. Në vijim Kapiten i Rangut të III-të, Blerim Hoxha, i shpjegoi gjerësisht përfaqsuesve të KYATA, disa tregues kryesorë të Forcave Detare që lidhen me dislokimin dhe organizmin e kësaj Force, misionin, {pse një forcë dy misione?}, strukturat përbërëse, mjetet në përdorim, vendbazimet, personelin, infrastrukturën dhe planet e modernizimit. Gjithashtu kapiten Hoxha i njohu pjesmarrësit e këtij takimi me Sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare, QNOD dhe institucionet e saj përbërës, bashkëpunimi rajonal, operacionet në kuadër të NATO-s, etj. Anëtarët e KYATA, ndoqën me vëmendje cështjet e trajtuara për Forcën tona Detare dhe bënë pyetje të ndryshme që lidhen me monitorimin e hapësirës sonë detare.  Në fund të takimit ata falenderuan Komandantin e Forcës Detare për pritjen e bërë dhe shfaqën dëshirën për të bashkëpunuar në të ardhmen me aktivitete të tjera të përbashkëta. Në ditët e qëndrimit në Shqipëri përfaqsuesit e KYATA, zhvilluan takime dhe seminare në Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes dhe institucione të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes. I kontaktuar nga ana jonë, zoti Besim Salihu, Kryetar i Shoqatës KYATA, na njohu shkurtimisht me veprimtarinë e kësaj shoqate në Kosovë dhe më gjerë. E themeluar që në vitin 2010, Shoqata e Paktit Atlantik të të Rinjve të Kosovës, ka për qëllim kryesor të promovojë vlerat Euroatlantike të Aleancës së NATO-s, jo vetëm tek rinia, por tek gjithë shoqëria kosovare. Këtij qëllimi i kanë shërbyer rreth 17 aktivitete të ndryshme të organizuara nga kjo shoqatë gjatë këtyre viteve, si seminare, konferenca, tubime, etj. ku janë trajtuar tema për sigurinë, rrugët dhe mënyrat e integrimit euroatlantik dhe NATO, për diplomacinë, funksionimin e shtetit ligjor, mardhëniet civilo-ushtarake në një shtet demokratik, lufta kundër terrorizmit, mardhëniet ndërkombëtare, etj. Këto tema janë trajtuar dhe në aktivitetet e zhvilluara në vendin tonë, që përbën dhe edicionin e 7-të të aktiviteteve të KYATA. Duhet theksuar se anëtarësia e kësaj shoqate përfshin jo vetëm të rinj nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, SHBA, Maqedonia, Kroacia, Spanja, Anglia, Suedia, Holanda, Franca, Mali i Zi, etj. Shoqata funksionon mbi baza vullnetare dhe gëzon mbështetjen e opinionit dhe mjaft institucioneve në Kosovë. Le ti urojmë suksese në udhëtimin e nisur Shoqatës së të Rinjve Atlantikas në Kosovë!

Filed Under: Kronike Tagged With: komanda Durres, Shefqet Kercelli, Të rinjtë Kosovarë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT