• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komandanti i NATO-s: Rusia rreziku më i madh global

August 1, 2015 by dgreca

Komandanti i NATO-s thotë se Rusia përfaqëson sot rrezikun më të madh global. Gjenerali amerikan Philip Breedlove akuzoi Rusinë se vazhdon të mbajë trupa në rajonin e Donbasit, të Ukrainës Lindore. Këto komente gjenerali Breedlove i bëri në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, pas kthimit nga një vizitë në Ukrainë. Komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Philip Breedlove, vizitoi javën e kaluar Ukrainën. I sapokthyer në Pentagon, ai dha një intervistë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet sot Aleanca. Gjenerali Breedlove theksoi se Rusia përfaqëson sot rrezikun më të madh global. Ai akuzoi Rusinë se vazhdon të mbajë trupa në rajonin Donbass, të Ukrainës Lindore. “Pra, ky vend ka përdorur forcën për të ndryshuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Ky është një vend që disponon një arsenal bërthamor shumë të madh, dhe që e përmend haptazi mundësinë e përdorimit të këtij arsenali. Ajo çka shohim është një Rusi revanshiste, e cila ka një përqasje të re ndaj sistemit të sigurisë në Evropë.” Gjenerali Breedlove nuk përjashton se ka hapësira ku mund të bashkëpunohet me Rusinë, si p.sh. për çështjen e Iranit, por se kjo nuk po reflektohet në aspektin e sigurisë së Evropës. “Në Evropë, ata kanë krijuar tashmë një model, si p.sh. në Gjeorgji, në Transnistria, në Krime, në Donbass, ku përdorimi i forcës është gjuha e ditës. Kjo nuk është ajo çfarë ne dëshirojmë të shohim në tiparet e një partneriteti në Evropë.” Komandanti i NATO-s thotë se aleanca vazhdon të besojë në një zgjidhje diplomatike, ndërkohë që po i jep ndihmë Ukrainës, si dhe po ndërmerr masa të gjera për sigurinë e vendeve balltike, si nëpërmjet stërvitjeve ushtarake, ashtu edhe politikisht, siç ndodhi gjatë takimit të Uellsit, kur të 28 vendet anëtare ripohuan përkushtimin ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s. I pyetur mbi shqetësimet se ç’do të ndodhë nëse konflikti zgjerohet në vendet balltike, ai tha se NATO është e angazhuar të mbrojë të gjithë anëtarët e saj. “Mënyra më e mirë për të mos patur luftë është të përgatitesh për luftë… Pra, ne duhet të jemi të përgatitur, në mënyrë që ta evitojmë.” Por, a mund të shihen këto manovra si provokim nga Rusia? “Ne marrim masa mbrojtëse, në bazat tona. Ne nuk po vendosim forca të mëdha në Balltik. Momentalisht, ka vetëm nga një kompani ushtarësh amerikanë në secilin nga tre vendet balltike. Është madje shumë më pak se proporcionale.” Një Evropë e sigurtë, e lirë dhe në paqe, ka nevojë për një Rusi partnere, mendon Gjenerali Breedlove, dhe shton se zyrtarët e Pentagonit po mundohen në të gjitha forumet të rikrijojnë urat e komunikimit ushtarak me Rusinë, që dikur ishin rutinë. Por, ai thekson se përpjekjet për një riafrim nuk do të jenë të lehta. “Nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë dhe nuk do të ndodhë shpejt. Kjo punë me Rusinë është diçka afat-gjatë.” Duke folur edhe për një rrezik tjetër global, kërcënimin e Shtetit Islamik, Gjenerali vlerëson së tepërmi futjen e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s, në luftën kundër Shtetit Islamik. “Po punojmë tani për mënyrat se si do të përdorim bazat ushtarake, si ato në Incirlik dhe Diyarbakir, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme që të mundemi të vazhdojmë fushatën e përbashkët me Turqinë, si anëtare e këtij koalicioni.”

Filed Under: Rajon Tagged With: global, Komandanti i NATO-s:, më i madh, Rusia rreziku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT