Yjet botërorë të Futbollit i kanë dalë në krahë futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, që si luanë e mbrojtën simbolin Kombëtar, në një arenë huliganësh. Ronaldo, Beckham, Ibrahimoviç, Balotelli, Zanneti, Gattuso, Drogbah:Perkrahim shqiptaret… Shih deklaratat dhe komento se me ke ishte e vërteta. Shprtesojmë që të reflektojë edhe ylli i dikurshëm, PLATINI, idhull si futbollist edhe nga shumë shqiptarë…por jo si kryezartar i futbollit….qe ka frike nga bombat imagjinare…!
Por cfare kane thene ata?
Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen eleminatore mes Serbisë dhe Shqipërisë, e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po flet për skenat e dhunës që tronditën jo vetëm shqiptarët por të gjithë ata që e duan lojën e futbollit.
Shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit reaguan pas ngjarjeve duke i dënuar ashpër ato, por 5 prej tyre kanë qenë më të bujshmet:
Cristiano Ronaldo: Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Mbeta i tronditur kur pashë filmimet.
Didier Drogba: Nuk është vetëm trimëri të mbrosh flamurin tënd është detyra e çdo njeriu, edhe unë do ta mbroja flamurin njëjtë si ndodhi në Beograd, shpresoj të funksionojë drejtësia.
David Beckham: Jeni shembulli më i mirë për të treguar se si mbrohet flamuri i kombit tuaj me nder, jeni heronj të kombit tuaj.
Zlatan Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër.
Jurgen Klopp: Fuck Serbia, ky nuk është futboll dhe Fair Play.
Mario Balotelli: 32 mijë serbë u mposhtën nga 23 shqiptarë. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm, është e mahnitshme.
Javier Zanetti: Kam respekt për serbët por ajo që bënë është turp për futbollin. Shqiptarët?Luanë.
Gattuso : “Shqiptarët heronj dhe patriotë të vërtetë. Më emocionuan shumë me mënyrën si e mbrojtën flamurin. Dhe më besoni nuk ishte aspak e lehtë për ta te reagonin në atë ambient të pështirë. Edhe unë do veproja si Cana me shokë, madje edhe më keq”.(BS)
.
.
Shqiptarët në Turqi mbështesin kombëtaren shqiptare
Kryetari Halil Metin: ‘Ne e dënojmë këtë akt të dhunës ndaj shqiptarëve dhe ftojmë median e Turqisë që të mbështesë Shqipërinë dhe dënojmë dhe çdo shkrim që është publikuar në Turqi kundër skuadrës shqiptare’ tha për median./
Shoqata ‘Vllazëria Shqiptaro-Turke’ e themeluar në vitin 1952 me qëndër në Stamboll në një deklaratë për median mbështet skuadrën e Futbollit të Shqipërisë. Kryetari I Shoqatës ‘Vllazëria Shqiptaro-Turke’ Halil Metin shprehu shqetesimin e tim për dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë. Metin, në komunikatën për media shprehu se është e papranueshme dhe shprehim shqetesimin tonë që u ushtrua dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë sepse ende nuk dihet se kush e dërgoi helikopteri me telekomandë me flamurin e Shqiperisë. Metin, ‘Ne e dënojmë këtë akt të dhunës ndaj shqiptarëve dhe ftojmë median e Turqisë që të mbështesë Shqipërinë dhe dënojmë dhe çdo shkrim që është publikuar në Turqi kundër skuadrës shqiptare’ tha për median.(Per Diellin- Ervin Shkulaku)-Ne Foto: Shoqata Shqiptaro-Turke
Ambasada angleze pengon Kombëtaren Shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë median dhe të gjithë opinonin shqiptar, në lidhje me mospjesëmarrjen e Ekipit Kombëtar Shqiptar U-21, në ndeshjen miqësore kundër homologëve të Katarit, që do të zhvillohej në 6 gusht në “Dandy United Stadium”, të Skocisë. Kjo ështe një ngjarje që Federata Shqiptare e Futbollit e quan të rëndë dhe një incident të paprecedent.
Bëjmë me dije opinionin publik dhe median shqiptare se për këtë ndeshje, prej dy muajsh Federata Shqiptare e Futbollit, ka vlerësuar me seriozitetin më të lartë, këtë event dhe procedurat përkatëse, duke përgatitur lista me kandidatë (shumë e vështirë, duke patur parasysh që futbollistët gjatë kësaj periudhe janë në fazë përgatitore me ekipet e tyre) dhe duke plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, Aplikimi është kryer nëpërmjet agjensisë “Teleperformancë” (autorizuar zyrtarisht për këto çështje nga Ambasada Angleze në Poloni) më datë 22 dhe 23 korrik. Janë dorëzuar te gjitha dokumentat përkatëse për aktivitetin financiar nga fluturimi, akomodimi, transporti lokal dhe gjithçka tjetër, që ishin të mbuluara. Regjimi i kërkuar i vizave ishte “priority”.
Sot më datë 4 gusht, ekipi priste që të merrte vizat dhe të nisej për në Skoci, por përgjigja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ishte një refuzim i papritur sidomos “për arësye financiare!”, pavarësisht dokumentacionit të plotë e të dorëzuar në afat.
Federata Shqiptare e Futbollit, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj në lidhje me këtë procedurë absurde. Po, është absurde, që kjo i ndodh një ekipi kombëtar të një vendi që është anëtar i FIFA-s që nga 1932 dhe i UEFA-s, që nga viti 1954. Është totalisht e papranueshme që ti mohosh vizën një ekipi kombëtar në vitin 2014, njësoj sikur kjo të ngjante fill pas rënies së “perdes së hekurt” në pragun e viteve ’90.
Pavarësisht se kjo situate nuk erdhi si pasoje as e dëshirës, as e seriozitetit dhe as të mundësive tona, Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon ndjesë Federatës homologe të Katarit, e cila mori përsipër organizimin e kësaj ndeshjeje, për dëmin moral dhe material që iu është shkaktuar, nga një procedurë absurde vizash e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Federata Shqiptare e Futbollit, garanton opinionin se duke filluar nga sot, ajo ka vënë në dijeni të gjitha organizmat e fuqishme të futbollit europian dhe botëror (FIFA dhe UEFA) si edhe Federatën Angleze në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që cënon zhvillimin e futbollit dhe pengon ecurinë e ekipeve tona kombëtare, si edhe bashkëpunimin me federatat e tjera. Gjithashtu, ajo i bën me dije Ministrisë së Puneve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, që të kërkojë nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike, shpjegime në lidhje me këtë incident, që cënon mjaft perfomancën e Ekipeve Kombëtare Shqiptare, punën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjithë imazhin shqiptar në botë.
FSHF, do të jetë transparente dhe e hapur edhe me mediat angleze të interesuara, për t’i ofruar të gjithë korrespondencën, që lidhet me këtë refuzim të pakuptimtë dhe për t’i sensibilizuar, kundër këtyre praktikave absurde dhe të vjetëruara.
Shprehim besimin tonë, në mirëkuptimin e lojtarëve të ekipit kombëtar U-21, stafit, familjarëve dhe në mënyrë të veçantë opinionit publik dhe medias, për gjithçka ka ndodhur.
FSHF, garanton se do të punojë seriozisht në ditet në vijim duke vënë në lëvizje të gjithë potencialin e saj, që kjo çështje të zbardhet në rang ndërkombetar dhe të tilla episode të mos përsëritën më.