New York- 25 shtator 2013- Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani u prit nё njё drekё pune dhe pati njё bashkёbisedim miqёsor me pёrfaqёsues tё Komitetit Amerikano-Hebre, tё ardhur enkas nga shtete tё ndryshme tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.
Nё mesazhin pёrshёndetёs, pasi falënderoi mikpritёsit pёr pritjen e ngrohtё, Presidenti Nishani, pёrgёzoi Komitetin Amerikano-Hebre pёr misionin dhe veprimtarinё shumё efikase dhe shtoi se ndihet tejet i inkurajuar nga vullneti i shprehur pёr forcimin e mёtejshёm tё lidhjeve dhe bashkёpunimit ndёrmjet shqiptarёve dhe popullit izraelit.
“Tashmё, ёshtё i njohur fakti se shqiptarёt ushqejnё ndjenja respekti dhe miqёsie pёr çdo hebre, kudo ndodhet nё Izrael, Amerikё apo ndonjё vend tjetёr tё botёs. Mbi kёtё bazё ne kemi bёrё gjёra shumё tё mira, por do tё bёjmё gjёra edhe mё tё mira nё interes tё popujve dhe vendeve tona.”
Pasi bёri njё paraqitje tё shkurtёr tё zhvillimeve demokratike, tё arritjeve nё integrimin euroatlantik, politikёs rajonale tё bashkёpunimit dhe fqinjёsisё sё mirё dhe aspiratave tё Republikёs sё Shqipёrisё, Presidenti u shpreh se marrёdhёniet me Izraelin janё shumё tё rёndёsishme.
Kreu i Shtetit u ndal, gjithashtu, shkurtimisht nё vizitёn e tij tё para pak javёve nё Izrael, duke shprehur kёnaqёsinё pёr pritjen e shkёlqyer tё ofruar, bisedimet e frytshme pёr zhvillimin e bashkёpunimit dypalёsh dhe shtoi se ёshtё ndjerё i prekur nga ngrohtёsia qё gjeti kudo dhe veçanërisht nga mirёnjohja pёr atё që shqiptarёt kanё bёrё pёr shpëtimin e hebrenjve gjatё Holokaustit.
Mё tej, takimi vazhdoi me njё bashkёbisedim tё hapur, gjatё tё cilit Presidenti iu përgjigj pyetjeve tё tё pranishmёve pёr zhvillimet e brendshme nё Shqipёri, situatën nё rajonin e Ballkanit, procesin e integrimit evropian, Lindjen e Mesme, Sirinё dhe zhvillime tё tjera globale.
Nё ndёrhyrjen e saj, Presidentja e Organizatёs Shqiptaro-Amerikane tё Gruas “Motrat Qiriazi, Dr. Anna Kohen shprehu me emocion mirёnjohjen ndaj shqiptarёve pёr shpёtimin e familjes sё saj gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore dhe apeloi pёr mbёshtetjen e nismave pёr ruajtjen e trashёgimisё kulturore tё hebrenjve nё Shqipёri.
Presidenti Nishani theksoi, gjithashtu, edhe nevojёn qё brezat e rinj tё informohen mё shumё me Holokaustin dhe diktaturat si ajo komuniste, me qёllim edukimin e tyre me ndjenjёn e tolerancёs dhe pranimit tё tjetrit ndryshe.