• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR NE SHBA FESTON FITER BAJRAMIN

July 5, 2016 by dgreca

*Myslimanët, takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta/

*Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks./

 NGA BEQIR SINA/ NEW YORK : Pasi kane përmbyllur 30 ditë agjërim, besimtarët shqiptarë myslimanë, në SHBA, kanë falur sot heret në orët e para të mëngjesit, në të gjitha xhamitë shqiptare myslimane, namazin e Fitër Bajramit apo Bajramin e Madh.Kjo ditë e shënuar vjen pas një muaj ku besimtarët çdo ditë duke filluar që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij, as hëngrën e as pinë, duke shpresuar kështu që të fitojnë edhe sevapin e Krijuesit.

Ata, thuhet se me këtë veprim( agjerim) bënë përpjekjet si çdo besimtarë mysliman, që ka agjeruar për t’u mbrojtur nga çdo lloj mëkati.Dhe, në përfundim me mbarimin e muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë myslimanët, sot i ka përshirë entuziazmi dhe gëzimi i Bajramit të Madh .

Ku tani, për 3 ditë, gjatë kësaj feste, Myslimanët në tërë botën takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për tolerancë, mirësi, lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta ndër të gjithë beimstarët e botës.

Ndërkohë, sot sikundër, në çdo vend të botës, ku jetojnë besimtarët mysliman, edhe këtu në SHBA, festa e Fiter Bajramit, ka nisur me faljen e mëngjesit, në orën 07:10, simbas orës lokale, ku me mijëra besimtarë kanë kryer ritin e faljes në xhamitë shqiptare islame, Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Kenektiket, Florida, Uashington, North Karolina, Filadelfia, Tampa, e tjer.

Ceremoni të tilla për faljen e namazit të Fitër Bajramit, u mbajtën sot në mëngjes heret, edhe në zonën e Tri – Shteshit, në rreth 7 xhami të ndryshme të komunitetit shqiptarë mysliman në shtetet New Jersey, Connecticut, dhe New York .

Numëri më i madhë besimtarëve të moshave të ndryshme ishin për të falur namazin e Fitër Bajramit, në New York, dhe New Jersey, të cilat kan edhe numërin më të madh të shqiptarëve të besimit mysliman. Sidomos, atyre që banojnë në ishullin e Staten Island, qytetin e Brooklynit, dhe në qytetet Paterson, Freehold, dhe Garfield të New Jerseyt, aty ku për faljen e namazit të Fitër Bajramit, morën pjesë me mijëra besimtarë shqiptarë, myslimanë, emigruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia (Kumanova, Struga, Kërçova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, dhe, nga Mali i Zi( Ulqini, Kraja, Palvë e Guci) si dhe Lugina e Preshevës, (Bujanovc, Medvegje, e Preshevë).

Në messazhin e Komunitetit Musliman Shqiptarë për Amerikë e Kanada nga Imam Muhamed Osmani – Xhamia Shqiptare “Qendra Islame Shqiptaro Amerikane” në Garfield të Nju Xhersit, thuhet :

Le ta falënderojmë me gjithë shpirt Krijuesin tonë që na e mundësoi edhe një herë t’i përjetojmë dhe kompletojme obligimet e tije me plote bukuri , mrekulli dhe të gjitha të mirat e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Sot, me henen e re ne Horizont po përfundojmë me agjërimin. Nesër, në fytyrat e të gjithë besimtarëve, kudo në botë, do të shpërthejë natyrshëm një gëzim, sepse kemi festën e Bajramit .

Kjo feste eshte Kurora e deviteshmerise dhe perkushtimit ndaj Zotit. Ne thelle jemi te bindur jemi ngjitur larte ne piramiden e njerzores aduke hequr dorë nga veset e këqia, nga praktikat e djallëzuara, duke hequr dorë nga përgojimet, nga përgjimet, nga shpifjet dhe përçarja, duke qenë gjithmonë në ibadet, në lutje, të përkushtuar për ta ndjekur vetëm rrugën e Allahut Fuqiplotë.

Përkushtimi ynë për ta ndjekur Rrugën e Vërtetë është e vetmja pasuri e jona që na bën të lumtur si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.

Besimtarë të dashur, pas faljes së namazit të Bajramit, të gjithë do të rendni nëpër shtëpi për të shprehur gëzimet dhe uratat tek familjet, tek të afërmit, tek të dashurit e juaj. Ndajeni sofrën tuaj të begatë me ata që nuk kanë, me fqinjët tuaj, shpreni mëshirë, afërsi dhe unitet.

Motra e vëllezër, e lus Zotin Fuqiplotë që keto miresi te ketij muaj qe kishin karakter shpirterore e fizik , po qe u deshmua edhe ne sferat tjera te jetes sone , gjer te perfaqesimi i denje i kombtares se futbollit tone ne Europe , ta ndjekin pa ndale Shqiperine e Shqiptaren ane e kend botes . Zoti i bekofte SHBA.Zoti e befte tere boten vend drejtesie , paqe e miresie.

Ju uroj Gëzuar e për shumë mot Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë!

Kurse, në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island, sot heret në mëngjes më shumë se 3 mijë besmitarë kan fal namazin e Fitër Bajramit, njëra nder festat kryesore të besimtarëve Musliman.

Programi i ceremonisë festive, në këtë xhami, filloj me leximin e sures Jasin- nga libri i shenjtë të Kur’anit, pastaj vazhdoj falja e namazit të Sabahut-mengjezit, që u kryesue nga Hafizi Dr. Dhulkarnein Vardari ( Presidenti i Qendrës), duke vazhduar më tutje me ligjeratat e Efendi Enis Hoxha, dhe mëpastaj ligjerata e Dr. Dhulkarnein Vardari i cili poashtu udhëhoqi faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Ndërkaq, ligjeratën e festës së Fitër Bajramit – hutben- e mbajti Dr. Tahir Kukaj.

Gjatë ligjeratës së tij Kukaj, theksojë se “Gara e tyre shpirtërore gjatë muajit të Ramazanit, ishte e përqendruar në përfitimet e tyre fetare, shpirtërore, intelektuale, sociale dhe familjare. Ndërkohë, që sot është dita që Muslimanët, të marrin shpërblimin e tyre për adhurimet e tyre gjatë muajit të Ramazanit”

Dr. Kukaj, tha se festimi i festës së Fitër Bajramit nënkupton të arritura jetike të besimtarëve, që do ti ndihmojnë ata në mbarë zhvillimin e jetës se tyre; në paqe e prehje shpirtërore. Agjerimi ishte një kurs intensiv të cilit iu nënshtruan besimtarët me vullnet të plotë dhe me deshirë, që gjatë këtij muaji fisnik të fitojnë cilësi të larta shpirtërore dhe humane, çka i garanton secilit se ka arritur në një nivel të duhur të ndergjegjëjes njerëzore dhe sinqeritetit shpirtërorë për të cilat ka nevojë esenciale njeriu në kohen ku në shumë raste e vende mbretëron egoizmi, racizmi, abuzimi, deshira per dominim dhe korrupcioni, ku në menyrë direkte reflektohet në jetën e mbarë njerëzve.

Duke ju drejtuar mijëra besmitarëve, në faljen e namazit të Fitër Bajramit, Dr. Tahir Kukaj, ka nënvizuar se:” Festat në Islam kan karakter hyjnorë dhe human. Muslimanët, tha ai vetëm Zotin e madhërojmë dhe e falenderojmë për çdo gjë në jetë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe udhëzim kerkojmë. Ndersa apekti human i festave, tha ai në islam shprehet në menyren si si Muslimani bashkfeston festat me vëllezër e motra, të festojmë se bashku me të varfer dhe të pasur me të gjitha shtresat e shoqërisë. Pejgamberi a.s ynë na mëson se në ditet e festes se Fitr Bajramit duhet ti kemi parasyshë në mënyrë primare familjen dhe të varferit.”

Vëllezer e motra, iu drejtua ai të gjithë besimtarëve, Kukaj, ne muslimanët në SHBA, jemi ndër besimtarët më fatlum në botë.

Duke permendur se cilësia e jetës, liria dhe mundësitë e realizimit të deshirave dhe ëndërrave tona në realitet, është shumë më lehtë se kudo në botë. Andaj, u shpreh Kukaj, e madhërojmë Allahun për këtë mirësi, e po ashtu i jemi mirënjohës këtij vendi bujar e madhështorë, që na ka mirëpritë dhe na i ka dhanë gjithë të drejtat fetare e kombëtare.

“Ne shqiptarët, tha ndër të tjera Dr. Tahir Kukaj, në veçanti jemi mirënjohës për ndihmën e pafund të këtij shteti dhanë kombitë tonë, qoftë në Shqiperi, Kosovë dhe trojet tona shqiptare në Ballkan. Zoti e bekoftë Amerikën dhe vendet tona, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare”.

Ndërkohë, atë që quhet manifestimi qendror si çdo vitë simbas traditës së tyre, besimtarët muslimanë shqiptarë të këtij komuniteti e mbajnë, si gjithmonë në Xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York, Xhaminë e Bruklinit – Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, e cila gjendet në qendër të qytetit.

Ceremonia e faljes së Bajramit këtu filloi heret në mëngjes me faljen e namazit të sabahut. Kurse namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 07: 10 minuta, sipas kohës në New York, dhe e udhëhoqi krye-Imami i kësaj xhamie Osman Zaka . Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij Imam Roland Çinari.
Ndërkohë, që Imami i kësaj xhamie, Osman Zaka, ligjëronte qindra besmitarë dëgjonin më vëmendje porositë e tij – rreth të mirave materiale që na i ka falur Zoti, “të cilat, tha ai ne duhet ti shfrytëzojmë në mënyrë parimore, duke mos harruar asnjëherë dhe aspektin social dhe human, sidomos për ata që kan për të dhuruar dhe ndihmuar të japin tek ata që skan, janë të vobektë, të sëmurë apo kan kaluar fatkeqësi.”
Imam Zaka, gjithashtu, shpërndau me kë rast edhe mesazhin e tij në këtë ditë të shenjtë, e cila ishte: “Që të jemi të bashkuar se cili prej nesh rreth fesë dhe kombit tonë, të rrimë bashkë e të mos shpërndahemi, të jemi model i familjes dhe i fëmijëve tanë, i ardhmërisë sonë. Dhe, dhashtë Zoti të bashkuar do të kemi ma shumë të mira për krejt popullin shqiptarë siç e kemi ëndërruar gjithmonë të jemi të zotët e vetetës kudo në tokat tona“ tha imami Zaka.

Ndërkohë,në ligjeratën e tij, hutben, imami Roland Çinari, me lutje iu drejtua Allahut të Madhërishëm për paqë e mirësi, shëndet e të mira në çdo familje. Imam Çinari, është lutur për të gjithë besimtarët duke iu uruar atyre shëndet dhe gëzime në familje tek të gjithë besimtarëve islamë,

Në fjalën e tij, ai pasi ka uruar besimtarët për përfundimin me sukses të agjërimit të muajit Ramazan, dhe është përqendruar te disa nga vlerat e harmonisë dhe e vëllazërisë islame në mesin e besimtarëve. Ai ka kërkuar nga të pranishmit, që ta ruajnë fenë islame dhe ta vlerësojnë mirësinë e lirisë dhe të harmonisë së besimit në mesin e besimtarëve.

Në ditët e Fitër Bajramit, u bënë vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve. Në këto ditë besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek më të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape. Një e mirë e kësaj feste është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët. Pas namazit të Fitër Bajramit besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurire dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat e tyre, duke çuar lule të freskëta, në varret e tyre.

Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, feston, Fitër Bajramin, KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR NE SHBA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT