KA THENE KONICA….
“Unë parandjej: në agimin e të nesërmes një Shqipëri të lulëzuar demokratike dhe intelektuale, ku do të jetojë një rini kërshëriplotë e dhënë pas artit, bukurisë dhe punës. Këta shqiptarë të rinjë do të gjykojnë me një drejtësi të çiltër përçapjet tona, përplot me gabime, po të zjarrta sinqerisht. Ata do të shqyrtojnë, me të gjitha burimet dokumentare dhe kritike atë që ishte gjuha jonë dje dhe atë që do të bëhet gjuha jonë nesër, gjuha në të cilën ata do t’i shprehin mendimet dhe ëndërrat e tyre, dhe bukurinë e vitalitetin e kësaj gjuhe do ta hulumtojnë dhe do ta dinë ta shkoqisin.”
***
“ . . . Edhe një ndjenjë tjetër, atë që me gjithë dëshirë do ta quaja ‘afsh kombëtar’ d. m. th. një vullnet i domosdoshëm për ta ndier e përjetuar e ka pllakosur rininë shqiptare kohë më parë. Së këndejmi shpresojmë se ky afsh kombëtar, kjo flakë, të përhapet, të mos shuhet dhe të përforcohet akoma më tepër. Ta duash Shqipërinë, nuk do të jetë më si dikur një sport, po do të jetë vullnet për gëzimin e jetës.”(I mblodhi Anton Cefa)