Nga Gjek Gjonlekaj*/
New York, 15 nëntor – Në këtë njëqindvjetor të madh të historisë së kombit, Elez Biberaj e ka vendin të përmendet për meritat në historinë e zhvillimeve të fundshekullit XX, dekadës nga më të rëndësishmet për kombin shqiptar.
Pasi u vendosa nё New York nё fillim tё viteve ’70-ta dёgjova pёr herё tё parё pёr Elez Biberajn. Aty u njoha me Kadri Avdyl Gjonbalaj dhe familjen e tij. Ata flisnin jashtëzakonisht mirё pёr Elezin.Tregonin pёr karakterin e tij tё shkёlqyeshёm dhe sukseset nё shkollё.U bёra kurioz pёr ta njohur kёtё djalë shqiptar.
Nё verёn e vitit 1978, “Vatra” organizoi nё New York njё konferencё shkencore pёr 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit. Nё atё akademi morёn pjesё profesor Rexhep Krasniqi, profesor Zef Nekaj, Nermine Vlora, Elez Biberaj e tё tjerё. Pjesmarrёsit i pёrgёzuan ligjёruesit pёr kumtesat e tyre. Por Elez Biberajn e pёrgёzuan edhe mё shumё pёr kumtesёn e tij me titull: “Veprimtaria Ushtarake e Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit nё Shqipёrinё Veriore nё vitet 1878-1881”. U gёzuan pёr paraqitjen dinjitoze tё kёtij studenti shqiptar, i cili posa kishte mbaruar studimet post-diplomike nё Universitetin Columbia – magjistёr i filozofisё. Shihej qartё se ky pinjoll i familjes sё Haxhi Zekё Biberit po vazhdon rrugёn e tij tё lavdishme pёr çёshtje kombёtare.
Pas konferencёs bisedova shkurt me zotin Biberaj dhe kёmbyem numrat e telefonave dhe adresat. Ishte shumё modest dhe i pёrzemёrt. Herё pas here shkruante pёr shtypin shqiptar tё Amerikёs. Shkrimet e tij ishin tё veçanta. Nё atё kohё Elez Biberaj bёnte kёrkime nё arkivat e New York-ut, bile njё ditё kishte zbuluar nё Ivo Institut pёr Kёrkime Hebreje njё letёr tё Gjergj Fishtёs, dёrguar ambasadorit amerikan, Herman Bernstien, me rastin e botimit tё Kanunit tё Lekё Dukagjinit. Letra e Gjergj Fishtёs mban datёn 27 maj 1933 dhe, sipas kёrkesёs sё zotit Biberaj, u botua nё gazetёn “Dielli”.
Pavarёsisht se Elez Biberaj ishte shumё i ri nga mosha e nderonin tё gjithё akademikёt dhe dijetarёt shqiptarё e amerikanё. Shumё organizata shqiptaro-amerikane e ftonin pёr fjalime nё konferenca tё ndryshme kombёtare, edhe pse Elez Biberaj nuk bёnte pjesё nё asnjё grupim politik. Fjalimet e tij ishin mё shumё akademike se politike. Nё fund tё viteve të ’70-ta e vizitova nё shtёpi, nё Bronx, New York, ku aso kohe jetonte me familjen. Mё priti mirё dhe mё tregoi nё dhomёn e tij tё vogёl bibliotekёn personale tё pasur dhe elegante. Mё plotёsoi njё lutje pёr punё pranё ‘Zёrit tё Amerikёs’, duke mё dhёnё disa udhёzime me rёndёsi. Njё vit mё vonё Elez Biberaj filloi punёn pranё ‘Zёrit tё Amerikёs’. Pak me vonesё, por e pranova, bile nё fillim banova nё shtёpinё e tij, nё Washington. Zoti Biberaj pas njё kohe u pranua nё Agjensinё Amerikane tё Informimit (U.S. Information Agency) si specialist pёr çёshtje sovjetike dhe evro-lindore. Atje punoi deri nё vitin 1986, kur u emёrua drejtor i seksionit shqiptar tё ‘Zёrit tё Amerikёs’. Tёrё kohёn botonte studime pёr Kosovёn nё revistat dhe gazetat mё prestigjioze amerikane dhe britanike. Elez Biberaj merrte pjesё nё tё gjitha demonstratat dhe aktivitetet pёr Kosovёn, pavarёsisht se ndonjё zyrё amerikan aso kohe nuk e shikonte me sy tё mirё pёr ato pjesёmarrje. Cenzura amerikane ishte shumё e ashpёr ndaj shkrimeve tё tij. Shumё nga ato shkrime tё cenzuruara i kam parё me sy para se janё botuar. Kosova pёr Elez Biberaj ishte qendra e universit, ishte dashuri e dhimbje.
Me 13 maj tё vitit 1981 lajmet ndёrkombёtare njoftuan pёr rёnijen heroike dhe tragjike tё Tahir Mehёs, nё Prekaz tё Kosovёs. Elez Biberaj atё ditё kishte qёlluar spiker dhe ndёrsa lexonte atё lajm tё hidhur kishte pёrjetuar emocione tё papёrshkrueshme pёr rёniien e Mehёs. Ndërkohë, edhe pse ishte larguar nga Shёrbimi Shqiptar i “Zërit…”, çdo ditё bёnte telefonata nё zyrёn tonё dhe pyeste pёr situatёn nё Kosovё. Vazhdimisht sillte shkrime dhe komente tё shtypit tё huaj pёr Kosovёn. Elez Biberaj kishte bёrё disa vjet mёsime nё Gjakovё dhe ruante kujtime tё mira pёr atё qytet, sepse vendlindja e tё parёve tё tij, Shoshani i Tropojёs, ёshtё Malёsi e Gjakovёs, kurse vetë Kishte lindur në Guci.
Menjёherё pas studimeve postdiplomike nё Universitetin Columbia, Elez Biberaj paraqiti kёrkesёn pёr disertacionin e doktoratës. Tema “Marrёdhёniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948” nuk iu pranua, prandaj pas njё kohe paraqiti tezёn tjetёr tё doktoratës me titull: “Marrёdhёniet Kino-Shqiptare”, që u prit mirё. Nё vitin 1984 mbrojti me sukses nё Universitetin Columbia disertacionin e doktoratës dhe mori Ph.D – doktor i shkencave politike. Njё ditё mё vonё erdhi pёr vizitё nё zyrёn tonё nё Washington dhe editori i shёrbimit tonё, Gaspёr Kiçi, u ngrit nё kёmbё dhe duke buzёqeshur i shtriu dorёn: “Good Morning Dr. Biberaj”! (Mirё mёngjesi Dr.Biberaj!) tё gjithё u ngritёm nё kёmbё dhe e uruam pёr kёtё sukses akademik.
Ndërkohë Dr.Elez Biberaj u emёrua drejtor i Seksionit Shqiptar tё ‘Zёrit tё Amerikёs’ (nё verёn e vitit 1986). Emёrimi u vonua pёr shkak tё qendrimeve tё tij politike ndaj Kosovёs, sepse ishte çёshtje shumё delikate pёr politikёn e jashtme amerikane. Diplomatёt dhe specialistёt amerikanё tё Ballkanit parashikonin turbullira tё mёdha nё atё rajon dhe Kosova ishte “Thembёr Akili” pёr Jugosllavinё. Elez Biberaj e pranoi kёtё barrё tё rёndё. Pranoi pёrgjegjёsinё mё tё madhe qё mund tё kishte pranuar ndonjё shqiptar nё shekullin e kaluar nё Shtetet e Bashkuara. Ai drejtoi ‘Zёrin e Amerikёs’ nё periudhёn mё kritike nё historinё e popullit shqiptar. Ndryshimet politike nё Shqipёri dhe Lufta nё Kosovё pёr pavarёsi ishin tema tё pёrditshme pёr ‘Zёrin e Amerikёs’. Dëgjuesve do t’u kujtohen reportazhet, intervistat e raportet nga aktorë në frontin e luftës në Kosovë, si dhe nga ata të dramës shqiptare në Shqipëri gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet. Nё atё kohё ‘Zёri’ ishte i vetmi zё lirie pёr botёn shqiptare. Elez Biberaj para se tё largohej nga shёrbimi shqiptar, nё vitin 2004, organizoi transmetimet e pёrditshme televizive tё ‘Zёrit tё Amerikёs’. Mobilizoi tё gjitha forcat e profesionistёve shqiptarë qё e drejtojnё sot kёtё emision radio-televiziv.
Pёr dy dekada Elez Biberaj e transformoi kёtё shёrbim nё emisionin mё tё sukseshёm tё ‘Zёrit tё Amerikёs’, prej ku transmetojnё pothuajse nё 50 gjuhё tё huaja. Elez Biberaj bёnte komente tё shkёlqyeshme nё ditёt mё kritike tё çёshtjes shqiptare. Dёgjuesit shqiptarё i prisnin çdo mbrёmje komentet e tij. Kёshtu i kishin pritur dikur komentet e Tajar Zavalanit dhe tё Anton Logorecit nё Radio Londёr. Mund tё thuhet lirisht se Elez Biberaj ishte gazetari, analisti dhe drejtori mё i suksesshёm i ‘Zёrit tё Amerikёs’ i tё gjitha kohёrave. Elez Biberaj ёshtё ikonё e ‘Zёrit tё Amerikёs’ (icon of Voice of America).
Ai ka botuar anglisht disa libra pёr çёshtjen shqiptare. Ka publikuar studime me autorё amerikanё nё shumё vepra tё tjera shkencore. Ka botuar artikuj nё Enciklopedinё Britanike, nё Conflict Studies, Problems of Communism,The World Today, East European Quarterly, dhe ka bёrё komente nё tё gjitha kanalet televizive amerikane nё periudhёn mё kritike tё Kosovёs dhe Shqipёrisё. Ka mbajtur ligjёrata nё dhjetёra institute e qendra politike amerikane. Ështe i njohur pёr analizat e tij politike nё Woodrow Wilson Center nё Washington. Ka marrё pjesё nё Amerikё e nё Evropё si gazetar e specialist nё shumicёn e konferencave ndёrkombёtare pёr çёshtjen shqiptare. Tё gjithё gazetarёt dhe editorёt amerikanё e pranojnё se Elez Biberaj e shkruan gjuhёn anglisht shkёlqyeshёm dhe ёshtё editor “par exsellence”, njësoj sikurse edhe në gjuhën shqipe, pavarësisht se gjithë shkollimin e pati në gjuhë të huaj.
Elez Biberaj ka pёrkthyer e shoqёruar dhe sekretarin amerikan tё Shtetit, James Baker nё Shqipёri, nё vizitën historike të vitit 1991. Me kёrkesёn e State Departamentit ka shoqёruar delegacione tё Senatit dhe Kongresit amerikan nё Kosovё e Shqipёri. Ka vizituar zyrtarisht dhe privatisht tё gjitha tokat shqiptare nё Ballkan,duke i dhёnё shpresё popullit shqiptar pёr ditё mё tё mira.
Tani Elez Biberaj ёshtё drejtor i Divizionit Evro-Azi pёr Zёrin e Amerikёs.
Familja Biberaj ёshtё sot njё ndёr familjet mё fisnike dhe mё tё sukseshme shqiptaro-amerikane. Djemtё dhe bijat e tyre kanё mbaruar studimet e larta nё universitetet mё tё njohura tё Amerikёs, nё Columbia, nё Harvard, nё George Mason University, nё American University dhe disa tё tjerё. Ata janё profesionistё dhe specialistё. Djemtё dhe vajzat e familjes Biberaj kanё punuar nё zyrat e senatorёve dhe kongresmenёve amerikane. Zoti Ken Biberaj, djali i Elez Biberaj, ka punuar pёr presidentin Bill Clinton. Kene Biberaj tani ёshtё kandidat pёr njё detyrё politike me rёndёsi nё New York. Ata kanё pasur suksese tё mёdha edhe nё fushёn e biznesit. Pёr sukseset politike dhe ekonomike tё familjes Biberaj ka shkruar shumё herё shtypi mё serioz amerikan sidomos gazeta “The New York Times”. Kjo familje ёshtё vёnё nё dukje pёr tё mirё nё shtypin amerikan mё shumё se asnjё familje tjetёr shqiptare nё Shtetet e Bashkuara. Ata kanё njё perspektivё tё shkёlqyeshme nё shoqёrinё amerikano-shqiptare.
Dr. Elez Biberaj meriton nderimet gjithkombetare. Meriton vend nderi nё shoqёrinё shqiptare. Meriton antarёsimin nё tё gjitha akademitё dhe institutet shqiptare tё shkencave politike e shoqёrore. Elez Biberaj meriton shpёrblimet mё tё larta tё Shqipёrisё, të Kosovёs dhe viseve tё tjera shqiptare për kontributin dhe përkushtim e tij ndaj tyre. Ai, sipas gjykimeve të mia, ёshtё patrioti mё i madh shqiptar nё Shtetet e Bashkuara tash 42 vjet. Shumё shqiptarё, sidomos gazetarё, mё kanё pyetur disa herё kush meriton nderimet mё tё mёdha pas Fan Nolit e Faik Konicёs. Unё çdo herё jam pёrgjegjur: Elez Biberaj.
Drejtori i Pёrgjithshёm i ‘Zёrit tё Amerikёs’ David Ansor ka bёrё kёtё deklaratё me shkrim atё ditё qё Presidenti i Shqipёrisё, Bamir Topi, nderoi zotin Biberaj nё New York, Ish-gazetari i famshёm i kanalit televiziv amerikan CNN, tani drejtor i ‘Zёrit tё Amerikёs’ David Ansor tha: “Elez Biberaj ёshtё njё bir i dalluar i Shqipёrisё”. Elez Biberaj ёshte shumё optimist dhe entuziast pёr tё ardhmen e popullit shqiptar. Ështё idealist, ashtu siç ishin patriotёt e Rilindjes Kombёtare Shqiptare.
(Autori, Gjekё Gjonlekaj, është ish-gazetar i ‘Zërit të Amerikës’ aktualisht botues dhe biznesmen në New York)