• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova drejt aderimit në Konventën e Apostiles dhe në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit

November 19, 2015 by dgreca

Republika e Kosovës ka pranuar prej Ministrisë së Jashtme të Holandës konfirmimin formal të pranimit për depozitim të akteve të aderimit në Konventën për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve publike të jashtme, që njihet ndryshe edhe si Konventa Apostile, si dhe Konventën për aderim në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit apo Konventa e vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Konfirmimi i MPJ-së së Holandës njofton se në përputhje me nenin 12-të të saj, Konventa e Apostilës pritet të hyj në fuqi në 14 korrik 2016, ndërsa Konventa e Hagës për anëtarësim në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit sikurse parashikohet nga neni 95-të i saj do të hyjë në fuqi më 5 janar 2016.
Aktet e aderimit janë dorëzuar prej Republikës së Kosovës në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, më 6 nëntor 2015. Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrimet i ka bërë zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm, kurse depozitimin tek shteti pritës – i autorizuar për pranimin e depozitimit të kërkesave, e ka bërë ambasadorja Vjosa Dobruna. Ndërsa, në emër të Mbretërisë së Holandës, pranimin e akteve të aderimit e ka bërë Joseph Damoiseaux, Shef i Divizionit të Traktateve në MPJ të Holandës, në prani edhe të Sekretarit Gjeneral të Byrosë së Përhershme të Konferencës së Hagës, Christophe Bernasconi.Konventa e Apostilës ka si palë kontraktuese 109 shtete dhe aderimin e fundit e ka bërë Taxhikistani, ku kjo konventë ka hyrë në fuqi në 31 tetor 2015. Kjo konventë përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një verifikim firme mbi një akt privat, etj. Pra, parashikon që ndërmjet shteteve që kanë aderuar në këtë konventë të mos kërkohet më legalizimi i çertifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato çertifikata që kanë të ashtuquajturën vulë apostile të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin. Vula apostile është një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje nga vetë konventa, që duke u vendosur në një dokument nga autoriteti kompetent i një shteti e bën atë të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën. Kjo u heq shtetasve të Kosovës dhe diasporës mundimin e deritanishëm të legalizimit pranë përfaqësive konsullore të dokumenteve tona shtetërore apo akteve të tjera publike kosovare.
Nëpërmjet anëtarësimit në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, Kosova bëhet pjesë njërës prej organizatave më të vjetra ndërshtetërore, e cila është themeluar që në vitin 1899 dhe deri sot ka 117 shtete anëtare. Ky institucion ndihmon në arbitrim dhe ndërmjetësim për të zgjidhur konfliktet ndërmjet shteteve, institucioneve shtetërore, organizatave ndërshtetërore dhe palëve private. Gjykata e Përhershme është kompetente për të gjitha rastet e arbitrazhit, me përjashtim të rasteve kur palët bien dakord t’i drejtohen një gjykate të posaçme.
Anëtarësimi në këtë organizatë përveçse konsolidon më tej subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, e pajis shtetin tonë edhe me një mjet të rëndësishëm për të trajtuar e zgjidhur mosmarrëveshje të ndryshme ndërkombëtare me shtete apo palë të tjera publike e private. Mundësia e adresimit të çështjeve në këtë gjykatë është veçanërisht e favorshme për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të inkurajuar investitorët e huaj dhe vendor.

Filed Under: Rajon Tagged With: arbitrazhit, Konventën e Apostiles, kosova

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT