• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një i mërguar i përkushtuar…

September 28, 2021 by s p

Kopi Kyçyku

Ndaj kombit e atmëmëdheut, emrin e ka Adem Malellari, pogradecar me rrënjë, i biri i Vaitit, burrë “njëzet karat”, i  papërtuar e fjalëkursyer. I lidhur si Anteu me Tokën, të cilën e punoi me zell të rrallë duke u kujdesur për të e për bimët si prindi për fëmijën.  Kjo dashuri  për dheun e të parëve e bëri që në provokacionet e gushtit 1949 të monarkofashistëve grekë, duke qënë  oficer rezervist, e mbrojti  çdo pëllëmbë të saj me trimëri të rrallë, duke dalë nga llogorja, për t’u ndeshur ballëpërballë me rrezikun. Asgjë për t’u habitur përderisa trimëria, si shumë virtyte të tjera, si dallëndyshja kishte ngritur çerdhen e vet në strehën e shtëpisë së Malellarëve, duke u trashëguar brez pas brezi. Vaiti e pat marrë “stafetën” nga babai i tij, Demua, pjesëtar aktiv në çetat patriotike, që iu kundërvunë çdo armiku të jashtëm.  
Ademi, kryetar i Degës së “Vatrës” në Nju Xhersi, ashtu si Shpëtimi, vëllai, biznesmen i suksesshëm, është i lidhur si mishi me thoin me  qytetin e lindjes, Pogradecin, dhe i njeh bashkëqytetarët me veprimtaritë e gjithanshme që zhvillon Panfederata  “Vatra”, me kryetar zotin Elmi Berisha. Këtë herë, në kontaktet me kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli, me kryetarin e këshillit bashkiak Sotiraq Mangëri e me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Rrethit të Pogradecit Bedri Mokreri, shkëmbeu mendime të vlefshme për vendosjen e lidhjeve me dobi të ndërsjellë me Degën e “Vatrës” në Nju Xhersi.
Si mik i hershëm e i ngushtë i Lasgush Poradecit, Ademi bluan në kokë konkretizimin sa më shpejt të  idesë fisnike të vendosjes në Amerikë të një busti të kryelirikut të kombit. Këtë dëshirë Ademit ia pat ngulitur në kokë dajua i tij, Besimi, të cilin e ngazëllente çdo bisedë me Lasgush Poradecin. “Lasgushi meriton nga një përmendore kudo në botë” shprehej Besimi. Nuk ka pikë dyshimi që, si çdo gjë që ve në plan, apo amanet, Ademi e çon deri në fund, pa zhurmë e pa bujë.
Cilësitë pozitive të Ademit kanë rënë në sy jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe jashtë kufijve të tyre. Këtë të vërtetë po e ilustroj vetëm me një shëmbull. Autoritetet e shtetit të Liberisë kanë vendosur që një shkolle në kryeqytetin e atij vendi t’ia venë emrin e Ademit.
Ky burrë, me të cilin mburremi në radhë të parë ne pogradecarët ka një familje dinjitoze. Bashkë me të shoqen, Luljetën, kanë rritur dhe mëkuar me dashurinë për Shqipërinë, dy vajza, Aureldën, edukatore kopshti dhe Lorenën, shefe finance.
Në mbyllje të këtyre rreshtave vlen të përmendet fakti që nga familja Manellari është edhe Hamdiu, kampion në mundje.  

Filed Under: Emigracion Tagged With: Adem Malellari, Kopi Kycyku

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT