• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MANASTIR-Shqipëria, Kosova e Maqedonia – bashkëpunim në arsim dhe shkencë

November 22, 2015 by dgreca

-Nënshkrim marrëveshje në Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes sonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve/
MANASTIR, 22 Nëntor 2015/ Në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, sot Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë.
Ministria kosovare bën të ditur se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri Bajrami.
Ndërsa, media shqiptare në Maqedoni bën të ditur se, zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit. Ai në këtë rast ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të tre ministrave të Arsimit, të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami të cilët nënshkruan Programet Ekzekutive për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës.
Në këtë rast zëvendëskryeministri Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi këtë ditë, ku para 107 viteve , këtu në Manastir u themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
“Për mua është kënaqësi që me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe të jenë bashkë me ne këtu tre Ministrat e Arsimit dhe Shkencës ,nga Republika e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë ku patëm rastin të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të bashkëpunimit, diçka që ka qenë domosdoshmëri. Besoj se do vazhdojë edhe në të ardhmen të pasurohet ky bashkëpunim në kuadër të arsimit, shkencës, kulturës, sportit, varësisht sesi përkufizohet.
Është rast i veçantë që na nderon neve shqiptarëve që ky nënshkrim bëhet në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes tonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve. Atëherë Kongresi dhe delegatët në emër të Kongresit u përcaktuan për vlerat perëndimore dhe Alfabeti ynë është me shkronja latine, që ka një domethënie për periudhën që po kalojmë dhe të jemi konsekuent të vlerave perëndimore dhe euroatlantike”, tha Xhaferri, cituar nga Tetova Sot.
Në Muzeun e Alfabetit, zëvendëskryeministri Xhaferri ka hapur Tribunën shkencore me temë: “Atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri”.
Ndërsa, sonte me fillim në ora 19.00 në qendrën për Kulturë në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë solemne që organizohet me rastin e Ditës së Alfabetit./b.j/

***

Prishtinë, 22 nëntor 2015

Komunikatë

Ministrat Bajrami dhe Ademi nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë mes dy vendeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri, z. Arsim Bajrami.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.

Me respekt,
Divizioni per Komunikim Publik
Tel: 038 213 065

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe shkencë, Kosova e Maqedonia - bashkëpunim, Manastir, në arsim, shqiperia

Artikujt e fundit

  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT