• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA PROMOVON IMAZHIN

December 8, 2017 by dgreca

2 ok Imazh 12 Imazh-Pas konkursit për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017¸ Ministria e Punëve të Jashtme ndan çmime në një ceremoni organizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë/
1 orkestra
-Fotografitë e shkrepura derisa po shkruhej në pergamenë Deklarata e Pavarësisë së Kosovës  dhe nga performanca e këngëtares, Rita Ora, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan – çmimin  e parë/
2Behgjet

 -Në konkursin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës  janë pranuar  rreth 600 fotografi dhe dhjetëra shkrime/3 imazh 1

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

2 qiri PRISHTINË, 8 Dhjetor 2017/ Fotografia e shkrepur derisa po shkruhej në pergamenë Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndonjë orë para shpalljes në 17 Shkurtin historik 2008, ku shihet artisti Shyqri Nimani duke bërë kaligrafinë e tekstit, e autorit Agon Nimani, dhe ajo e Armend Nimanit nga performanca e këngëtares, Rita Ora, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, kanë ndarë çmimin  e parë në konkursin e Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtëme.1 Bukur

Konkursi për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017 është hapur në 18 tetor 2017, ndërsa mbrëmjen e djeshme u shpallën fituesit në një ceremoni organizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë. Çmimi i dytë u është ndarë autorit Bleron Caka për fotografi veshjesh tradicionale dhe Armend Nimanit për fotografinë ku shihet sportistja shqiptare e Kosovës, Majlinda Kelmendi, duke festuar medaljen e artë olimpike.

Çmimi i tretë i është dhënë autorit Ardit Qeriqi për fotografinë që paraqet një nga sportet më të reja në Kosovë – ngjitja (hiking).

Për shkrimet më të mira, fitues të çmimeve janë: Të parit “Stacioni ku përplasen kohët”, i autorit Artan Krasniqi, të dytit “Gëzuar në Rahovec”, i autorit Uran Haxha, ndërsa të tretin e kanë ndarë dy autorë: Azra Deshiq për “Ilir Tafa, aktori që po i rikthen namin Kosovës” dhe  Labinot Konushevci  për “Intervistë me Ibrahim Berishën”.

Me çmime të tjera janë shpërblyer edhe 20 autorë të fotografive.

“Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën”, tha  zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku kishte shumë të ftuar nga mediat, përfaqësues vendorë e dilpomatë të akredituar në Prishtinë, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryediplomati kosovar tha se këto fotografi e shkrime do shihen  e lexohen edhe “gjithandej në botë, ku Kosova ka miq, aty ku janë njerëzit e Kosovës dhe në holle të tjera të institucioneve me rëndësi dhe ndikim”.

 Gjatë ceremonisë u bë edhe promovimi i ueb-faqes së re re kosovoabc.com, e cila, siç u shpreh kryediplomati Pacolli, do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike, natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në Kosovë. “Themeluam faqen e re në Wikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Wikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo”, tha ministri i Jashtëm kosovar.

Përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve e ka bërë juria profesionale e përbërë nga: Eliza Hoxha, Sylejman Kllokoqi, Gianluca Serrago, Adriatik Kelmendi dhe Rrahman Paqarizi. Në konkursin e promovimit  të Kosovës 2017, sipas Ministrisë së Jashtme, janë pranuar  rreth 600 fotografi dhe dhjetëra shkrime.Në Konkursin për përzgjedhjen e Fotografive dhe Shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017 të shpallur në 18 tetor, me iniciativën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të zakonshëm, që të marrin pjesë në garën për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për Vitin 2017, që kanë për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës.

Konkursi, fokusohej në kategoritë që përfshinë, por, nuk kufizohen vetëm në çështjet si më poshtë:Trashëgimi kulturore dhe fetare (Shkrime dhe fotografi që ndërlidhen me promovimin e objekteve kulturore dhe fetare);Atraksionet turistike natyrore (Shkrime dhe Fotografi mbi bukuritë natyrore të Kosovës);

Muzikë (Fotografi dhe shkrime në kontekst të cilës përshkruhen yjet brenda dhe jashtë Kosovës dhe që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

Sport (Fotografi dhe shkrime që përshkruajnë ngritjen dhe zhvillimin e sportit vendor si dhe të yjeve të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

Film (Shkrime dhe fotografi, që ndërlidhen me zhvillimin e kinematografisë kosovare, si dhe sukseset e filmit dhe yjeve të filmit kosovar si në aspektin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar);

Histori (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohen vlerat historike të Kosovës dhe personalitete kombëtare, që kanë kontribuar në historinë e Kosovës);

Ekonomi (Fotografi dhe shkrime që përfshinë zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë së Kosovës, sektorët më atraktiv për bërje të biznesit si dhe bizneseve të suksesshme vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë investuar në Kosovë);

Kuzhina Tradicionale (Fotografi dhe shkrime mbi kuzhinën tradicionale);

Veshjet tradicionale (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohet historia e veshjeve tradicionale).

Aplikuesit në këtë garë përfshijnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, por, pa dyshim edhe të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë pjesëmarrësit duhej të aplikonin me fotografitë dhe shkrimet e tyre autoriale.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Konkursi i Ministriere se Jashtme, Kosova Imazhi

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT