• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nis me vulë apostile, pranohet në 83 shtete

July 18, 2016 by dgreca

– Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj u dorëzoi qytetarëve dokumentet e para me vulën apostile: Kosova fitoi edhe një betejë/

-Në 9 qershor 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961)/

 PRISHTINË, 18 Korrik 2016-B.Jashari/ Kosova nisi sot pasdite procesin e vendosjes së vulës  apostile, në mënyrë ceremoniale, në Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dha dokumentet e para me vulë apostile, për herë të parë pas aderimit së Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës për Heqjen e Kërkesës së Legalizimit të Dokumenteve publike të huaja.Vendosjen e vulës apostile në dokumentet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj e vlerësoi një ditë të veçantë por edhe sfiduese për vendin.

“Kjo ka qenë një betejë e madhe që Kosova të jetë pjesë e kësaj konvente pasi që është dashur të sigurohen votat e shumë shteteve anëtare dhe kjo është  dëshmia më e mirë që ne nuk bëjmë përpjekje që të anëtarësohemi vetëm në konventa dhe organizata ndërkombëtare por bëjmë përpjekje që ta ushtrojmë sovranitetin dhe ushtrimi i sovranitetit ka të bëj me binificione konkrete që qytetarët e Kosovës mund t’i përfitojnë”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Me këtë rast ministri ka paralajmëruar se MPJ do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim edhe në konventa dhe organizata tjera me interes për qytetarët e Kosovës.

“Në të ardhmen ne do të aplikojmë edhe në konventa tjera meqë ne promovojmë një polikë të jashtme e cila i mbështet zhvillimet e brendshme, pra që ka të bëj me përmbushjen e kërkesave bazike të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ministri derisa ka falënderuar shtetet partnere që e kanë përkrahur Kosovën në anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Apostile.

Përdorimi i vulës apostile që do të pranohet nga 83 shtete nënkupton se qytetarët e Kosovës përveç se do të shpenzojnë buxhet më pak do të kursejnë edhe kohë, pasi që vërtetësinë e dokumenteve publike që ju nevojiten për qëllime private apo biznesore mund ta bëjnë në Departamentin për Çështje Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me përjashtim të dokumenteve të gjendjes civile si: certifikatë të lindjes, martesës etj, të cilat duhet të vërtetohen në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në 9 qershor 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 83 vota pro, 1 abstenim e asnjë kundër, miratoi Ligjin për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961), i prezantuar në emër të qeverisë  nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai theksoi se Mbretëria e Holandës, si vendi depozitues i kërkesës, e ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës dhe duhet të hyjë në fuqi në 14 korrik 2016 për aderimin në këtë Konventë.

“Anëtarësimi i Kosovës në këtë Konventë fuqizon subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, Kosova përfiton mjaft në lehtësimin e procedurave dokumentare për qytetarët dhe bizneset”, tha ministri Abrashi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova nis, me vulë apostile, pranohet në 83 shtete

KOSOVA NIS VITIN E RI SHKOLLOR

September 1, 2015 by dgreca

-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm/
PRISHTINË, 1 Shtator 2015/ Në gjithë Kosovën sot nisi viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka drejtuar “një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen”. “Uroj që ky vit shkollor 2015-2016 të sjellë ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar ajo.
“Qeveria e ka prioritet shumë të rëndësishëm përkrahjen, reformimin dhe avancimin e vazhdueshëm të sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë”, ka siguruar kryeministri Isa Mustafa në urimin për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai edhe më këtë rast ka shprehur “respektin dhe konsideratat më të larta për mësimdhënësit e Kosovës, njerëzit që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre kanë pasur rol vendimtar për të gjitha të arriturat që Kosova ka bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit”.
Vitin e ri shkollor, që në Kosovë nis tradicionalisht në 1 shtator, e ka uruar edhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami.
“Jam i sigurt se të gjithë ne do të punojmë së bashku që vërtetë ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh se sa investimi në edukim”, është shprehur ai.
Ministri Bajrami sot do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kishte zgjedhur Shkollën Fillore
“Ibrahim Rugova” në Obiliq, në mënyrë që, nga atje, të përcjell urimin e
tij, për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sot për ju fillon edhe një vit i betejës për dije, që sot për sot, i duhet
Kosovës më shumë se gjithçka tjetër. Unë jam i nderuar që në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së AAK-së, nga
kjo Shkollë që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës “Ibrahim
Rugova”, t’iu uroj një vit të mbarë shkollor”, u shpreh ai. /B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova nis, vitin e ri shkollor

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT