Nga Behlul Jashari/Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu dhe përfaqësuesi i përhershëm i Libisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Ibrahim Debbashi, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike u zhvillua në Misionin e Përhershëm të Libisë në Kombet e Bashkuara, bën të ditur sot MPJ e Kosovës, në njoftimin dërguar nga Nju Jorku.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu dhe përfaqësuesi i përhershëm i Libisë në Kombet e Bashkuara ambasadori Ibrahim Debbashi, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve
Komunikata e Përbashkët për nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike, e nënshkruar ndërmjet dy ambasadorëve, thekson vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Libisë për të promovuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në frymën e parimeve të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Libia e ka njohur Kosovën, shtet sovran dhe të pavarur në 25 shtator 2013.(Sipas ATSH)