• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it

August 6, 2017 by dgreca

Autoritetet në Kosovë presin që gjatë muajit shtator, Kosova të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, të njohur me shkurtesën -INTERPOL.Ata konsiderojnë Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në këtë organizatë. Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha për Radion Evropa e Lirë se anëtarësimi në këtë mekanizëm të sigurisë, është i një rëndësie të veçantë.“Kosova do të ishte më efikase në luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimi të njerëzve. Duke u bërë shtet anëtar i INTERPOL-it, Policia e Kosovës do të kishte qasje në të dhënat e kësaj organizate dhe do të shkëmbente në mënyrë më intensive dhe do të bashkëpunonte më mirë me një organizatë, e cila është në nivelin global“, tha Hoxhaj.Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.Duke folur nga pozicioni i ministrit të deritashëm, Enver Hoxhaj tha se deri në mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme, mekanizmat përkatës të institucioneve të Kosovës do të angazhohen maksimalisht që kjo çështje të ketë sukses.
Ministri në detyrë, Enver Hoxhaj

Ministri në detyrë, Enver Hoxhaj

“Në politikën e jashtme, e cila është një fushë ku kontesti ndërkombëtar është i ndryshueshme, shpeshherë vendimet nuk varen nga puna jonë, por varen nga qëndrimet e shteteve të caktuara”.“Është vështirë të lëvizet me parametra se a mund të jesh optimist apo pesimist. Unë mendoj se jam një realist dhe optimist se Kosova mund të arrijë një cak të tillë. Kemi mjaft kohë që të punojmë dhe gjatë tetë javëve të ardhshme do të bëjmë një punë të madhe me qëllim që të arrijmë një objektiv të tillë”, deklaroi Hoxhaj.Autoritetet në Kosovë thanë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do të avanconte shumë kapacitetet e vendit në luftimin e dukurive negative dhe do të avancojë dhe fuqizojë shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Ministri Hoxhaj theksoi se për të qenë pjesë e këtij mekanizmi duhet të plotësohen kriteret, për të cilat Hoxhaj tha se institucionet dhe mekanizmat përkatës i kanë plotësuar tashmë.Hoxhaj tha, po ashtu, se nuk parasheh që në ditën e votimit të ketë ndonjë pengesë, pasi që, sipas tij, Kosova do të arrijë që të marrë votat e mjaftueshme.

“Duhet mbështetja e dy të tretave të shteteve anëtare të INTERPOL-it dhe nuk ka ndonjë numër të saktë. Por, kjo varet nga prania e tyre në takimin ku mbahet në Pekin në fund të shtatorit”.“Ne nuk kemi ndonjë informatë aktuale se shtete të caktuar janë duke lobuar apo kundërshtojnë pranimin e saj. Në pikëpamjen tonë pranimi i Kosovës në INTERPOL është mbi të gjitha e rëndësishme për sigurinë e çdo vendi qoftë në rajon, në Evropë e botë”, u shpreh Hoxhaj.Qeveria në largim e Kosovës, tashmë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Kosova në prillin e vitit 2015, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL.

Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas ekspertëve të sigurisë, është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë.Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji.(Anton Konushevci RFL)

Filed Under: Featured Tagged With: Asambleja në Pekin, Interpol, kosova

VONESAT E KOSOVES

August 6, 2017 by dgreca

KOSOVA, VONESA PAS ZGJEDHJEVE/

-Kosova gati 2 muaj pas zgjedhjeve, nuk dihet kur do përfundojë konstituimi i Kuvendit e zgjedhet qeveria/
Kuvendi-Kosove-2017_08_03_Seanca_konstituive_3-Marrëveshjet u dhanë fund vonesave pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2001 e të 8 qershorit 2014/

1 rugovafoto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-1-Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Ibrahim Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”/Gazeta-Rilindja-5-mars-2002-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-1

PRISHTINË, 6 Gusht 2017-Behlul Jashari/ Nuk dihet kur do vazhdojë e përfundojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të parakohshme të gati para dy muajve – 11 qershorit 2017, ndërsa për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim i partive parlamentare.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në axhendën trepikëshe të seancës u përfundua e para – Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, si dhe e dyta – dhënia e betimit të deputetëve, ndërsa vazhdon vonesa për të tretën, shumë të rëndësishme për konstituimin – Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas këtyre zhvillimeve, në 4 gusht në mesditë, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive u mbajt takim konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, i ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, në 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit”, theksonte deklarata zyrtare dërguar nga Kuvendi.

Takimi konsultativ u pasua edhe me deklarata dërguar në formë komunikatash nga partitë parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se, asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve”, theksoi PDK.

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, kandidat për kryetar Kuvendi i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, një ditë para komunikatës partiake, në një intervistë televizive deklaronte se do të ofronte një kandidat tjetër për kryeparlamentar nëse do të votohej brenda ditës në seancën konstituive udhëheqja e Kuvendit dhe qeveria e Kosovës  me kryeministër Ramush Haradinajn dhe për këtë u bënte thirrje publikisht koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, partisë me numrin më të madh të deputetëve.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte i menjëhershëm duke theksuar se, “e përshëndesin tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar” dhe se “ka qenë koha e fundit për reflektim”.
Por, vijonte deklarata e VV-së, sa i përket kërkesës që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund
të bëjmë marrëveshje me Veselin.

“Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të Haradinajt për të formuar qeverinë, radha
i kalon të nominuarit tonë”, përfundonte deklaratën Lëvizja Vetëvendosje.

Po në 4 gusht, në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t’i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet”, theksonte deklarata e dërguar.

Ndërsa, Lista Serbe deklaronte se “si parti politike e përgjegjëshme” me pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në 3 gusht “tregoi se nuk dëshiron të frenojë formimin e institucioneve, të cilat duhet të zgjidhin problemet e qytetarëve”.

Ndërsa për mospjesëmarrjen në vazhdimin e seancën në 4 gusht, Lista Serbe theksonte se me këtë “japim hapësirë që partitë shqiptare të gjejnë numër të mjaftueshëm votash për vazhdimin e punës së parlamentit”.

Vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma, si fitues i zgjedhjeve, sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por për ta zgjedhur me 39 mandatet që i ka dhe përkrahjen e siguruar nga deputetë e subjekte tjera parlamentare duket nuk ka numrin e duhur të votave, së paku 61 nga 120 anëtarët e parlamentit, 100 prej tyre shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë.

Mungesa, të paktën edhe e një vote, u pa gjatë zhvillimeve të seancës konstituive në 3 gusht. Pas betimit të deputetëve, koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, i cili erdhi me vonesë në seancë, kërkoi 2 orë shtyrje të pikës së tretë të axhendës që është zgjedhja e kryetarit  dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky propozim u rrëzua me barazim votash, pro 60 edhe kundër 60. “Kur është rezutati i barabartë propozimi bie poshtë dhe nuk aprovohet”, tha kryesuesi i seancës, deputeti më i vijetër, Adem Mikullovci, nga Lëvizja Vetëvendosje që po ndihmohej nga deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së, e cila votoi pro propozimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, e vetmja nga 61 deputetët e VV-së (32) dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa (29).

Pas kësaj, deputetët e PDK-AAK-Nisma lëshuan sallën e seancës, më pas edhe të tjerët dhe mbeti e paqartë se kur do vijonte seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e papërfunduar, kur do votohet për kryeparlamentarin, kryeministrin…

Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë në Kuvendin e Kosovës. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Atëherë, pas gjysëm viti humbje kohe, marrëveshja për koalicion e dy partive më të mëdha kosovare, PDK e LDK, i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë së Kosovës.

LDK e  PDK, që pas zgjedhjeve të para 3 viteve u bënë së bashku partnerë në qeverisjen e Kosovës, janë historikisht edhe partitë e rivalitetit më të madh politik në të gjitha zgjedhjet. Por, me koalicionin që bënë, treguan edhe se më shumë se rivale janë shtetndërtuese.

Edhe pas zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e lirë nga qershori 1999 që u mbajtën në 17 nëntor 2001 kishte vonesë, rreth 3 muaj e gjysmë, për zgjedhjen e presidentit e të qeverisë. Vonesa dhe humje kohe kishte derisa  u arrit  marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme, e bëri Kosovën me të gjitha institucionet e zgjedhjeve të përgjithshme: President i Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova (LDK), kryeministër i Kosovës  – Bajram Rexhepi (PDK).

Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri  historik Rugova ka folur menjëherë pas zgjedhjes President.

Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 ishin të gjashtat në liri, të tretat pas pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 të njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së, ndërsa u zhvilluan tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, kosova, VONESA PAS ZGJEDHJEVE

Kosova ndanë çmimet vjetore për diasporën

August 3, 2017 by dgreca

-Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës/

Diaspora-cmime-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-Grupi muzikor nga Sllovenia “Kvali” këndoi shqip/
Diaspora_cmimePRISHTINË, 3 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës organizoi mbrëmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.  Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës.
1 diaspora-cmime2
Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.
Çmimi në fushën e arsimit dhe  shkencës iu dha binjakeve  Detina Zalli & Argita Zalli për të arriturat në mjekësi.
Çmimi në fushën e kulturës iu dha regjisorit  Eki Rrahmani për kontributin dhe sukseset e tij në fushën e kinematografisë.
Çmimi në fushën e sportit iu dha futbollistit Etrit Berisha për sukseset e arritura në sport.
Çmimi në fushën e biznesit iu dha zonjës Miranda Ademaj, një udhëheqëse e suksesshme e një kompanie në Zvicër.
Çmimi post mortem iu dha ish-kryetarit të Parlamentit Zviceran, Victor Ruffy, për kontributin dhënë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e integrimin e shqiptarëve në Zvicër.
 Çmimi i nderit iu dha  prof. dr. Basil Schader, për kontribut të veçantë dhe përkrahje të jashtëzakonshme në fuqizimin e mësimit të gjuhës shqipe në botë.
Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë.
Po në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.
Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Adnan Alitit nga Radiotelevizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, për dokumentarin “Me arbneshët e Zarës”. Është ky një dokumentar për arbneshët e Zarës,  që nga vendosja e tyre në këtë vend, ruajtja e traditave dhe  e gjuhës, kontributi i tyre etj.
Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha dy gazetarëve: Migjen Kajtazit për reportazhin  “Unë dhe Samiti i Diasporës” dhe  Arif Ejupit për shkrimin “FC Kosova e Gjenevës, 20 vjet  futboll dhe integrim”.
Gjithashtu, çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha dy gazetarëve  Bahtir Cakollit nga RTV-21 dhe Agron Krasniqit nga RTK-ja, të cilët përmes emisioneve të ndryshme për bashkatdhetarët kanë kontribuuar për diasporën.
Pas ndarjes së çmimeve, mbrëmja vazhdoi me grupin muzikor nga Sllovenia “Kvali”, si dhe me këngëtaren Nezafete Shala, të cilët kënduan këngë të bukura shqipe.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, kosova, nadle cmimet vjetore, per diasporen

Kosova dhe Shqipëria, arsimin prioritet kombëtar

August 2, 2017 by dgreca

1 arsimi shqip Kos

-Vlerësohet si mision i lartë patriotik puna e mësuesve me fëmijët shqiptarë në diasporë për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare/

PRISHTINË, 2 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve.Ministri Bajrami, me këtë rast, tha se me ministren Karabini janë dakorduar që arsimi dhe edukimi duhet të jetë një fushë ku duhet të realizohet integrimi i sistemit arsimor, të ofrohet një arsim sa më unik dhe kombëtar, i bazuar në vlerat tradicionale kombëtare, por edhe në trendet bashkëkohore dhe evropiane.

“Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të vendosin edukimin dhe arsimin si prioritet kryesor kombëtar, sepse ne vlerësojmë që të ofrosh një arsim cilësor është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë e të dyja vendeve, duke pasë parasysh që Shqipëria dhe Kosova kanë një popullsi të re dhe inteligjente”, tha ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri Bajrami theksoi se sistemi arsimor ende nuk është në nivelin që e dëshirojmë, por tha se gjatë këtyre tri viteve është vënë një bazë e mirë e bashkëpunimit dhe është rrëzuar muri ndarës i sistemit të edukimit.Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Mirela Karabina tha se shpreson që vitet e ardhshme të kemi edhe më shumë të materializuar bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive.Ministrja Karabina theksoi faktin se dje bashkë me ministrin Bajrami kanë marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 13-të mbarëkombëtar të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Ajo e vlerësoi si mision të lartë patriotik punën e mësuesve që punojnë me fëmijët shqiptarë në diasporë për të ruajtur kështu gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: arsimi prioritet, Behlul Jashari, kosova, shqiperia

Kosova me Kuvend të ri apo një hap drejt zgjedhjeve?

August 1, 2017 by dgreca

epa05954828 Kosovo lawmakers leaving parliament after dismissing the government in a no confidence vote during an extraordinary session in Prishtina, Kosovo, 10 May 2017. Media outlets report that the move is expected to trigger snap elections.  EPA/VALDRIN XHEMAJNë prag të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, mbetet ende mjaft e paqartë se a do të mund të krijohet shumica parlamentare dhe a do të mund të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, të cilin pritet ta propozojë koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të enjten, më 3 gusht.Pjesëmarrjen në këtë mbledhje tashmë e kanë konfirmuar subjektet parlamentare.Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se koalicioni PAN është i përkushtuar që gjithçka të rrjedhë mirë në seancën konstituive të Kuvendit.

“Ne e kemi mbështetjen e mjaftueshme për ta votuar edhe Qeverinë, për ta konstituuar edhe e Kuvendin dhe besojmë që gjithçka do të shkojë dhe do të rrjedhë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Ky edhe është përkushtimi ynë si koalicion”.I nominuari për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, do të jenë të pranishëm në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka kritikuar koalicionin PAN për, siç ka thënë ai, mënyrën se si po përpiqet ta krijoj shumicën parlamentare.

“PAN-i po orvatet që ta krijojë shumicën parlamentare nëpërmjet një Qeverie, e cila do të varet nga partia e Beogradit në Kosovë dhe nga blerja e ndonjë deputeti. I bën shtet-ndërtimit dhe demokracisë në Kosovë, por nuk ju bën nderë edhe atyre”, ka thënë Kurti.Koalicioni PAN, që më parë kanë paralajmëruar se për kryetar të Kuvendit do ta propozojë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar edhe Krasniqi, ndonëse sipas tij, kjo ende nuk është zyrtare.“Ka një mbështetje të plotë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për liderin e koalicionit tonë, për zotin Kadri Veseli. Por, unë sot nuk mund t’ua them këtë si fakt të kryer. Vendimin zyrtar do ta publikojmë me kohë”.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë, që nënkupton me 61 vota të deputetëve.Kurti ka thënë se 32 deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.“Të enjten, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta zgjedhë për kryetar një person, një figurë politike, i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar i Kuvendit, në legjislaturën e 6 duhet të jetë shumë më i mirë se sa kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë”.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se problemet për krijimin e shumicës parlamentare, por edhe për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit, janë më se evidente, pavarësisht deklaratave të deritashme të koalicionit PAN, se ekzistojnë votat e nevojshme për këto.“Unë pres – të paktën duke u bazuar edhe në disponimin e përgjithshëm të partive politike, por edhe në përgjithësi deklaratat që janë bërë publike – që zgjedhja e kryeparlamentarit të dështojë. Kjo do të çonte pastaj në një situatë të re, në kuptimin që po ashtu koalicioni PAN mund të provojë edhe herëve të tjera të njëjtin kandidat ose kandidat tjetër. Por, prapëseprapë ekziston rreziku që kryetari i Kuvendit të mos zgjidhet dhe rrjedhimisht edhe Kuvendit të mos konstituohet”.Mushkolaj shton se një situatë e tillë do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, gjë që sipas tij, nuk do të ishte zgjidhje e duhur.“Nëse ndodhë kështu, bëhet vetëm për inate personale, për shkak se unë konsideroj se ekzistojnë mundësi të tjera. Do të mund të ishte, ta zëmë, caktimi i një kandidati tjetër nga koalicioni PAN, një kandidati të pranueshëm për rivalët politikë që nuk janë në koalicionin PAN, që të paktën të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të kalohet në çështjen e krijimit të Qeverisë”.

Sidoqoftë, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re. Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, edhe formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave.(kortezi:Bekim Bislimi RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: 3 gusht, apo zgjedhje te reja, kosova, Kuvend i ri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT