-Mamusha, në rajonin e Prizrenit, është e vetmja nga 38 komunat e Kosovës e banuar me shumicë nga komuniteti pakicë turk/PRISHTINË, 13 Prill 2016-B.Jashari/ Kryeministri kosovar Isa Mustafa tha sot se, qeveria e Kosovës do të përkrah zhvillimin e infrastrukturës dhe të bujqësisë në Mamushë, komunë në rajonin e Prizrenit. Gjatë vizitës në komunën e Mamushës, e vetmja nga 38 komunat e Kosovës e banuar me shumicë nga komuniteti pakicë turk, i pritur nga kryetari Arif Bytyç, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Diasporës, Valon Murati, është njoftuar për punët dhe rezultatet e arritura, për investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për fokusimin e kësaj komune në përkrahje të fermerëve dhe bujqve të cilët merren me kultivimin e tokave bujqësore. Kryetari i Mamushës është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritashme, ndërsa ka kërkuar përkrahjen e qeverisë edhe në disa fusha të tjera konkrete, përfshirë kyçjen e komunës në autostradën e Kosovës drejt Shqipërisë.Kryeministri Mustafa tha se janë bërë hapa të rëndësishëm në komunën e Mamushës dhe theksoi përkrahjen e qeverisë për t’i zgjidhë çështjet që janë me prioritet. “Së bashku me ministrin dhe kabinetin qeveritar do të punojmë që të zgjidhin problemin e financimit të komunave të vogla në mënyrën më të mire”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës duke premtuar përkrahje edhe “për kyçjen e komunes së Mamushës në autostradë si një përfitim i madh në pikëpamje të kohës dhe ekonomike”.Gjatë qëndrimit në Mamushë, kryeministri Mustafa, ka vizituar edhe serat e mbjella me domate duke u informuar për rendimentet e mëdha në bujqësi, ndërsa ka premtuar edhe kyçjen në sistemin e ujësjellësit të Radoniqit.Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare, 10 me shumicë serbe dhe një me shumicë turke.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.