-Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar, i cili pritet të shfaqet në tetor/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Shtator 2015/ Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në partneritet me disa organizata joqeveritare kosovare i dorëzoi sot pasdite Zyrës së BE-së dhe Ministrisë së Integrimit 54,829 nënshkrime të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave.
Fushata për liberalizim të vizave ka nisur në prill 2015 me letrën e hapur që shoqëria civile ia ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini. Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve sensibilizues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjës së lirë, si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale.
Po ashtu, fushata ka vazhduar me peticionin online, i cili ka mbledhur afër 4,000 nënshkrime.
Në 7 qytetet kryesore të Kosovës është organizuar mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Qytetarëve iu është dhënë mundësia që t’i dërgojnë edhe kartolina të personalizuara Shefit të Zyrës së BE-së e Përfaqësuesit të Posaҫëm të Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrim Evropian Bekim Ҫollaku, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mohimin e të drejtës legjitime të lëvizjes së lirë.
Interesim për ta nënshkuar peticionin kanë shprehur 54,829 qytetarë, ndërsa janë dërguar gjithësej 1,020 kartolina. Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar, i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti.
Ministria e Integrimit Evropian bën të ditur se ministri Bekim Çollaku ka pranuar sot peticionin e dorëzuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në partneritet me disa OJQ kosovare i cili mbanë mbi 50 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave.
Lidhur me këtë, ministri Çollaku i ka njoftuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare se Kosova pret që këtë vit të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave duke u mbështetur në faktin se janë përmbushur kriteret e kërkuara nga Udhërrëfyesi për liberalizim.
“Falënderoj organizatat e shoqërisë civile për iniciativën që kanë ndërmarrë për peticionin e nisur për heqjen e vizave midis institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për nevojën e përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe përmbylljen e detyrave nëse kanë mbetur të tilla”, citohet ai.
“Sipas meje si kryesues i procesit të liberalizimit të vizave në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës me përgjegjësinë më të lartë them se të gjitha detyrat e parapara me Udhërrëfyes teknikisht janë të përfunduara, të adresuara dhe të mbyllura”, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimit.
Po ashtu ministri ka theksuar se iniciativa e këtyre organizatave do t’i jep një shtytje edhe më të madhe procesit të liberalizimit.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.