• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Përkushtim për rimëkëmbjen e Trepçës

February 28, 2017 by dgreca

ZKP-07-Pritje në 28 vjetorin e grevës së Minatorëve të Trepçës: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për rimëkëmbjen e Trepçës/

ZKP-05

-Greva  e urisë e 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  shkurt 1989, ishte në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë/

1 Greva trepce

PRISHTINË, 28 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për rimëkëmbjen e Trepçës, tha sot kryeministri Isa Mustafa, në takim përfaqësuesit e menaxhmentit, të sindikatës dhe një numër të minatorëve.Në këtë pritje me rastin e shënimit të Javës së Minatorëve për nder të 28 vjetorit të grevës së Minatorëve të Trepçës, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, u bisedua për problemet që janë me prioritet për Trepçën.Kryeministri Mustafa vlerësoi përpjekjet, punën dhe kontributin e minatorëve në rimëkëmbjen e Trepçës, jo vetëm tani por në të gjitha proceset e shtetndërtimit. “Kontributi i minatorëve të Trepçës ka qenë i rëndësisë esenciale në të gjitha proceset e ndërtimit të Kosovës, edhe në proceset e pavarësisë dhe të lirisë”, tha kryeministri.Ai theksoi përpjekjet maksimale të qeverisë për rikthimin e Trepçës në një dimension krejtësisht të ri.

ZKP-03

“Është aprovuar Ligji dhe ka kaluar edhe sfidën e Gjykatës Kushtetuese dhe po punohet për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e bordit, shpalljen e konkursit, në mënyrë që të jenë njerëzit më të mirë që e njohin punën, që e njohin atë fushë dhe mund të kontribuojnë që Trepça të zhvillohet si duhet”, tha Mustafa, duke shktuar se është gati edhe studimi i fizibilitetit.Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se jo vetëm greva e minatorëve, por edhe puna e bërë me djersë, është shembull i mirë si mbrohet dhe si duhet vendi.Duke folur për ndryshimet ligjore me Trepçën, zëvendëskryeministri i parë Kuçi tha se ato kanë për qëllim që gjiganti ekonomik të kthehet në një ndërmarrje e cila është e gatshme të ballafaqohet me ekonominë e lirë të tregut.“Ne do të kemi gatishmërinë e plotë që ta ndihmojmë Trepçën, dhe pastaj Trepça ta ndihmoj edhe Buxhetin e Kosovës, ta ndihmoj ekonominë e Kosovës në tërësi”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi  dhe përgëzoi për “Javën e Minatorëve”.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, theksoi përkushtimin që viti 2017 të jetë vit i zgjidhjes së problemit ekonomik dhe social të kombinatit Trepça.“Viti 2015 ka qenë vit i shpëtimit nga likuidimi i Trepçës. Viti i kaluar ka qenë vit i zgjidhjes ligjore dhe ky vit do të jetë vit i zgjidhjeve ekonomike dhe sociale”, tha ministri.Stavileci njoftoi minatorët edhe për dy projekte konkrete, konferencën më të madhe për sektorin e minierave që në fokus do ta ketë Trepçën dhe projektin tjetër me shtetin gjerman i cili krijon mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.Drejtori Menaxhues i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, tha se këtë vit “Java e Minatorëve” është shënuar me një gjendje më të relaksuar, duke shtuar se ethet se Trepça do të hyj në procedurë të likuidimit i takojnë të kaluarës, ndërsa drejtuesit e sindikatës paraqitën kërkesat e tyre, mes të cilave për njohjen e përvojës së punës së minatorëve gjatë viteve të 90-ta.Manifestimet e “Javës së Minatorëve”, të përkujtimit dhe vlerësimit, tradicionalisht organizohen në përvjetorët e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës të vitit 1989 në mbrojtje të Kosovës.Greva  e urisë e 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  shkurt 1989, ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë, rezistencë e fuqishme kundër rrënimit të dhunëshëm dhe kundërkushtetues të autonomisë që kishte Kosova si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, me Kushtetutën e vitit 1974.Greva minatorëve, e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët,  u pasua me demonstratat e gjithëpopullore të po të para 28 vjetëve, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.Në këto rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunëshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para afër 18 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Përkushtim për, rimëkëmbjen e Trepçës

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT