• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-TREPÇA, PERSPEKTIVË ZHVILLIMI

May 27, 2017 by dgreca

-Studimi i fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës i dorëzohet qeverisë së Kosovës. Studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme/

unnamed (1)-Me Ligj, Trepça ka kaluar në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te qeveria/

2 Trepca me fat-Gjiganti ekonomik i Kosovës, Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës në Kosovë para 18 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial/

1 Trepca me fat

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 qeveria Trepca

PRISHTINË, 27 Maj 2017/ Studimi i fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga drejtuesit e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të udhëhequr nga kryesuesi, Petrit Gashi, në një takim në ambientet e qeverisë.

Duke vlerësuar punën e bërë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe kompania e angazhuar, kryeministri Mustafa foli për rezultatet e këtij studimi, bën të ditur njoftimi dërguar mbrëmë.

“Studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme sa i përket tregut që është shumë pozitive sepse ofron perspektivë të zhvillimit të Trepçës. Ka nxjerrë po ashtu rezultate të rëndësishme sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit teknologjik, por edhe në këtë fushë mbetet edhe më tutje të punohet”, tha kryeministri, duke veçuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit në Mitrovicë me rrethinë gjatë procesit zhvillimor.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se është studiuar edhe mënyra e organizimit dhe strukturimit të mëtutjeshëm të Trepçës.

“Tani mbetet me rëndësi themelore që të konstituohet Bordi i Trepçës sa më shpejtë, të organizohet Trepça si shoqëri aksionare, të mund të veprojë dhe ta merr përgjegjësinë e plotë në këtë fushë”, tha kryeministri.

Mustafa tha se ky studim do të jetë në dispozicion të Trepçës dhe se qeveria së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit në këtë fazë do të orientojnë aktivitetet në mënyrë që të fillohet të punohet me të.

“Është paraparë që një fazë e organizimit të jetë edhe auditimi i fizibilitetit, i cili do të jep përgjigje sidomos në fazat tjera përpos minierave, edhe në fazat tjera të shkritores, elektrolizës së zinkut, të industrisë kimike, etj., që mbesin si faza për t’u parë se me çfarë burime do të financohen, si do të financohen, në çfarë tempo kohore do të zhvillohen dhe si të shtrihet Trepça si një prej gjigantëve ekonomikë, e cila duhet të zhvillohet më tutje”, tha kryeministri.

Pas këtij studimi, kryeministri Mustafa tha se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për përshpejtimin që Trepça të ecën përpara.

Petrit Gashi, kryesues i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, u shpreh shumë i kënaqur me punën që është bërë në këtë analizë për revitalizimin e Trepçës.

“Ne e kemi aprovuar para pak javësh si projekt, sot patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë qeverisë si pronar tashmë i Trepçës ose të pjesës më të madhe të aseteve. Besojmë që analizat që janë ofruar shërbejnë ose ofrojnë një bazë shumë të fuqishme për vendimmarrje për Trepçën në të ardhmen, edhe për revitalizimin ose ringjalljen e pjesëve të caktuara të Trepçës”, tha kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sa i takon investimeve në Trepçë, Gashi tha se studimi i ka trajtuar të gjitha alternativat, duke bërë të ditur se sipas studimit nuk duhen investime të mëdha nga qeveria, përveç në kapacitetet teknologjike, në mënyrë që puna që bëhet të jetë sa më produktive.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në fillim të kësaj jave mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi dhe miratoi Raportin e dorëzuar nga kompania kontraktuese ndërkombëtare e angazhuar për realizimin e Studimit të Fizibilitetit të Trepçës me Orientim Strategjik.

Ky studim do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në 8 tetor 2016, Kuvendi i Kosovës në seancën e dytë të veçantë, të nisur  rreth mesnate, pas të pares një ditë herët, shqyrtoi edhe për herë të dytë dhe miratoi me shumicë votash Ligjin për Trepçën.

Gjiganti ekonomik i Kosovës, Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës në Kosovë para 18 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.

Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.

Ka pasur edhe deklarata që vlerësojnë se Trepça ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh.Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet  gjeologjike  kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin “Trepça Mines Limited”, e cila merr në koncesion shfrytëzimin e  këtij vendburimi minerar për 50 vjet, e  në vitin 1930 fillon prodhimi provues i minirealizimeve të sulfurit dhe plumbit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Trepça, PERSPEKTIVË ZHVILLIMI

Kosovë-Trepça, në proces të riorganizimit

July 27, 2016 by dgreca

-Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik viziton Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku gjatë një takimi u diskutua për procesin e riorganizimit të Ndërmarrjes Trepça dhe studimin e fizibilitetit për këtë, që është në proces e sipër, si dhe për çështje tjera/

PRISHTINË-B.Jashari/Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës vizituan sot Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku gjatë një takimi u diskutua për procesin e riorganizimit të Ndërmarrjes Trepça dhe studimin e fizibilitetit për këtë, që është në proces e sipër, si dhe për çështje tjera.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, priti delegacionin nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i këtij Komisioni.Kryetari i Komisionit Parlamentar, Muhamet Mustafa si dhe anëtarët e Komisionit, Besim Beqaj dhe Raif Qela, shprehën interesim për një varg çështjesh, për të cilat u informuan nga Kryesuesi i Bordit, Petrit Gashi dhe anëtarët e tjerë të Bordit, Bajram Zejnullahu, Haxhi Arifi, Ismail Januzi, Ranko Djokiç, si dhe nga Zëvendësdrejtorët Menaxhues të Agjencisë, Valbona Dibra dhe Avni Jashari.

Në takim u diskutuan çështje që vazhdojnë të jenë sfiduese për Agjencinë e Privatizimit. Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Petrit Gashi i informoi anëtarët e komisionit për zhvillimet dhe aktivitetet dhe çështjet të cilat ndërlidhen me rritjen e efikasitetet të punës së Agjencisë.

U diskutua edhe lidhur me progresin e shpërndarjes së 20% për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara, pagesën e kërkesave të kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore. U theksua se, vetëm brenda 5 muajsh janë aprovuar shpërndarjet e pagesave për kreditorët e 93 ndërmarrjeve shoqërore me totalin e pagesave prej 13.5 milionë euro.

Po ashtu, u diskutua për procesin e lirimit të pronave të uzurpuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për ndryshimin e ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe përmirësimin e legjislacionit dhe procedurave, si dhe për mundësinë e përshpejtimit në trajtimin e lëndëve të ndërlidhura për Agjencinë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosovë-Trepça, në proces, të riorganizimit

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT