KRIST NOKAJ 16.4.1964 – 2.2.2017/Lajmërojmë farefis, miq, shokë, kumbarë e dashamirë dhe mbarë komunitetin shqiptar se me 2 shkurt 2017, vdiq papritmas në shpinë e vet në Yorktown, NY KRISTË NOKAJ, në moshën 52 vjeçare.
Krista len mbrapa të shoqen, Trashen me fëmijtë: Blerimi, Besniku, Barbara dhe Bernadeta.
Trupi i të ndjemit do të pushojë në FARENGA BROTHERS FUNERAL HOME, 920 Allerton Avenue, Bronx, New York 10469,
ditën e dielë, më 5 shkurt 2017, prej orës 2 deri në 9 pm.
Mesha e dritës do të çohet të hanen më 6 shkurt 2017, në orën 11 AM, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530 – Tel. 914 761-3523).
Mbas meshës, kufoma do të pëciellet në varrezat Gate of Heaven, Valhalla, New York.
Familja NOKAJ, .
“Vatra” dhe Redaksija e gazetës “Dielli” i shprehin ngushëllime të gjithë familjes këtu e në vendlindje, tue lutë Zotin me u dhanë forcë dhe me u sjellë gëzime mbas sodit.