• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLORI BRUQI KUNDËR PARAGJYKIMEVE TË KRITIKËVE LETRARË

March 8, 2015 by dgreca

Shkruan: Reshat Sahitaj/
Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitët më librin e tij më të ri “Diademë letrare II”, në të cilën vepër autori bënë një studim shkencor lidhur më zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme./
Nihilizmi i Teki Dervishit/
Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret më letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës , e që autori Flori Bruqi permes veprës së tij këto i zgjëron duke hulumtuar në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e skatë të kritikës si dhe të kritikut letrar. Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar, dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap më një thënie të shkrimtarit tonë tanimë të ndjerë Teki Dervishit kur thotë: “ Nuk ekziston kritika e mirëfilltë letrare për arsye se nuk ekziston as letërsia e mirëfilltë” (f.11 “Diademë letrare II”. Kjo fjali e Teki Dervisht, do ta shqetësojë Flori Bruqin, i cili do përpiqët më çdo kusht që të gjejë mesin e art, ngase nëse nuk ekziston kritika e mirëfilltë nuk ekzistueka as leterësia e mirëfilltë, dhe krijuesit do e pyesin vetën pse të shkruajnë romane kur nuk ekzistueka roman i mirëfilltë. Edhepse autori Flori Bruqi nuk pajtohet më thënien e Teki Dervishit, në nentekstin e veprës se tij mund të verëhet se pjesërisht pajtohet më të kur ka parasysh kritikat që shkruhen në parathënie të librave, recenzionet në gazetat tona të përditshme… ku vlerësimet e kritikëve nuk janë objektive, nuk janë profesionale e madje disa prej tyre janë mediokre, klanore dhe të paguara më ç’rast shkruan: “ Shumica e shtëpive botuese përbëhen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kritereve të vlerësimit profesional” (f. 38 “Diademë letrare II”).

Kritika mbi kritikën

Të analizosh një vepër që ekskluzivikisht ka të bëjë më kritikë letrare, është puna më e vështirë, sepse para vetës ke një autor që ka bërë hulumtime të shumta rreth kësaj teme, ke një vepër tërësisht e mbushur më kritikë dhe vlerësime për autorë të ndryshëm, të cilat vepra duhet t’i ke lexuar, në të kundërtën nuk ke bërë asgjë.
Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrar duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri të Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recenzionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë më vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikon ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botëror në fushës së kritikës, përseri mund t’i kthehemi qendrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë duke thënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë: “ … kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disciplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”.

Vlerësimi i krijuesëve të margjinalizuar

Flori Bruqi në “Diademë letrare II” , kapituj të veçantë di i kushtojë krijuesëve tanë tanimë të afirimuar siç janë Isamil Kadare, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Kajtazi, Ramiz Kelmendi, Sterjo Sapse, Haki Stërmilli, Jusuf Gërvalla, si dhe të autorëve më pak të njohur për opinionin tonë.
Specifika e veprës “Diademë letrare II”, është se autori vë theks të veçantë krijimtarisë letrare të Jusuf Gërvallës për të cilin shumë pak kritikë tanë kanë shkruar, dhe kur disa kanë shkruar e kanë trajtuar vetëm si dëshmor, si aktivist i çeshtjës kombëtare dhe i cili u vra padrejtësisht nga sherbimi sekret i Jugosllavisë duke e lënë pas krijimtarinë artistike të tij.
Flori Bruqin jo vetëm që do e lartësojë aktivitetin patriotik të Jusuf Gërvallës, por para se gjithash shprehë revoltën e tij se si është e mundur që Jusuf Gërvallës t’i harrohet vlerësimi për veprën letrare, andaj thotë: “Opninioni e respekton dhe e adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetët”, (faqe 141 “Diademë letrare II”).

Ata që e kanë njohur Jusuf Gërvallën e dinë se ai para se t’i rrezikohej jeta nga sistemi i asaj kohës dhe të ikte në Gjermani, ishte artist, këngëtar, poet, kritik dhe publicist, gjë që “elita” letrare e pasluftës ende ka frikë t’ia permendi emrin dhe veprat e Jusuf Gërvallës. Ekziston mundësia që bashkëkohorët e tij nga frika se Jusuf Gërvalla mos të radhitët në piedestal të letërsisë dëshirojnë që ta lartësojnë në aspektin kombëtar për t’ia zbehur aspektin artistiko-letrar për ç’gjë e lartëson Isamil Kadare, Sabri Hamiti dhe Myrvete Dreshaj-Baliu e ndonjë tjetër.
Autori i veprës “Diademë letrare II”, do t’i kushtojë rëndësi të veçantë jo vetëm analizave të poezive të Jusuf Gërvallës, por edhe në aspekte tjera si : Jusuf Gërvalla këngëtar, Jusuf Gërvalla dramaturg, Jusuf Gërvalla shkrimtar…

Në pjesën ku shtjellohet Jusuf Gërvalla si këngëtar, autori shkruan më simpatinë më të madhe që ndjen për Jusufin dhe këngët e tij. Madje autori rrëfen se si gjatë sistemit të okupimit bashkë më Fatime Llugiqin, Skender Tafaj dhe Shyqeri Galicën kishin dëgjuar dhe mbajtur kasetën me këngë të interpretuar nga jusuf Gërvalla. Andaj nuk ishte aspak e rastësishme kur një pjesë e repertuarit të këngëve të Jusufit u gjetën në arkivin e aktorës Fatime Llugiqi e që u bënë të njohura për publikun tonë, sepse në arkivin e Televizion të Kosovës ato këngë ende nuk gjenden.
Jusuf Gërvalla si shkrimtar, në “Diademë letrare II”, të autorit Flori Bruqi, trajtohet romani “Rrotull” që u botua pas vrasjës së tij, ndërsa si dramaturg merret drama “Procesi” poashtu e botuar postmortum.
Në anën tjetër, autori Flori Bruqi, nuk do ta injoron krijimtarinë e Mehmet Kajtazit, siç ka shumë tendenca që ky autor të mos permendet, sepse Mehmet Kajtazi jo vetëm që shquej si krijues i denjë, por ai ishte edhe aktivist i Lëvizjës ilegale dhe kishte kontribuar shumë në aspektin kombëtar. Në fakt qe nga pas lufta e deri sot, ekziston një rrymë e “ elitës” letrare që t’i zhvelrësojë, t’i injorojë, dhe t’i shuajë të gjithë krijuesit që paralelisht kontributit në letërsi, kontribuan në çlirimin e Kosovës. Flori Bruqi është i vetëdijshëm se veprimtaria letrare e Mehmet Kajtazit nuk mund të injorohet e as të zhvlerësohet si “Nata në gur”, “Shote Galica”, “Minatorët” “Një diell tjetër”, “Shqiptarët në Goli Otok” …, ku në qendër të veprave të këtij autori janë: luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza, heronjtë, gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore…

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona

Autori Flori Bruqi në “Diademë letrare II”, nuk i ka vu pikë krijuesëve të cilët i ka trajtuar dhe mund t’i trajtojë, nuk ka vu pikë letërsisë shqiptare për ta kufizuar vetëm në një regjion , por atë e ka zgjëruar në tërë trojet shqiptare e madje edhe në diasporë duke mos u kufizuar as në hapësirën kohore.
Për letërsinë në diapsorë, në “Diademë letrare II” vlerësimi i autorit është ky:” Edhepse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipe duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjërë gjeografik, d.m.th. dhe pertej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime edhe në diasporë” (f 207 “Diademë letrare II”).
Zhvillimeve të letërsisë në diasporë Flori Bruqi do ta tereqë një paralele qe nga gjeneratatat e para të autorëve të cilët krijuan në diasporë deri të gjeneratat e sotme siç merren shembull: Elvira Dones, Ornella Vorpsi, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi etj. Autori Flori Bruqi e ankon fatin e krijuesëve të cilët në vende të huaja janë bërë të njohur më romanet e tyre, kurse në atdheun e tyre injorohen krejtësisht. Fenomeni i injorimit dhe zhvlerësimeve të krijuesëve dhe krijimtarisë se tyre madje të atyre që kanë arritur të botojnë edhe në shtepitë më prerstigjioze botërore si “Fayard” , duhet të zhdukët në viset shqiptare, shprehet në mënyrë indirekte Flori Bruqi.
Vepra “Diademë letrare II” , krijuesit e diapsorës autori i ndanë në dy kategori: në ata që të përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër dhe ata që direkt shkruajnë në gjuhë të huaj. Si e para edhe e dyta ata janë krijues shqiptarë, e të cilët duhet të gëzojnë statusin e barabartë me krijuesit që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Mirëpo, afirmimi i tyre edhe në vendin e origjinës shkakton xhelozi tek krijuesit e dobët të cilët i pengojnë të afirmuarit jashtë trojeve shqiptare, nga se fama e rrejshme e tyre do të zbehet në opinion e brendshëm. Këta krijues të dobët që kanë arritur të krijojnë një opinion brenda atdheut, janë kundër atyre që gëzojnë famë ndërkombëtare si Besa Myftiu e të tjerët. Në këtë mes të shkrimtarëve jashtë atdheut, vetëm Isamil Kadaresë nuk mundë t’ia mbyllin dyertë, sepse të injorosh Kadarenë ke injoruar vetën dhe tërë popullin shqiptar.
Libri “Diademë letrare II” , është një vepër e cila duhet të lexohet nga të gjithë krijuesit shqiptarë, sepse mund të mësohen shumë jo vetëm për kritikën letrare, por edhe për disa personalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë në kulturë siç janë: Isamil Kadare, Bekim Fehmi, Rexho Mulliqi, Haki Stërmilli….
“Diademë letrare II” , poashtu do të ishte një doracak i mirë edhe për gazetarët, publicistët e veçmas për kritiket të cilët merren me recenzione librash.

Filed Under: ESSE Tagged With: Flori Bruqi, KRITIKËVE LETRARË, KUNDËR PARAGJYKIMEVE TË

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT