-Kryeministri Haradinaj takon përfaqësuesit e kompanisë amerikane General Electrics/
PRISHTINË, 18 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics (GE), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara.Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët./b.j/