• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“MINI-SHENGENI” I RAMES PERBALLE “MAKRO-SHENGENIT SHQIPTAR” TE ALBINIT

February 11, 2020 by dgreca

-Presidenti META:Qeveria Juaj i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë/

  • KOMPLIMENTE QEVERITARE DHE OPOZITARE PER ALBIN KURTIN NE TIRANE/

Vizitën e parë zyrtare jashtë Kosovës, ashtu siç e kishte paralajmëruar Kryeministri Albin Kurti e bëri në vendin Amë. Pak a shumë, ashtu siç kishin bërë paraardhësit e tjerë të tij.Pavarësisht lojrave të fjalëve për “Minishengenin Ballkanik” të Ramës, apo “Makro Shengeni Shqiptar” i Albin Kurtit, vizita është cilësuar e suksesshme. Por le të ndjekim kronikën e takimeve. Takimi mes dy kryeministrave tejkaloj afatin kohor të parashikuar në protokoll dhe në konferencën e përbashkët për median shprehën darkordësi për nevojën e një shpejtësie të re në marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë, trasmetoi Top Channel ne lajmet e mbremjes. 

Bashkepunimi do te vazhdoje ne te ardhmen përmes vijimit të takimeve mes dy qeverive, më i afërti në Shkodër, pasuar nga ngritja e një komision ndërshtetëror me ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare. Kryeministri Albin Kurti preferoi që iniciativës së shumë promovuar nga Edi Rama të Shengenit Ballkanik, ti jepte një emërtesë të re kur u pyet nga gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu.

“Ky ishte takimi ynë i parë. Ka edhe shumë tema të cilat do t’i trajtojmë në të ardhëm e mund të them që kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht, meqenëse takimi ynë sot ishte, le të themi më parë për makro Shengenin shqiptar sesa për Mini Shengenin ballkanik”, shprehet Kurti.

“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Unë besoj që nuk ka makro Shengen shqiptar pa Mini Shengen ballkanik. Por besoj që makro Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal, sepse, nëse ne jemi konsistentë në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, çka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë çmos që të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, – numërojini si të doni – për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, për të pasur lëvizje të lirë mes nesh”, ka thënë Rama.

   ***

  • Presidenti Meta priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Albin Kurti: Qeveria juaj i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tone

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Albin Kurti.Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se: “Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, – janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, – që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.

Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës.

EDI RAMA ZGJEDH CAKEN PER MIRESEARDHJEN E ALBINIT

Edi Rama e befasoi Albin Kurtin të martën në Tiranë, duke ia nxjerrë Gent Cakajn, ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me ministra tjerë për ta pritur. Kurti përshëndeti kryediplomatin Cakaj, por menjëherë pasi u kthye në Prishtinë i çoi mesazh homologut të tij, se vizita “nuk ishte politikë e jashtme”. 

Por, sa ishte atje, as Kurti nuk e la pa ia bërë një sherr kryeministrit të Shqipërisë, Rama. Ai refuzoi të shkojë te kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, për ta marrë Çelësin e Tiranës, një qëndrim ky i nxitur me gjasë edhe nga Vetëvendosje e Tiranës. Ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini, që është bashkëshortja e Dardan Molliqajt, që dikur ishte si një sozi e kreut të VV’së, kryeministrin e Kosovës e përshëndeti si të ishte në të pame, apo ceremoni morti. Hiç më ngrohtë nuk ishte as raporti mes vetë Ramës e Kurtit. Ata u përplasën direkt për “minishengenin”, por përplasjet më të ashpra ndodhën prapa kamerave. Për ta zhdukur komplet kiminë e vizitës, Rama ishte kujdesur që i pari që do t’ia jepte dorën Kurtit të ishte Cakaj, emërimin e të cilit në krye të diplomacisë shqiptare e ka kundërshtuar Vetëvendosje. E, si kundërshtim ndaj këtij veprimi, Kurti zgjodhi ta bojkotojë takimin me Veliajn, dhe refuzimin për ta marrë Çelësin e Tiranës. Por, për Cakajn, duket se Kurti është hatëruar më së shumti. Këtë e ka përmendur Kurti në një postim të tij, kur ka rekapituluar vizitën në Tiranë. Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

****

Basha-Kurtit: Qeveria e re, jetësim i vullnetit dhe impulsit të ri në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, është pritur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Gjatë takimit, kryetari Basha e uroi Kryeministrin e Kosovës për marrje të detyrës, dhe u shpreh se kjo Qeveri e re është jetësim i vullnetit dhe impulsit të ri në Kosovë.Në takim u diskutua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe të linjëzuar për qytetarët e dy Republikave, si dhe Kryeministri Kurti e njoftoi Bashën se së shpejti do të krijohet një komision ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë.Ky komision, i përbërë edhe nga ministra dhe deputetë të dy vendeve, duhet të punojë drejt zbatimit të 77 marrëveshjeve që janë nënshkruar deri sot, si dhe të shtojë marrëveshje të reja për bashkëpunim më të afërt.Basha shprehu mbështetjen e PD-së, por edhe të gjithë opozitës në Shqipëri për Qeverinë e re të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeminsitri Albin Kurti-Vizita en Shqiperi

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT