Shkruan:Eugen SHEHU/
Në ditët e brame të Luftës së Parë Botërore,territoret shqiptare këndej dhe andej kufijve politik të vitit 1913,ishin shndrruar në shesh betejash midis forcate ushtarake të Fuqive Qendrrore nga njëra anë dhe atyre të Antantës nga ana tjetër.Ky duel forcash,ndonëse do të shkretonte vendin përreth, gjithsesi do të mbante të ndezur shqiptarizmin e popullit tonë,kufijtë e të cilit gjithmonë ndodheshin të rrezikuar.Largimi i pushtuesve bullgarë nga Dibra u shoqërua nga pushtimi i këtyre trevave prej aradhës serbe të Ohrit si edhe me rikthimin e “Dekret ligjit për sigurinë publike në krahinat e çliruara” ose e thënë më shqip,në instalimin e një dhune e terrori të pushtuesve tashmë serb, të cilët kinse ushtria serbe paska dëbuar Bullgarinë,në fakt veç bëhej ndrimi i pushtuesve.
Në fund të vitit 1918,qeveria shqiptare ishte pothuajse inekzistente.Ate e patën kapluar njëmijë e një halle dhe duke u mbështetur vetëm tek ndihma e Italisë,kjo qeveri,nuk po shihte ende kërcnimin e hapur që vinte prej Beogradit.Pas tërheqjes së trupave Francese nga Maqedonia shqiptare si edhe atyre të Austrohungarisë prej veriut të Shqipërisë,Aradha e Ohrit,në marshimin e saj, e mbajti frymën në Tiranë e Durrës pa asnjë pengesë.Ishin pikërisht marrvehsjet e Fuqive të Mëdha,ato që realizuan tërheqjen e trupave serbe nga Shqipëria por jo nga Dibra ku Aradha e Ohrit kishte synime të qarta,për mos t’i lëshuar kurrë këto territore.Duke shfrytëzuar sidomos varfërinë që pat pllakosur në Dibër,në vitet 1918-1919,komanda e lartë ushtarake e Aradhës së Ohrit mundi të rekrutojë në këtë trevë,në verën e vitit 1919,rreth dy mijë xhandarë,të cilët për të mbajtur gjallë familjet u rreshtuan në formacionet luftarake.Propaganda serbe në Dibër,ngulmonte të theksonte se ky kontigjent po përgaditej për të shkuar në Durrës dhe për të luftuar Italinë e cila qe shtruar këmbëkryq në shettin amë.Për më tej,Beogradi pat emëruar në krye të këtyre trupave Esat Pashë Toptanin i cili premtonte se me rrëzimin e qeverisë shqiptare në Durrës,do të ish ai që do të merrte në duar frenat dhe do të çonte begati në Dibër.Por paria dibrane,me mençurinë që e ka karakterizuar në çdo moment, e pat kuptuar se inkursioni i dibranëve në Durrës e Vlorë,nuk kish të bënte me çlirimin e viseve shqiptare prej Italisë,por me zavendësimin e një pushtuesi prej një pushtuesi tjetër.Për më tej historia e largët dhe e afërt e dibranëve me serbët nuk njihte ndonjë flirt që kish dalë me sukses,përkundrazi kontradikta e mosmarrveshjeve që ua patën lënë vendin betejave të përgjakura,në këtë kuadër atdhetarët e Dibrës,nuk vonuan që kinse për tu rreshtuar në formacionet e ushtrisë së Esat Pashës,të organizohen dhe të lishin besën për të luftuar kundër okupacionit serb.Për më tej,në këto masa organizative patriotët dibranë krijuan lidhje edhe me trevat e tjera,të cilat vuanin sundimin e ri serb,kështu,në një letër që Hysni Curri i dërgonte prefekturës jugosllave në Gjakovë,në dhjetorin e vitit 1919,i kërkonte pos të tjerave ; “Shqiptarët nuk po e shofin me sy të mirë ushtrinë dhe okupacionin e Jugosllavisë,këtej kufirit të Londonit.Na kena nevojë me u forcue në malësi të Gjakovës,të Hasit,të Lumës e të Dibrës së Vogël,për me i ba ballë armikut… Pra shqiptarët nuk mundën me marrë masa kunder anmikut të madh të tyre (italianëve-shënimi im E.SH)para se me u largue ushtria e Jugosllavisë andej vijës së kufinit të caktuem të Londonit.Ju lutem që të largoni në vijë të kufinit të caktuem të Londonit.Me këtë short,shqiptarët s’kishin me pasë frikë nga ushtria e Jugosllavisë,por kishin me pasë shpinën të nxehtë,për me i ba ballë anmikut të madh e me i lirue vendet e pushtueme të vijës së kufinit të Londonit”.(Arkivi Qendror i shetit –Tiranë.Fondi”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”dos.13fl.1).
Lëvizja e armatosur që kish misur të organizohej në Dibër e rrethina të saj,njohu impulse të reja në qershorin e vitit 1920,atëherë kur shqiptarët brenda shtetit të tyre,të udhëhequr nga qeveria e re,dalë prej kuvendit historik të Lushnjës,hodhën në det mijëra ushtarë italianë,duke dëshmuar atdhetarizmin e flaktë të tyre.Jehona e epopesë së Vlorës,shërbeu tek e mbramja për t’u rrëfyer popullit dibran se me armiqtë shekullorë më shumë se fjalët,vlejnë grykat e pushkëve.Përmes tyre mund të vinte qetësia dhe paqja e përjetshme.Historiografia serbe,përmes autorit të saj Mihajlo Vojvodiç na bën me dije se në fundin e qershorit të vitit 1920,nënprefekti i rrethit të Dibrës,njoftonte autoritete pushtuese serbe se nëpër xhamitë po tubohen shumë shqiptarë të cilët për një kryengritje masive,është kjo arsyeja që armata e Shkupit,ndërmori inkursionin militar për ruajtjen e “kufijve perëndimorë”,përndryshe mbajtjen nën dhunë e terror të trevës së Dibrës,në të dy anët e Drinit,përkitazi,në të dy anët e kufirit politik të Shqipërisë të vendosur më 1913.
Largimi i turpshëm i mijëra ushtarëve Italinë nga brigjet shqiptare, e detyrojnë Romën në gushtin e vitit 1920,të nënshkruajë një traktat me qevrinë shqiptare,me ç’rast njihte sovranitetin e kufijve shqiptarë,të vendosur në Londrën e 1913-ës.Përballë këtij fakti,qarqet zyrtare të Beogradit shoven u angazhuan së tepërmi për të ndërtuar një politikë sa më “afruese” me qeverinë shqiptare,ku nuk munguan edhe premtimet për të rishikuar ndonjë konflikt të vjetër.Por qeveria shqiptare,mbajti një qëndrim tejet korrekt duke kërkuar disa herë zyrtarisht,nga beogradi që ky të tërhiqte edhe ushtrinë e fundit prej tokave shqiptare brenda kufijve politikë.Për më tej,kjo qeveri pat dërguar në Beograd edhe protesta të ashpra për dhunën dhe terrorin e egër serbomalazeze dhe sllavomaqedonas,të ushtruar mbi Kosovën.Mal të Zi e Maqedoninë shqiptare.Këtare protestave dhe qëndrimit korrekt të qeverisë shqiptare,Beogradi iu përgjigj me një disponim të dukshëm antishqiptar në këto treva,si edhe në organizimin e trupave të Aramtës së Shkupit për të depërtuar në thellësi të kufijve brenda Shqipërisë.Kjo u pa qartë në organizimin e këtyre forcave si edhe boritë e shtypit shoven të Beogradit,që u frynin sa të mundnin luftërave të përgjakshme për të realizuar ëndrrën e kahershme të “starasërbisë”.Është kjo arsyeja që atdhetarët dibranë,të tubuar në Arras,në gushtin e vitit 1920,duke përshëndetur Vlorën heroike,ishin të një mendjeje se pat ardhur ora e madhe të lidhin besën dhe të luftonin në krejt Dibrën për të mos pasë më,këmbë shkjau në tokat shqiptare. Kuvendi i Arrasit,do të shënonte fillimin e një kryengritjeje të madhe antiserbe në Dibër e rrethinë.Aty pos të tjerave u vendos që ;
“ 1- Zgjidhja e një komiteti luftarak
2- Organizimi dhe bashkërendimi mes fshatrave e krahinave për veprime të përbashkëta,të njëkohshme,të kryengritësve popullorë kundër garnizoneve serbe të përqendruar në tërë trevën e Dibrës.
3- Vënien e të gjithë kryengritësve dhe udhëheqësve në një komandë unike.
4- Hyrjen në lidhje me përfaqsuesit e Kosovës për t’i dhënë kryengritjes ndërkrahinore,po kështu dhe me qarqet politke politke maqedonase që kërkonin mëvetsinë e Maqedonisë.
5- Furnizimi me ushqim të forcave kryengritëse nga vetë fshatrat
6- Shtabi luftarak i udhëheqësve popullorë,brenda 2-3 ditëve zgjidhi një sërë detyrsh me karakter ushtarak,politik dhe ekonomik”.(“Dibra dhe etnokultura e saj”Vëllimi parë, 1995, faqe 340 ).
Në verën e vitit 1920,në trevën e Dibrës ishin të përqëndruara një sasi e madhe trupash të ushtrisë pushtuese të rregullta serbe.Rreth 12 batalione këmbësorie,sihin të përforcuar me armë të fuqishme artilerie,me armatim tjetër modern si edhe reparte speciale të kalorsisë,të cilët ndikonin së tepërmi me shpejtësinë e lëvizjes taktike.Burimet serbe na bëjnë gjithashtu me dije se trupat e tyre ishin të vendosura në dy skalione dhe formacione të specializuara të tyre (në përbërje të të cilave ka pasur kriminelë ordinerë),herëpashere kanë kryer mizori të egra për të trembur popullin dibran.Duke qenë në dijeni të këtyre formacioneve kriminele,komiteti ushtarak dibran i dalë prej kuvendit të Arrasit,që përpara se të fillonte kryengritja e armatosur,mori masa për largimin e fshehtë të popullatës,në zonat e dislokuara prej ushtrisë serbe,duke shmangur në këtë mënyrë ndonjë katastrofë të mundshme.Atdhetarët dibran,Elez Isufi,Sufë Xhelili,Ramiz Dibra,Jashar Erebara, Ramiz Daci etj,pos të tjerave krijuan lidhje të ngushtë edhe me qeverinë shqiptare të asaj kohe.Në funksionin e Ministrit të Mbrendshëm,Ahmet Zogu,grumbulloi disa qindra xhandarë dhe oficerë të suhtrisë sonë kombëtare,të cilët u dërguan të luftojnë në front,krah për krah,trupave vullnetare dibrane.Ndërkaq,një tjetër ndihmesë që qeveria shqiptare u dha kryengritësve,është padyshim edhe çuarja atje e një sasie të konsiderueshme armatimi dhe municioni,me ç’rast u dha zemër dibranëve.
Sipas të dhënave burimore,kryengritja dibrane filloi në mëngjezin e datës 15 gusht 1920,24 orë përpara sulmit,shtabi kryengritës dibran,pati dërguar lajm në komandën ushtarake të forcave serbe në vendin e quajtur Llasen,ku e njoftonin ate komandë se mbrenda 24 orëve duhej me doemos të linte pozicionet dhe së bashku me trupat,të kalonte,atanë kufijve të Shqipërisë së vitit 1913. Komanda serbe,ndonëse kishte dijeni rreth përgaditjes së një lëvizjeje popullore,nuk parashihte rreziqe duke menduar se reparti i forcave të saj me ato shqiptare,ishte gati 4 me 1 ,përballë këtij reparti,ekspertët e komandës ushtarake serbe në Llasen,parapanë si mjet më me avantazh për ta,fillimin evetjës.Nga ana e vet,komanda ushtarake e kryengritësve dibranë duke llogaritur me gjakftohtësi të gjitha rrethanat,mundi të organizojë disa luftime model ku ndërthureshin elementët e Luftës Popullore me trimërinë tradicionale dibrane.Ata në mënyrë prefekte planifikuan të parin sulm në garnizonin e shumbatit ku ishin përqendruar forcat kryesore serbe dhe ku pozicioni gjeografik i favorizonte së tepërmi ata.Duke vendosur përballë garnizonit të shumbatit,kryngritësit më të armatosur,të komanduar prej Sufë Xhelilit,shtabi dibran kërkonte goditjen e fuqishme dhe të menjëhershme,me çrast rrugëkalimet e mundshme të forcave serbe të ushtrisë së rregullt kontrolloheshin rreptësisht prej kryengritësve të tjerëNdër masat e marra prej kryengritësve,ishte endhe largimi i banorëve të fshatrave ; Shumbat,Kala e Dodës,Maranicë,llasen dhe Okshtun,të cilët përbëheshin më së shumti prej grave dhe fëmijëve të cilët nuk mund të bënin rezistencë të armatosur.Kur në agun e 15 gushtit u dha kushtrimi “O burra mbi shkja !” kryengritësit dibran ç’prej 15 – 70 vjeç,u derdhën në sulm të paparë ndaj hordhive të beogradit.Stuhia dibrane e mpleksur me shiun dhe mjegullën e maleve,i gjeti në befasi trupat serbe që gjithsesi nuk besonin të sulmoheshin në front dhe nga të gjitha krahët.Por mençuria e luftëtarëve dibranë kish bërë të veten.Ata ishin të bindur se vetëm kështu,në kohë të keqe,në mënyrë të beftë dhe në sulm nga të katër anët,mund të shpornin prej trojeve të tyre,armikun shekullorë.Ndaj dhe u nisën të paepur drejt sakrificës sublime,në emër të lirisë së shenjtë të trojeve atërore. Kryengritësit e fshatit Çidhën,me të dëgjuar të shtënën e parë të pushkës ( ashtu ka qenë dhënë porosia nga komanda dibrane) u hodhën përmes tymit e armëve dhe mjegullës,nëpër valët e lumit Drin.Kjo manovër e guximshme,bëri që trupat serbe anës Drinit të lënë menjëherë pozicionet e tyre dhe të largohen për në Fushë-Çidhën. Por edhe aty,brenda 3-4 orëve,mbërriti stuhia e kryengritësve dibrnë,nën thirrjet që ngrohnin gjokset,luftëtarët dibranë të fshatit Çidhën rreth 70-80 vetë,mundën të zbrapsin dy kompani të ushtrisë së rregullt serbe të armatosur më së miri dhe të ndihmuar edhe nga topat e artilerisë së lehtë,më tej,këta trima vëhen nën komandën e Sufë Xhelilit dhe mësyjnë pozicionet e reja të serbëve në vijën : Kodra e Ostushit – Selbanter.
Po në agun e 15 gushtit,u sulmua në mënyrë të menjëhershme vendkomanda e trupave të ushtrisë serbe,në vendin e quajtur Llasen.Disa qindra kryengritës të fshatrave të Melanit,Dohoshishtit, Dovolanit,Grevës etj,iu afruan vendkomandës serbe në 200- 300 metra dhe duke përfituar nga shiu dhe terreni,mundën të organizojnë një sulm rrufe për 40-50 metar.Kaq është dashur që një pjesë e kryengritësve të zënë pozicionet e fortifikuara të trupave serbe,për të vijuar më tej përleshjen deri në orët e vona të asaj nate.Shtabi serb,ndonëse dispononte të gjitha armët dhe mjetet,nuk mundi t’i bëjë ballë kryengritësve dibranë.Duke patur në dispozicion trupa dhe mjete speciale në natën e 15-16 gushtit,ai mundi të organizonte një koridor tërheqjeje duke lënë mbrapa dhjetra të vrarë e të plagosur,si edhe një sasi të konsiderueshme të municionit luftarak. Ndërkaq,në agun e 15 gushtit 1920,kryengritësit e Bulqizës dhe ata të Streblevës,u bashkuan me rreth 250 ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në krye të të cilave ishin atdhetarët dibranë Shevki Shatku dhe Hysni Dema.Vija tokësore Bulqizë-Zerqan, e cila ishte fortifikuar prej trupave serbe,në orën 8të të mëngjezit ishte pothuaj në duart e kryengritësve.Ata nën thirjen karakteristike,ndoqën këmba-këmbës armikun duke i hequr atij mundësinë për t’u organizuar.Të nesërmen,”forcat serbe të detyruara u tërhoqën prej kufirit politik të vitit 1913”(Gazeta “Zëri i Ri” Tiranë,9 shtatorë 1920).
Në këto luftime do të shkëlqente edhe një herë trimëria dhe mençuria e legjendës së Maleve të Dibrës burri Elez Isufi.Ky vetë,në krye të 300 kryengritësve do të ndiqte hipur në kalë krejt luftimet dhe saora gjendej në situatën më të vështirë për miqtë e vet.U jepte zemër atyre jo me fjalë por duke u dalë përparra serbëve me trupat e veta dhe duke luftuar si rrallëkush në ato vise.
Në mesnatën e datës 16-17 gusht 1920,trupat serbe ishin larguar pothuaj plotësisht prej kufijve të shettit amë duke lënë pas disa qindra ushtarë të vrarë dhe të plagosur.Nuk munguan edhe 70-80 robër serb,të rënë në duart e kryengritësve,por falë dinjitetit të kryngritësve dibranë,ata u trajtuan konform ligjeve të luftës moderne.Pjesa më e madhe e ushtrisë serbe, e cila u largua nëpërmjet Grykës së Radikës,u ndoq prej Elez Isufit me trimat e vet deri në afërsi të Mavrovës i ndihmuar në këtë rast edhe prej banorëve të Maqedonisë shqiptare.Është e ndryshme që në këtë betejë të lavdishme 48 orëshe të luftëtarëve dibranë,te kishte edhe humbje nga ana e kryengritësve shqiptarë.
“Dibranët që flijuan jetën për mbrojtjen e trojeve të veta ishin . Osman Paci,Halil Gjoci,Adem Hoxha (nga Fushë – Çidhna),Halil losha,Mevlude Murraku,Shaban Doda,Dali Koka,Abaz Daloshi (nga Kalja e Dodës),Tahir e Adem Duriçi (nga Vajkali-Bulqizë) Halil Hyseni,Abdylla Cara,Murat Hyseni(nga Reçi) Demir e Bajram Lleshi (nga Kastrioti) Majune Noka (nga Grykë-Noka) Xhemail Kanxha e Vehbi Bala (nga Trebishti),Osman Met’hasan dhe Sherig Bali (nga Sokodalli),Allaman Zeneli (nga Kovashica),Ismail Bodurri (nga Okshatina),Alush Bunguri (ng Greva),Allamn Salkurti (nga Rashnopoja),Rushit Spata (nga Blliçja) Shaban Cami (nga Viçishta),Ali Topa (nga Blliceti)”.
( “ Dibra dhe etnokultura e saj ” – Tetovë më 1995 , faqe 343 ).
Në mbrëmjen e datës 17 gusht 1920,ndërsa populli kish përcjellë me dhimbje bijët e vet të rënë në fushëbetejë,në qytetin e çliruar të Peshkopisë valonte flamuri kuqezi i Skënderbeut.Kryengritësit dibranë,në bashkëpunim të ngushtë edhe me trupat e ushtrisë kombëtare shqiptare,në ish gazermat serbe,ngritën xhandarmërinë duke vendosur kudo rendin dhe qetësinë.Ndërkaq me porosi të trimit Elez Isufi,rreth 600-700 kryengritës,nuk u lejuan të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre.”Kohë për të festuar nuk kemi,ishte shprehur plaku i mençur prej sllove,por kohë për të ruajtur kufijtë tanë do ti kemi gjithmonë”.Dhe mençuria e trimit Elez Isufi,nuk vonoi të dilte në dritë.
Dokumente të servirura prej historianëve serb,na bëjnë me dije kryengritja dibrane 48 orëshe,ku u npërkëmb lavdia e ushtrisë disa mijëshe serbe,çoi tërmet në qaqet politike të beogradit.Dhjetra telegrame të fshehta,dërguar prej beogradi në Shkup,provojnë egërsinë e qarqeve shoveniste serbe,për të mos u ndalur për asnjë çast në synimet e tyre për copëtimin e trojeve shqiptare dhe daljen në ujërat e Adriatikut.Elaboratet famkeqe të inicuar në beograd,do të sendërtoheshin përmes mijëra ushtarëve të sjellë prej serbie që do të derdhnin gjakun për lavdinë e mbretit të tyre shizofren.Jo shumë por vetëm 10 ditë pas stuhisë së kryengritjes dibrane,në kufijtë e shtetit amë shqiptarë,në ato kufijë të cunguar prej diplomacisë evropiane,u shfaqën plot 17 mijë trupa serbe të armatosura deri në dhëmbë dhe të mbështetur prej reparteve të artilerisë së rëndë.
Në mëngjezin e 27 gushtit,në frontin prej 90 kilometrash,prej veriut të Kalasë së Dodës e deri në fshatin më jugorë të Gollobordës,artileria serbe hodhi me tonelata të tëra predhash duke dashur t’i kthejë pozicionet e luftëtarëve dibranë dhe krejt vijën kufitare me Shqipërinë,në tokë të djegur plotësisht.Menjëherë pas ndalimit të zjarrit të artilerisë,mbi 15 mijë forca serbe u derdhën përgjatë vijës Kala e Dodës-Gollobordë duke u ndeshur dhëmb për dhëmbe me forcat e pakta të kryengritësve dibranë.Në mjaft vende si në Kala të Dodës,Lumë,Grame dhe Bllate,kur kryengritësve dibranë iu mbaruan fishekët,luftuan trup me trup me forcat pushtuese suhtarake serbe duke shpërfilluar me këtë rast edhe vdekjen e sigurtë.Natyrsht qëndresa e dibranëve (rreth 1200 vetë) kundër hordhive serbe nuk do të ishte fort e gjatë dhe efikase.Por burrat e Dibrës e kryen këtë akt të pashoq heroizmi për t’u treguar serbëve se për të kaluar kufijtë e Shqipërisë,duhej të kalonin së pari mbi trupat e tyre të përgjakur.Nga ana tjetër,qëndresa e kryengritësve dibrane,i shërbeu edhe lëvizjes së popullatës së Dibrës,për në thellësi të shetit amë,për t’i shpëtuar dhunës dhe masakrave të ideuara në beograd.Ishin me mijëra dibranë që lanë trojet e veta stërgjyshore,për t’u shmangur barbarizmave serbe.Por pati edhe të tjerë që nuk u larguan dot.Jetët e tyre të pafajshme i mori plumbi apo bajoneta e ushtarit serb,i cili ndjente krenari për barbarizmin që kryente ndaj fqinjit të vet shekullorë.Sipas të dhënave arkivore,në muajt gusht-shtatorë 1920,trupat serbe në Dibër e rrethina “… kanë djegur 6603 shtëpi,113 mullinj,101 dyqane dhe magazina,50 xhami,18 manastire,kanë vrarë në mënyrë barbare 238 vetë,38 familje janë therrur,kanë pushkatuar 200 të tjerë kanë hedhur në zjarr të gjallë 300 vetë,prej të cilëve 146 gra e 91 fëmijë”. ( Arkivi Qendror i shtetit Tiranë , fondi 251 , dosja 50 , fleta 18 – 21 ).
Ndonëse e shtypur në këtë mënyrë barbare,kryengritja e gushtit në Dibër,kundër qëndrimeve aneksioniste serbe,pati vlerat e veta të pakontestueshme.Së pari,vlen të thuhet se ndonëse elementët përçarëse të Dibrës,bënë ç’ishte e mundur të mos arrihej bashkimi ky u arrit plotësisht.Dhe jo vetëm kaq,por bashkimi i gjithë prijësve dibranë,çoi për të parën herë,në krijimin e një shtabi luftarak unik,i cili drejtoi me zotësi luftarake por edhe mençuri krejt kryengritjen.Në këtë kryengritje,u vu re gjithashtu,një kombinim i përpiktë i luftimeve të Vullnetarëve popullorë në pozicionet e para luftarake,me veprimet e çetave që ndodheshin në pozicionet e dyta ose të quajtura ndryshe,pozicione ndihmëse.Ky fakt,po bindëte jo vetëm fqinjët tanë,por krejt evropën se kur bëhet fjala për lirinë e kombit të vet,shqiptarët vështirë t’i dallosh nga mosha,krahina feja apo gjinia.Tek e mbramja,kjo kryengritje në Dibër u ka shërbyer së tepërmi edhe shqiptarëve të jugut të shtetit amë të cilët të kërcënuar prej ushtrive greke,kanë marë zemër dhe mbrojtjen e çdo pëllëmbe të trevave shqiptare.Parë në këtë rrafsh,kryengritja dibrane vlen të shihet si pararendëse e asaj lëvizje të madhe kombëtare për të ruajtur së paku sovranitetin e kufijve shqiptarë të vitit 1913 të Londrës famëkeqe.
Bern-Zvicër