• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYESIA E VATRËS SHTYNË KUVENDIN ME KËRKESË TË DEGËVE

September 30, 2019 by dgreca


-Kryesia vendosi: Afati përfundimtar i dorëzimit të kuotave të anëtarësisë  dhe listave është data 31 Dhjetor 2019./
 
Në datën 25 Shtator 2019 u mblodh Kryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e cila mori në shqyrtim disa cështje. Në mbledhje, ishte ftuar edhe Komisioni i Garancive të Kanunores, trup i pavarur i mandatuar nga Këshilli i Vatrës, si edhe këshilltarët e Federatës.  
1.       Degët dhe Pagesat e kuotave
Kryesia e Federatës VATRA ka nisur prej kohësh përgatitjet për Kuvendin e rradhës. Ky proces zhvillohet ngushtësisht me degët, të cilat përbëjnë shtyllën e kuvendeve të Vatrës. Prandaj, Kryesia e Federatës prej disa muajsh kërkon nga degët të dorëzojnë pagesat e anëtarësisë së bashku me listat përkatëse, me qëllim që në zbatim të Kanunores, Kryesia të bëjë të mundur thirrjen e Kuvendit. Kryesia ka botuar njoftimet e saj vazhdimisht në gazetën Dielli, si edhe ka kontaktuar me kryetarët e degëve lidhur me pagesat e pjesshme ose mospagesat e anëtarësisë dhe listat përfundimtare të anëtarësisë.
Shumica e degëve kanë paraqitur kërkesën për shtyrjen e afatit të dorëzimit të kuotave dhe listave përkatëse, të cilat janë materiali bazë për përgatitjen e kuvendit të rradhës. Kryesia u bën thirrje degëve që periudhën e mbetur ta shfrytëzojnë për shtimin e anëtarëve dhe hapjen e degëve me individë të rinj, të cilët të mund të sjellin energji dhe më shumë vitalitet në Federatën tonë. Kujtojmë se edhe Kuvendi 2017 u shty më kërkesën e degëve për të njëjtat arsye.
Sa më sipër Kryesia vendosi: Afati përfundimtar i dorëzimit të kuotave të anëtarësisë  dhe listave është data 31 Dhjetor 2019. Gjithashtu kërkohet të paguajnë kuotat e anëtarësisë edhe anëtarët e Qendrës që nuk kanë përmbushur këtë detyrim. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë pagesë kuotë anëtarësie dhe përllogaritja e numrit të delegatëve për secilën degë dhe për Qendrën për kuvendin e rradhës do të llogatitet mbi kuotat e dorëzuara deri në 31 Dhjetor 2019.
2.       Fondacioni VATRA
Kryesia konstaton se megjithë interesimin e saj, nuk është zbatuar vendimi i Këshillit të Vatrës, dt. 3 Mars 2018, për emërimin e z. Besim Malota dhe z. Elmi Berisha si anëtarë të Bordit të këtij Fondacioni. Gjithashtu, megjithë kërkesat e Kryesisë nuk është depozituar akoma pranë federatës VATRA asnjë dokument i veprimeve financiare të tij. Në përsëritje të njoftimeve në gazetë, këto materiale duhen depozituar pranë Qendrës.
3.        Kandidatura e z. Marko Kepi, për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Anëtari i Federatës sonë, njëkohësisht këshilltar i saj, z. Marko Kepi ka shpallur kandidaturën brenda Partisë Republikane si kandidat për Asamblenë e Shtetit të NY. Kryesia vendosi që Federata jonë, ndonëse jopolitike të ndihmojë bashkëatdhetarin tonë me të gjitha format e lejuara ligjore për arritjen e këtij qëllimi madhor, përmbushja e të cilit është krejtësisht e mundur nga statura dhe kapaciteti i z. Marko Kepi. 
Gjithashtu Kryetari Dritan Mishto informoi kryesinë mbi takimin më të fundit në Departamentin e Shtetit, i cili takim kishte si temë kryesore zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
 

Filed Under: Featured Tagged With: Kryesia e Vatres- Kerkese e degeve-Shtyhet Kuvendi

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT