*Kryeparlamentari Veseli fton për unitet dhe bashkëpunim të klasës politike/
-Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk fillon në orën 11:00, për kur ishte ftuar, shtyhet për në 14:00/
Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës/
-Në fjalën e tij, në përfundim të seancës konstituive, kryeparamentari i sapo rizgjedhur Veseli paralajmëroi për të shtunën seancën për zgjedhjen e liderit të AAK Ramush Haradinajt kryeministër dhe qeverisë së Kosovës, e më parë nominimin/
-Dita e sotme e 27 vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990 u urua në seancën konstituive dhe ishte edhe ditë reflektimi të deputetëve e partive parlamentare drejt dhënies fund humbjes së kohës e vonesave në krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës të zgjedhjeve të para gati 3 muajve/
PRISHTINË, 7 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës konstituive sot pasdite u njoftua nga koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma se kandidati për për kryeparlamentar është deputeti Kadri Veseli, kryetar i PDK-së.Derisa në sallë ishin 114 deputëtë, pro votuan 62 deputetë , kundër 52, dhe sipas kësaj Veseli u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.Nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti i PDK, Aida Dërguti e VV e Kujtim Shala i LDK, me votim në pako nga 113 deputetë pro.Nënkryetar nga Lista Serbe u propozua Slavko Simic e nga komunitetet tjera pakicë Mybera Shinik, por nuk morën vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur, meqë pro votuan më pak se gjysma – 59 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh. Pas kësaj kryesuesi Adem Mikullovci dha pushim që sot të provohet që të votohet përsëri dhe me zgjedhjen e tyre të përmbyllet seanca konstiuive e Kuvendit, e derisa nuk votohen konstituimi mbetet i papërfunduar.Pas pushimit, u votua përsëri dhe me 61 vota u zgjodhën edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga pakicat. Në këtë votim abstenuan 41 deputetë. Në fund kryesuesi Adem Mikullovci përshëndeti të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që para 27 viteve votuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Edhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi mori kryesimin e seancës nga Mikullovci fillimisht uroi Ditën e Kushtetutës së vitit 1990 – 7 Shtatorin.Dita e sotme e 7 shtatorit 2017 është dita e 27 vjetorit të Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, me të cilën Kuvendi në seancën në Kaçanik shpallte Kosovën Republikë në vijimësi të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të seancës së mbajtur para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë në gjendje shtetrrethimi ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi serb i Beogradit. Edhe në atë kohë të këtyre dy ngjarjeve historike pjesë e Kuvendit të Kosovës ishte deputeti më i vjetër i zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, Adem Mikullovci, i cili kryesoi sancën konstituive dhe ka ftuar vazhdimet e saj.Kjo ditë e 7 shtatorit me konstituimin e Kuvendit ishte edhe ditë reflektimi të deputetëve e partive parlamentare drejt dhënies fund humbjes së kohës e vonesave në krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës të zgjedhjeve të para gati 3 muajve.Në fjalën e tij, në përfundim të seancës konstituive, Veseli paralajmëroi për të shtunën seancën për zgjedhjen e liderit të AAK Ramush Haradinajt kryeministër dhe qeverisë së Kosovës, e më parë nominimin.Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk filloi sot në orën 11:00, për kur u ftua mbrëmë para mesnatës pas marrëveshjeve paszgjedhore të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-AAK-Nisma me AKR-në dhe Listën Serbe, që sipas matematikave sigurojnë së paku 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re.Shumë deputetë mungojnë në sallë, të koalicionit fitues të zgjedhjeve që ka të drejtën ekskluzive për propozimin e kryeparlamentarit sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe deputetë të tjerë të partive të marrëveshjeve paszgjedhore.“Po e ndërpres këtë seancë për ta vazhduar në orën 14:00”, tha kryesuesi, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci.“Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, në orën 11:00, do të fillojë në orën 14:00”, thuhej në njoftimin zyrtar dërguar nga Kuvendi.“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, ishte pika e vetme e axhendës së vazhdimit të seancës, që do niste në orën 11:00, sipas njoftimit zyrtar dërguar nga Kuvendi mbrëmë vonë pas orës 23:00.Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës një nga përfaqësuesit e Listës Serbe që ka 9 deputetë deklaroi se për çdo vendim do të zhvillojnë konsultime me Beogradin.Një nga 4 deputetët e AKR, Korab Sejdiu, ka dhënë dorëheqje për të kaluar si i pavarur si reagim kundër largimit të partisë nga koalicioni parazgjedhor me LDK e hyrjes në koalicion paszgjedhor me PDK, e me hyrjen në qeveri të kryetarit Bahgjet Pacolli partia e tij mbetet me vetëm 2 vota në Kuvend, pasi atë e zëvendëson një deputet i LDK sipas renditjes që përcakton numri i votave në listën e rezultateve të zgjedhjeve të certifikuar nga KQZ.Lëvizja për Bashkim, pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK, në një deklaratë para vazhdimit sot të seancës ka propozuar qeveri gjithëpërfshirëse ose zgjedhje të reja.
Kryeparlamentari Veseli fton për unitet dhe bashkëpunim të klasës politike/
-Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare/
PRISHTINË, 7 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i sapo zgjedhur për herë të dytë në krye të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike kosovare për unitet dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve qenësore për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare.
“Së bashku mund dhe duhet ta kthejmë Kuvendin e Kosovës nga vend inatesh personale në vend bashkëpunimi; nga shesh akuzash në forum idesh e ligjesh për zhvillimin e vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit, forcimin e shtetit, rikthimin e madh të besimit qytetar në institucione dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit tone”, ka thënë Veseli.
Çështjet që kanë rënduar situatën politike në dy vitet e fundit, sipas Veselit, nuk janë tema që mund t’i zgjidhë vetëm një parti politike, sepse ato janë çështje shtetërore që lidhen drejtpërdrejtë me të ardhmen sovrane dhe multietnike të Kosovës dhe jetën e qytetarëve.
“Sa më shumë vonohemi, humb Kosova. Sa më shumë konfliktohemi, vetëm sa ndjellim vetizolimin dhe mos zhvillimin tonë. Kemi shumë miq në botë, por kemi edhe skeptikë dhe kundërshtarë të shtetit tonë. Është obligim i kësaj gjenerate të mbyllë çështje të hapura; është mençuri të largohemi nga kohëra dhe momente që mund të vejnë dilema në shtetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve të Kosovës”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit.
Veseli i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që t’i harmonizojnë qëndrimet në 5 çështje jetike për progresin e Kosovës.
“1. Të kemi qëndrim unik për implementim të reformave që mundësojnë zhvillim ekonomik dhe punësim, 2. Të kemi qëndrim unik në implementimin e reformave në arsim dhe shëndetësi. 3. Të kemi qëndrim unik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. 4. Të kemi qëndrim unik në implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave. 5. Të kemi qëndrim unik për agjendën tonë të integrimit euroatlantik dhe për dialogun me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se secili deputet është i domosdoshëm për krijimin e unitetit, sepse sipas tij, secili përfaqëson një pjesë të vullnetit të qytetarëve.
“Konsensusi është i mundur dhe i domosdoshëm sepse qëllimi që na bashkon është fuqizimi i shtetit të Kosovës. Ne duhet ta bëjmë këtë. Jemi të obliguar ta bëjmë. Për hir të qytetarëve të vendit tonë, të fëmijëve tanë dhe kombit tonë. Na priftë e mbara”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.