• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…

December 14, 2014 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/
Para pakë ditëve, kur përmes Internetit u dha lajmi, se kolegia e mikja jonë e dashur dhe e paharruar, Rozi Theohari ishte shumë rëndë nga shëndeti, në një spital të Bostonit (SHBA), ndjeva detyrim miqësor që të ripublikoja shkrimin tim të mëparshëm, me titullin “ Rozi Theohari (Çeku), na flet aq bukur, për “potpuri dardhare””…Aty jam ndalur, posaçërisht, në librin e saj të ri e voluminoz, “Potpuri dardhare-Kujtimet e mia nga fëmijaria dhe jeta e shkollës”(Tiranë, 2014). Atë, ajo ia kishte kushtuar nipit të saj,“gjysëmshqiptarit të vogël, Jan Sommer, me dëshirën, shpresën dhe urimin, që ta mësojë e ta dojë shqipen dhe vendin e origjinës së gjyshes shqiptare”. Pra, edhe përmes këtyre radhëve, mësojmë e kuptojmë qartë, se Rozi ishte jo vetëm krijuese e afirmuar, në publicistikë e botime letrare, por edhe një atdhtare e shquar, me sy e zemër në vendlindje e kudo, në Shqipëri.
Siç dihet, në raste të tilla, pra kur ndahet përgjithnjë nga jeta dikush, secili i afërm, koleg e mik ose i njohur, sjell në kujtesë njohjet dhe, në përgjithësi, lidhjet e kujtimet për të. Kështu mund të themi e flasim, të gjithë ne, për Rozin tonë të paharruar, për të cilën dhimbja e lotët janë përzier sot me ato ndjenja e mbresa për të, nga jeta e përbashkët. Ndërsa për jetëshkrimin e saj mund të lexojmë edhe përmes faqeve të Internetit ose në librat, që ajo ka botuar.
Po, këtu mendova të risjell në kujtesën tonë edhe një shkrim të Shpresa Vranarit, kur në prill 2011, u përuruanë anglisht, libri i Rozi Theoharit, ““Do leave out my right hand” (“ Krahun e djathtë ma lini jashtë”). Artikulli në fjalë mbante titullin “Një mbrëmje poetike e thjeshtë dhe e ngrohtë”.
Përmes tij, atëherë morëm njoftime, si për atë veprimtari të bukur e mbresëlënënëse, por dhe, në vijim të shkrimit, gjejmë të pasqyruara ndjenja e mendime, nga kolegë e miq të Rozit. Ja, me sa dashamirësi është shprehur, ndër të tjera, Hysen Kobellari, nga Korça:
“Shkrimtarja dhe intelektualja e shquar Rozi Theohari është një krenari për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që janë. Mendoj se veprimtaria, që kanë zhvilluar miqtë e saj, në Lynn, është një model, se si duhet t’i organizojmë veprimtaritë edhe ne, nëpër qytetet tona. Kështu, tregojmë respekt e dashuri për krijuesit tanë, për intelektualët tanë të penës, fjalës, skenës, penelit dhe tingujve …”.
Mendime dashamirëse dhe vlerësuese për Rozin shprehën, rreth atij përurimi, edhe krijues të tjerë, si: Petraq Zoto (Tiranë), Dhimitraq Papando, Fuat Memeli (Boston), Eleonora K.Gjoka (Nju Jork) etj.
…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, nderimi e respekti për jetën dhe veprimtarinë e përkushtuar të Rozi Theoharit, po përmendi këtu vetëm se ajo është autore e qindra shkrimeve dhe e afër 20 librave, artistikë e publicistikë. Ndër ta, janë: “Jehona Skënderbegiane”(2006), “Lotët e Rozafës mbi Drin”, “Më shumë se një jetë”(2008), kushtuar bashkëshortit, Viktorit etj. Për ata, ajo ka marrë mjaft Çmime e “Mirënjohje” etj.
Sot, por dhe në ditët që do të vijojnë, familjarë e të afërm, kolegë e miqë të shumtë të saj, po shprehin dhe do të shprehin dhimbjen e tyre, që ajo u nda përgjithnjë nga jeta. Por, njëherazi, janë të bindur që emri, jeta dhe vepra e saj do të mbeten dhe do të kujtohen gjatë.
Tiranë, 14 dhjetor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…, Murat Grcaj, Rozi Theohari

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT