Intervistë me Ali Lajçin lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Malin të Zi!/Intervistë me Ali Lajçin lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Malin të Zi!
Intervistoj Asllan Dibrani/
Ngjarjet e fundit për kufirin me Malin e Zi kanë lënë hapësirë shqetësimi tek çdo shqiptar, po edhe tek ju zoti Ali Lajçi,që edhe jeni njëra ndër figurat me aktive që keni dhënë kontribut për çështjen e Kosovës që nga fëmijëria e deri me sot. Meqë ishim edhe ish të burgosur politik të ngjarjeve të 81-ta, do të flasim pak edhe për këto ngjarje!.Në këtë kohë është bërë vështirë edhe të shkruhet e të publikohen vlerat e kombit, pikërisht nga ish komuniste dhe shërbëtorët e ish Jugo-Serbisë, por edhe për kufirin. A jeni dakord zoti Ali për shtjellimin e këtyre temave?
-Po si jo me gjithë kënaqësi. Pikërisht si pikë referimi e intervistës do të jetë Rugova,dhe synimet e Malit të Zi që t’i ngushtoj tokat tona akoma, edhe se andaj e këndej kufirit janë banorë shqiptarë. Po e pasqyroj Rugovën si rajon dhe vlerat e saj, pastaj fillojmë pyetjet tona.
-Po më gjithë dëshirë zoti Dibrani do të jam në disponim dhe shërbim të kontributit, lidhur me këtë temë aktuale, por edhe çka t’u intereson tjetër do të përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve tuja. Faleminderit z.Ali ,do të jetë në interes të publikut një historik i shkurtë i këtij rajoni pastaj fillojmë me pyetjet si më poshtë:
Vlera e Rugovës si territor strategjik dhe ekonomik për Kosovë
Rugova është një krahinë e vogël gjeografike dhe etnografike e Kosovës. Është krahinë malore që përbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e sipërme. Kjo krahinë përfshinë afër 200 km katrore. Ka qenë edhe me e madhe, por një pjesë e territorit të saj ka mbetur nën Malin e Zi.
Rugova e sipërme kufizohet me katundet e Plavës dhe Gucisë, të Beranit dhe Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejën dhe Rrafshine e Dukagjinit. Është zonë e thellë malore me Bjeshkët e Rugovës me shkëmbejë e thepisur dhe me bukuritë e rralla piktoreske, po edhe turistike. I takon krahinës së gjerë të Kelmendit. Aty, nëpër luginën e lumit Lumëbardhit, kalon rruga për në bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e moçme Pejë-Shkodër. Banorët janë kelmendas. Ndahen në pesë vëllazëri të mëdha: Lajç, Nikç, Muriq, Vukel dhe Selcë. Gjysma e popullsisë janë Lajç. Ka edhe pak jo kelmendas, që janë pjesëtarë të fiseve Kastrat (Sh. i Vogël), Shalë (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishë (Stakaj). Përbëhet nga tetëmbëdhjetë vendbanime fshatrash ku me shtatin e vetë të bukur nga horizonte të largëta gërshetojnë peizazhet përrallore. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, përbërja gjeomorfologjike dhe klima e bëjnë atë një tërësi të veçante gjeografike, botanik
zoologjike shumë të pasur nga e cila, po të i epet një prioritet turizmit mund të hynë ne rangjet ma të bukura të turizmit botëror dhe evropian.
– Gjithashtu, ajo ka edhe një të kaluar historike të pasur. Kosova, si udhëkryq i Perëndimit dhe Lindjes shpeshherë u bë skenë e ngjarjeve më të bujshme historike. Atë e rrihnin valët e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian nga vetë shtrirja strategjike që posedon. Mbi këtë trevë u gërshetua një thesar i madh kulturash që ti imponojnë traditën kulturore të veçantë, por trashëgimia kulturore e këtij rajoni mbeti autoktone e pasur dhe e qëndrueshme iliro-dardane, ashtu sikurse edhe tek pasardhësit e tyre- tek ne shqiptarët.
Regjioni i Rugovës me potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me ujëra si burime natyrore, liqenjë në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peizazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me liqenjë, me florë dhe faunë etj, ka vlera shumë të mëdha strategjike po ashtu edhe ekonomike. Zbulimi dhe përhapja e rrugës 13.2 km në shpellën “Gryka e madhe” e Rugovës është një pikë turistike qe do ti kaloj edhe vlerat e Shpellës s e Gadimes në brendësinë e kësaj gjendjen disa liqej me thellësi të ujit deri në 45 metra me bukuri mahnitëse. Pikërisht sllavet i kanë sytë edhe të kjo pasuri natyrore dhe si synim rrudhjen dhe tkurrjen e territoreve tona nga e cila ja vlen ta kemi edhe mesazhin dhe opinionin e zotit Ali Lajçit lidhur me këtë temë !.
Pyetje-përgjigjeje:
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës, në një seancë të jashtëzakonshme që është mbajtur këto ditë janë informuar për procesin e punës së Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që përfshinë territorin e Komunës së Pejës opinioni i juaj?. Çka na thuani?.
Ali Lajçi: Iniciativa jonë ishte qe edhe kuvendi komunal me deputetet e kësaj zone të shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me demarkacionin e kufirit dhe trendin negativ të tij, kundër propozimit të Malit te Zi, i cili cenon hapësirat dhe tokat tona rënd, duke përfshirë 6-7 e deri ne 8 km,thellësi të territorit të Republikës se Kosovës. Nga ky synim kapin bjeshkët më te bukura si pika më strategjike për ta vrojtuar dhe mbajtur nën kontroll eventuale Kosovën.
Kuvendi i Pejës lëshoi një deklaratë përkrahëse duke përforcuar kufijtë e Kosovës të vitit 1974 e që kap vijat qendrore në këto pika Qakorr- Mokna- Kullë. Kur dihet për kufijtë historik e etnik kapin edhe me tutje.
A.Dibrani: Ndonëse në këtë takim njeriu ma i zëshëm me argumente ishit ju, ku shpalosët edhe hartën origjinale para anëtarëve të komisionit dhe asamblistëve, por edhe para dhjetëra rugovasëve dhe qytetarësh të tri komunave që kishin mbushur sallën e Kuvendit – si u prit nga të pranishmit?
Ali Lajçi: Nga të pranishmit vërtet u pritem mirë ku u ndezën edhe emocione të fuqishme kundër komisionit qendror kadastral të qeverisë se Kosovës, i cili gjendet në ujera e turbullta me komisionin qendror të Malit të Zi. Ky komision jo në nivel të duhur profesional as etik, dhe tejet i pa përgjegjshëm, ku pritet ndryshim i tërësishëm të qasjes apo ndryshim të komisionit. Pritet të veproj qeveria dhe institucionet tjera qendrore.
A.Dibrani: Kush janë në komisionin kosovar për demarkacionin e kufijve që lozin me vlerat e kësaj treve? Përse gjithë kjo neglizhencë, oportunizëm dhe nënshtrim i faktorit shqiptar nga cubat malazezë me harta e tyre të falsifikuara?
Ali Lajçi: Komisioni qendror përfaqësohet në krye me Murat Mehën, Tefik Bashën etj… Të cilët veprojnë në kundërshtim me interesat e vendit. Këta njerëz dhe shumë struktura në nivele të institucioneve tona janë tmerrësisht të nënshtruar politikave shantazhuese, ekspansioniste të Serbisë dhe Malit të Zi.
Flitni për hartat e tyre të falsifikuara me të drejtë, sepse në emër hartash të vitit 1974 ata krijojnë harta tjera të reja të viteve 1988, 2004- 2008, ku këto harta depërtojnë 6-7- 8 km,në hapësirat tona.
A.Dibrani: Nëse përcaktohet kufiri përfundimisht me ato harta atëherë sipas pretendimeve të Malin e Zi, çka humb Rugova dhe Kosova ?
Ali Lajçi: Humbë pjesët me vitale, të bukura të bjeshkëve nga trojet tona, kur dihet se vlera turistike , ekonomike e strategjike është tejet e madhe jo vetëm për regjionin e Rugovës, por edhe mbarë Kosovën.
A.Dibrani: Ju keni përdorë një fjalë vagabondë për qeveritarë aktuale, kush janë ata?
Ali Lajçi: Këta janë qeveritarët e sodit e të djeshmit si Hashim fyelli e Isa Stuci-liliputi, apo njeriu pa identitet dhe klani i karagjozëve!
A.Dibrani: A duhet të dënohen dhe të eliminohen nga skena politika këta matrapaz që bëjnë pazarllëqe me tokat tona andej e këndej kufirit ?
Meqë po insistohet, a mendoni që të kërkohet pjesa e jonë dhe të prishen kufijtë artificial që i venë fuqitë e mëdha,por edhe Serbia?
Ali Lajçi: Jo kot dhe aspak i vetmuar, dhe jo kurrë kokë në veti.
Ju drejtohem me transparencë të plotë qytetare që nuk do të ju lejohet kjo djallëzi e dinakëri e tyre të realizohet .
Në pyetjen e dytë që ju shtroni, jemi plotësisht dakord, por tash flasim për një kapitull tjetër.
A.Dibrani: Kush luajti lojëra të fshehura pa e ditë Rugova që u shpall edhe park nacional?
Ali Lajçi: Gjithnjë këta aktorët që i ceka më lartë.
A.Dibrani: A i ka kundërshtuar kush terroristët e Malit të Zi që ilegalisht kanë hy e kanë kamufluar kufijtë artificial edhe i kanë asfaltuar natën dy kilometra rrugë në territorin e Rugovës nga Çakorri në Bjelluhë?
Ali Lajçi: Janë bëre reagime e protesta por veshët në lesh të institucioneve tona ende po sillen jashtë zakonisht të pa përgjegjshëm.
A.Dibrani: Ku janë forcat e Kosovës në këtë skandal të cenimit të sovranitetit territorial të Kosovës?
Ali Lajçi: Forcat tona janë në gjumë i nderuari gazetar, andaj ju jeni ata që i zbardheni disa tema aktuale se për qeveritarë na mori lumi!.
A.Dibrani: Çka bënë Qeveria e Kosovës pran këtyre synimeve që tentohet të rrudhen akoma trojet shqiptare?
Ali Lajçi: Vazhdon gjumi i tyre, oportunizmi , injoranca dhe dëgjueshmëria nga skenarët antishqiptar që do t’i zgjojmë një ditë nga kjo amulli që e bëjnë edhe tek masa !
A.Dibrani: Cilat janë kontaktet e juaja me faktorët lokal apo ndërkombëtar zoti Ali lidhur me ketë ngjarje?
Ali Lajçi: Nga të gjitha anët po përpiqem duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë institucionale, ndërkombëtare. Nëse institucionet tona nuk do të pezullojnë këtë trend negativ, atëherë ne kemi edhe lakore tjera organizative.
A.Dibrani: Sa keni përkrahje se paku morale nga ish të burgosurit tanë, shokët e idealeve tona qe ishim bashkëvuajtes për çlirimin e Kosovës dhe rrënimin e Jugosllavisë cariste?
Ali Lajçi: Nga ish të burgosurit tanë kishim e kemi përkrahje nga te gjitha trojet tona dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.
A.Dibrani: Kush mbajti takime të fshehta me organet malazeze?
Ali Lajçi: Nuk janë mbajtur takime të fshehta,u mbajtën të hapura, por në dëm te interesave të vendit tonë.
A.Dibrani: Zoti Ali çka kërkojnë armiqtë dhe tradhtaret shqiptarë në mes tokave shqiptare dhe përse ju rugovasit si dilni zot vet territorit qoftë edhe me forcë?
Ali Lajçi: Sa i përket armiqve tanë ata historikisht vazhdojnë avazin e vjetër kurse ne, do të përpiqemi ti pengojmë ato qëllime me te gjitha mundësitë tona.
A.Dibrani: Spektri politik i qeverisë së Kosovës janë apo s’janë fare të brengosur për ngushtimin e territoreve tona si nga Maqedonia -Serbia po ashtu edhe nga dhe Mali i Zi?
Ali Lajçi: Po dihet shumë mirë prandaj po i kundërshtojmë
A.Dibrani: A synoni që ta hapni këtë debat edhe në Kuvendin e Kosovës?
Ali Lajçi: Po synojmë në Kuvend gjithsesi dhe në të gjitha institucionet tona.
A.Dibrani: Pse e lëshuan mbledhjen të pranishëm anëtarët e komisionit kosovar për demarkacionin e kufirit?
Ali Lajçi: Kuvendi i Pejës kaloi shumë mirë në përkrahje nga gjithë deputetët e të gjitha partive kurse komisioni qendror i bllokuar nga argumentet e faktet tona nuk ju mbeti vend dhe u larguan në heshtje.
A.Dibrani: Sa është alarmuar ky rast tek rugovasit këtu në Kosovë dhe jashtë që dihet se është një komunitet i madh edhe në Amerike,sa është solidariteti i tyre me juve ?
Ali Lajçi: Po si të vendoret edhe mërgimtarët është çështje e ndjeshme dhe kemi përkrahje.
A.Dibrani: Dhe në fund opinioni i juaj lidhur me deklaratën e Azem Vllasit për ngjarjet e vitit 1981? Sa ka logjik që një komunist dhe një pjellë e marksist-leninisteve jugosllav të përbaltë atë periudhë të lavdishme të tërë popullit që na përkrahi për kërkesën tonë Kosova Republikë?
Ali Lajçi. Lexo e shiko video klipet e intervistat e mija në lidhje me këtë miop politik, kurse të tjerat vazhdojnë.Nuk ka kurrfarë arsye të klithin për ato ngjarje. Ato kanë vlerën e vet në frymë kombëtare. Komunizmi, marksizmi -leninizmi dhe etikat tjera ndaj atyre ngjarjeve ju beftë mirë atyre ku i kane gatuar në kuzhinat e Beogradit , si Z.Vllasit dhe Vllasëve tjerë.
A.Dibrani:Për fund ju mbesim mirënjohës për kohën që gjetet dhe për përgjigjeje denjitoze gjatë pyetjeve. Shpresojmë që territori i ynë do të zgjerohet e jo të ngushtohet nga armiqtë tanë shekullor, por edhe nga tradhtarët tanë shqiptarë që kanë qua kokën duke ju falënderuar “demokracisë së tepruar” që po na kushton dhe po na kafshon në kockë!