Koment nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj/
Lezha, megjithëse, një qytet i njohur që në lashtësi, si qender administrative, me vazhdimësi të jetes urbane, nyje e rendesishme tregëtare e ushtarake në kryqëzim të rrugëve të principatave, gjithmone është njohur dhe identifikuar si qytet i Kuvendit dhe Beslidhjes së parë të Shqiptarëve .Në këtë qytet, 570 vjet më parë, në mars të vitit 1444, u zhvillua Kuvendi i Kombëtar, ku lindi Besëlidhja e Lezhës, një lidhje politiko-ushtarake, si aleance e princerve shqiptare kunder pushtimit otoman. Ne kulm të mesjetës, kur retë e zeza të pushtimit otoman kërcënonin me luftë shkatërrimin dhe asimilimin e qytetërimit shqiptar dhe europian, u shfaq në skenen historike si protagonist, kalores, komandant legjendar dhe politikan i spikatur Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.
Shfaqja e Skendebeut ne historine e Arberise dhe Europes u realizua ne rrethana te favorshme te krijuara ne fund te vitit 1443 ne juglindje te kontinentit, ku rezistenca e armatosur e popujve kunder perandorise otomane kishte arritur suksese historike.Kur Huniadi në fund te vitit 1443, kapërceu Moraven dhe sulmoi në befasi ushtrinë turke, një grup prej 300 kallorësish shqiptarë me në krye Gjergj Kastriotin iu shmangen luftes për të marrë rrugen drejt perendimit në vijen e vjeter Egnatia duke kaluar në grykë të Vardarit, në Dibër dhe Mat për të ndaluar në Krujë kryeqendren e Kastrioteve. Atë dite, Huniadi pat thënë: E fitova betejen në çastin që Gjergj Kastrioti kthente kalin e tij drejt Arbërise”.
Me të hyrë në Krujë Gjergj Kastrioti, hoqi rrobat e komandantit turk dhe veshi rrobat e princit të Krujes, ndërroi fenë për të marrë mbeshtetjen e Europes dhe Papatit, futi nën sundim kështjellat që i paten lënë të parët, duke vene ne vend autoritetin dhe influencen e familjes së Kastriotëve në trojet e Arbërit.
I rritur e arsimuar në oborrin e Sulltanit, njohës i forces dhe dredhive të perandorisë, ishte i bindur se pa aleatë të brendshem dhe të jashtëm nuk mund të ndalohej superfuqia ushtarake e kohes. Në rradhë të parë mendoi të organizonte bashkimin politik e ushtarak te shqiptareve për t’i bërë ballë invazionit otoman.
Ai thirri në Lezhë Kuvendin e krerëve shqiptarë të principatave.
Prijësit shqiptarë, deri atëhere të përçarë dhe në luftë në mes tyre më shumë se sa kunder pushtuesit otoman, e pranuan thirrjen e Skendërbeut, të bindur tashmë se kishte ardhur koha dhe ishte shfaqur njeriu që mund të udhëhiqte popullin dhe mund të drejtonte kryengritjen e armatosur kunder perandorise osmane me sukses të padëgjuar deri atëherë.
Në katedralen e Shënkollit në Lezhë, për herë të parë në histori u ulen bashkë, Nikoll Dukagjini e Lek Zaharia, Gjergj Araniti e Theodhor Muzaka, Gjergj Balsha e Pjeter Spani, Lek Dushmani e Stefan Cernojeviç, të cilët moren vendime me vlera historike për popullin dhe trojet shqiptare.
Në Lezhë u hodhen themelet e shtetit te bashkuar arbëror, u vendos ngritja e ushtrisë së bashkuar të principatave dhe u bë bashkimi i financave. Në vend u krijua një konfederatë principatash të pavarura. Kuvendi pati rol transformues në jetën e arbërve të mesjetes, ndikim evident ne zhvillimet historike te mëvonshme, dhe kontribut të pa zevendesueshem nëe formesimin e identitetit tonë kombëtar.
Kuvendi i mbledhur në Lezhën shqiptare, dikur Kryeqendra e Dukagjinëve tani nën Venedikun, ishte edhe garanci per Republikën për paqe e miqësi nga ana e Skenderbeut, principatave shqiptare dhe ushtrise se bashkuar te Arberise. Nga ana tjetër kënaqte Dukagjinët të cilët kishin qenë zotëruesit e mëparshëm të ketij qyteti.
Barleti thotë se Gjergj Kastrioti iu drejtua krerëve te principatave: “ Ejani, pra, kryetrima, merrni harkun dhe mbroni me lavdinë më të madhe atdheun, gratë, femijët dhe të mirat tuaja, silluni atyre qetësine e vertetë të lirisë”.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, doli nga Kuvendi i Lezhes prijës i ushtrisë së përbashkët dhe udheheqes i Lidhjes me nje ushtri nga i gjithe vendi i gatshem për betejat e ardhshme, pasi prijësit e arbërit tashme i kishte venë në besë.Ai realizoi Beslidhjen e Lezhes, beslidhjen e pare shqiptare, i dha jete shtetit të njohur e të Arbërit, organizoi dhe udhehoqi kryengritjen e armatosur, ku u farketua shpirti dhe krenaria e tyre, filloj të shkruhej epopeja historike e popullit shqiptar.Gjon Muzaka, nje nder bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e Skenderbeut thote : “Pak kohe pasi u bë kryegjeneral i princave të Shqipërisë, pati ndër mend të bëhët zot i tërë vendit”.
Deri në Kuvendin e Lezhës Skendërbeu ka qenë vetem një ushtarak. Fjalimi i tij apologjik i politikes se luftes dhe organizimit të kryengritjes së armatosur, , vendimet qe mori ky kuvend, dhe ngjarjet që e pasuan, treguan se Ai tashmë ishte edhe një politikan e dorës së parë dhe strateg ushtarak i klasit të lartë.
Në Lezhë Gjergj Kastrioti vuri themelet e pushtetit të tij jo vetem ushtarak por edhe politik e më gjerë. Këtu ai u bë kryegjeneral e ushtrive të bashkuara dhe u hodhen themelet dhe hapi i pare i lidhjes kombëtare.
Pas kuvendit, Lezha u kthye në qendren diplomatike te Arbërise mesjetare. Pas lidhjes së Lezhës, Skendërbeu dhe Arbërit do të luftonin tani e mbrapa jo vetëm për të mbrojtur pavarësinë e atdheut të tyre por për të shpëtuar nga kërcënimi islam qyteterimin e europian. Arberia e projektuar prej Gjergj Kastriotit do te ishte pjese e Europes.
“Gjergj Kastrioti me luften e tij per nje çerek shekulli me rradhe mbajti në balancë fatin e sinisisë ballkanike” – thekson Noli.
Shqiperia nën udheheqjen e Skenderbeut u bë kryeqendra dhe fusha e veprimeve ushtarake të krishtërimit europian kunder kryefuqise turke. Europa kishte shpresa të mbaronte me shpaten e Skendërbeut atë që nuk mundi ta bëjë me armët e saj në Marice me 1362, në Kosovë me 1389, në Nikopoli me 1396 dhe në Varnë me 1444. Në betejat historike që zhvilloi e fitoret e mëdha që korri në fushëbeteje në të katër anët e tokës së Arbërit që nga Torviolli në Berat e Moglicë, në Krujë , Danjë e Sfetigrad, në Albulenë, Vajkal e Preze, Skendërbeu mori nderimet më të mëdha tëe Papatit dhe Europes si kryegjeneral i perendimit kunder Turqise.
Beslidhja e Lezhes ishte veç te tjerash nje akt emancipimi i princerve shqiptarë, tregues i ndikimit te ideve te rilindjes në shoqërinë dhe realitetin shqiptar të mesjetës. Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe çoi përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit drejt nje shteti të njësuar feudal shqiptar, te cilin e impononin kushtet historike. Kuvendi i Lezhës, ka mbetur perjetë një pike referimi e model organizimi ië rendit juridik dhe shoqërise shqiptare në histori. Ajo përbën një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe asaj europiane.
Ky kuvend ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, perpjekjet për progres dhe kuvendet për bashkim të popullit tonë. Ai frymëzoi Kuvendet e Besëlidhjet e Shën Mërisë në Mat (1594), Kuçit (1614),Te Arberit, me 1703, Janinës (1820), Beratit (1828), të Prizrenit (1878), të Pejës (1899), të Ferizajt (1908, Kongresin e Manastirit 1908, të Greçës (1911), të Junikut (1912), të Sinjës (1912), të Ferizajt (1912), Kuvendin e Vlores 1912, Kongresin e Lushnjes 1920, të Bujanit (1943-1944), Pezes, 1942, e deri tek kuvendet e pajtimit te gjaqeve te cilet kane patur per baze Kuvendin e Lezhes. Kuvendi i Lezhës mbetet modeli i bashkimit të shqiptarëve i bashkëpunimit në mes tyre për zhvillimin e vendit drejt progresit.
Mesimet e ketij Kuvendi jane te rendesishme edhe sot, veçanarisht kur vendi ynë përballet me sfida të reja drejt integrimit në strukturat evropiane.
Kontributi i Ushtrive te Bashkuara te Lidhjes se Lezhes nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, ne shekullin e 15 dhe kontributi i pamohueshem i tyre ne mbrojtje te qytetërimit europian është një këmbanë që bie edhe në kohe paqeje dhe që vjen si mesim nga historia.
Në kohën që Shqipëria është në një proces të pakthyeshem integrimi në BE dhe pret marrjen e statusit të vendi kandidat, duhet marrë në konsideratë edhe kontributi i vyer i popullit shqiptar gjate historisë, i cili në një periudhë të errët të Europes, vuri në rrezik të gjithë ekzistencen e tij në mbrojtje të këtij qytetërimi.
Mësimet e Kuvendit të Lezhës e vendimeve të tij, modeli i bashkimit dhe mënyra e bashkëpunimit, janë kurdohere si pike referimi për ndërtimin e së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët.