Ne Foto:Kujtim Beqiri/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Fusha e Murros në luginë të Shushicës edhe sot i thonë :“Fusha e Ali Beqirit” .Në Velcën e rrethuar me shpella e prej shkëmbinjve në brinjë të malit, lindi Ali Beqiri.“e la i ati të vogël me një pasuri të pakët e me një vëlla më të madh, shkruan, Ago Shero Agaj .Donte të bënte lart dhe fluturoi brenda një kohe të shkurtër e u bë nga më të pasurit e më të dëgjuarit e krahinës së tij .“Sa për nahije e tatëpjetë /u kam dalë për zot vetë…e bënë të thotë Ali Asllani në vjershat e tij të mbuluara e plot thumba në kohën e rebelëve . Sjell dëshmi se ai Aliu duhet të ketë lindur rreth vitit 1868 dhe vdiq në pranverën e vitit 1942 në Vlorë megjithë këto, thotë shkruesi në pleqëri, qe më fatkeqi i shokëve se rrojti shumë dhe pa shumë, pa me sytë e tij ripushtimin e vendit prej Italisë,pa më vonë shkeljen e krahinës së tij prej grekëve dhe për këtë shkak shënohet se atij ju desh të largohej për tu vendosur në konakët e Murrëzës ,por edhe aty nuk e pati të gjatë një përpjekje e ushtrisë me çetat shqiptare ju vu zjarri u mbart në Vlorë ku vuajti shumë dhe kur vdiq e varrosën pothuajse në heshtje dhe jo si e meritonte në një brinjë të Kuzum-Babait.Në këtë reshta përshkruhet vetëm ca pasazhe jete të Ali Beqirit, babait të Kujtim Beqirit inxhinierit, që u var në Maliq . Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij ,varet mizorisht nga regjimi në verilindje të vendit në një kënetë, që po thahej .
2.Në Vlorë Këshilli i qarkut disa vjet më parë e nderoi me titullin:” Nderi i qarkut,Vlorë” edhe inxhinierin Kujtim Beqiri . I biri i tij bëri, që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat ,por eshtra nuk gjetëm . Atëherë morëm vetëm një dorë dhe e hodhëm në arkivolin e vogël për të pasur një varr .
Dëshmitë tjera sjellin tronditjen madhe që njeriu përjeton . E varën në litar, por e ri varën sërish sepse ende nuk kishte dhënë shpirt .Të kujt ishin ushtritë,apo për kë bie fjala se çfarë ushtrish të huaja kaluan këtej dhe bënë këtë kasaphanë ? Nuk ishin ushtri të huajsh , të huajt ishin dora vetë shqiptarëve, që varnin të shkolluarit në perëndim . Kishin ndërtuar trekëmbësh në vjeshtën fundit të vitit 1946 .
Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën :”sabotatorë të kënetës së Maliqit “ . Ka edhe një film të kinostudios:”Shqipëri e Re” dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta” .
Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan nën thirrjet :”Në emër të popullit “ .
Këneta e Maliqit, disa nga shifrat që afrohen janë se rreth tre mije të burgosur kanë punuar atje .63 vetë kanë vdekur në punët e vështira si dhe janë pushkatuar janë varur në kohë të tharjes së saj . Masat represive , që u ushtruan në kënetën e Maliqit u përkasin metodave të nazistëve . Mushkonjat, kushtet e vështira të punës ushqimi i pakët ,mungesa e mjeteve të punës,mjetet përbëheshin prej lopatës, kazmës, tokmakut,dekovili dinamiti dhe pako gjë .Tharja e kënetës ku shfrytëzuan mizorisht energjitë mijëra vetëve që punuan për tharjen e saj , ndërkaq shteti refuzonte kredit dhe makineritë moderne që përdorte bota në tharjet e kënetave . Në 8 nëntor, i nxorën në gjyq , më 19 u dhanë vendimet. Për gjashtë prej tyre ishte kapital: marrje jete. Dy me varje. Katër me pushkatim. Natën e 22 nëntorit, i ngarkuan në makinë dhe prej Tiranës i dërguan në kantierin e tharjes së Kënetës së Maliqit. I kishin grumbulluar të gjithë punëtorët, u mbajt një fjalim i shkurtër. Nisën varja dhe pushkatimet . Kemi parë filmimet , që tregojnë në dokumentarët e kohës ku vriteshin njerëzia .Kujtim Beqiri , Abdyl Sharra u varën në litar, katër me plumba. Vasil dhe Zyrika Mano u pushkatua njëherësh bashkë me Mirush Përmetin dhe italianin Eugenio Scaturro.Italiani kur u gjend përpara skuadrës së pushkatimit nuk po e merrte vesh se po e vrisnin. Ndërsa nuk i kishin afruar përkthyes .
3.Kujtim Beqiri, mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor , u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Kujtim Beqirit i thanë të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. “Të rrojë Shqipëria”.
Akuza karshi inxhinierëve nuk është një gjë tjerë veçse një sajesë e sigurimit për të gjetur fajtorët për mos tharje të kënetës .Aktakuza politike duket qartazi si dhe akuzat e falsifikuara që u bëhen atyre familjet e të cilave kishin kontribut në luftërat kundër pushtuesve të vendit. Fakti ,që pjesa e pasur ishte shtylla e parë në të gjithë luftërat pa përfshirë atë të fundit, tregonte mbështetjen patriotizmin e kësaj shtrese e cila vuajti shumë në 50 vitet e komunizmit. Kjo shtresë humbi gjithçka nga regjimi vendin e shqiponjave .
4.CV e Kujtim Beqirit:
Ing.Kujtim Beqiri.Ka lindur, në Velce (Vlore), me 16.02.1916, ne familjen e arsimdashësit Ali Beqiri. Shkollën fillore dhe qytetësen i kryen ne Vlore dhe dërgohet, në Tirane, për te studiuar në Shkollën Teknike Amerikane, në degën elektrike, të cilën e mbaron shkëlqyeshëm, me 1932. Aftësitë e jashtëzakonshme të Kujtim Beqirit i kishin lenë mbresa drejtorit të shkollës, Harri Fultzit, i cili shprehej: “Ti Kujtim do të bëhesh si Beniamin Franklini”.Nga 1932 – 34 mbaron dy vitet e fundit dhe maturën me burse në Austri, ku vazhdon Fakultetin e Inxhinierisë Civile, te Universitetit të Vjenës, të cilin e përfundon rezultate të shkëlqyera me 1940. Emri i tij është i skalitur me germa të arta ndër studentet e shkëlqyer të Universitetit të Vjenës. I propozohet, të qëndrojë si asistent profesor ne Vjene, por Kujtimi 24 vjeçar preferon të kthehet në atdhe. Emërohet fillimisht si inxhinier i prefekturës se Dibrës, me pas në Prizren e së fundi në Vlorë. Pas çlirimit te vendit men pjese aktive në rindërtimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe urave. Shquhet në drejtimin e punimeve të rrugës Kukës-Peshkopi dhe se bashku me ing. Gjovalin Gjadrin në rindërtimin e Urës së Rrogozhinës. Në korrik 1946, emërohet drejtor i punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit dhe me 8 nëntor 1946 dënohet me varje së bashku me ing Abdyl Sharren dhe ekzekutohet ne moshën 30 vjeçare, vetëm pas 10 vite pune.
Djali tjerë,vëllai i Kujtimit .
Agr. Mehmed Beqiri.Ka lindur në Velce (Vlorë), në familjen e patriotit të luftës së Vlorës, të Ali Beqirit, me 7 shkurt 1911. Shkollën fillore e kreu ne Vlore, ku vijoi edhe shkollën plotore. Në moshën 13 vjeçare, me bursën e shtetit shqiptar, dërgohet ne Austri, për të vazhduar shkollën e mesme. Në vitin 1924-25 vijon edhe mbaron klasën e pare të Gjimnazit të Freystadit. Mosha e vogël e Mehmetit e detyroi atë të kthehet në atdhe, ku vazhdon, në Tiranë, Shkollën Teknike Amerikane, në degën agronomike.Mbaron shkollën teknike, me 1930 edhe kthehet në Vlore, ku familjarisht po merreshin me krijimin e një ferme frutikulture moderne. Me 1936 shkon përsëri në Austri, për të kryer studimet në Shkollën e Larte Agronomike, të Vjenës. Me mbarimin e studimeve me 1941 kthehet në atdhe, për tu marrë përsëri me pasionin e tij frutikulturën. Emigron, në 1944, fillimisht në Itali, Siri e pas 1956 ne SH.B.A. Në SH.B.A merr doktoratën për sociologji dhe shërben si profesor në Kanada.Vdiq në SH.B.A. me 6 qershor 1987.
5.Nga aktakuza
Tri fazat e tharjes së kënetës:Për tharjen e kënetës punuan 6 mijë aksionistë. Objektivi i fazës së parë për tharjen e kënetës dështoi dhe dështimi çoi në pranga grupin e parë të sabotatorëve. Grupi i përbërë nga një skuadër prej 10 vetash, ku midis tyre dhe një 16-vjeçar u akuzua për shkak se kishte kryer vepra sabotuese në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, vepra spiunazhi në favor të agjenturave të huaja dhe kishte formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar të vendit tonë në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.
Arsyet e arrestimit
Këshilli i Gjykatës së Lartë kishte konstatuar se: Qysh në verë të vitit 1945, në bashkëpunim me agjentë të huaj ishte formuar një grup tekniko-profesional për të kryer vepra shkatërrimi e sabotimi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, për të minuar pushtetin në sektorin më vital të ekonomisë kombëtare dhe të pakësojë rezistencën e popullit shqiptar, duke dëshiruar një ndërhyrje të monarko -fashistëve grekë dhe të reaksionit të jashtëm. Për të kurorëzuar qëllimin e mësipërm dhe aktivitetin e tyre popullor të pandehurit Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e Zyrika Mano bashkë dhe me elementë të tjerë janë venë në kontakt herë pas here me agjentët e reaksionit të huaj, të maskuar me funksione legale, për t’iu shërbyer qëllimeve të tyre imperialiste, bëhen spiunë dhe vegla të verbëta në shërbim të tyre.
Kush ishin pjesëtarët e grupit :Abdyl Sharra ish-oficer i fashizmit dhe i rrethuar nga një ambient familjar që u vu në dispozicion të Ballit e të okupatorëve. Kujtim Beqiri anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Vlorë në kohën e okupacionit. Të dy këta, me metoda të ndryshme, duke abuzuar besimin që u kishte ngarkuar pushteti popullor i përvishen punës shkatërruese të sabotimit. Deri diku dhanë shenja sabotimi në urën e Penkovës, Gomziqes, Mifolit… Me qenë se këto ura ishin në përfundim të ndërtimit, nuk u shtri sabotimi në stil të gjerë. Aktiviteti sabotues mori hov në vepra të tjera
Kujtim Beqiri i emëruar inxhinier drejtues i aksionit të rinisë në rrugën Kukës-Peshkopi sabotoi një pjesë të rrugës në sektorin “B”, kurse Abdyl Sharra i emëruar drejtor i punimeve për tharjen e liqenit të Maliqit, para se të nisej për në krye të detyrës merr udhëzime nga agjentët e juaj në Tiranë, duke u shpërblyer me një rrogë të përmuajshme prej 50 sterlinash. Atij iu dhanë premtime se në të njëjtën mënyrë do të shpërbleheshin gjithë elementët e tjerë që do të bashkëpunonin me të. Qysh prej mbërritjes së tij e deri më 27 korrik të 1946, që u largua nga përgjegjësia si drejtues i kantierit të Maliqit ai e shtriu aktivitet antipopullor të gjerë duke rekrutuar Aleks Vasilin, Vasil Manon, Zyrika Manon, Pandeli Zografin, Mihal Stratobërdën dhe dy italianët që gjendeshin në Maliq.
Mbledhjet e fshehta.Herë pas herë së bashku bënin mbledhje mëshefta, ku parashtronin programin e tyre kriminal. Ndanë sektorët e sabotimit sipas përgjegjësisë së punës që i ishte ngarkuar secilit. Abdyl Sharra i ndihmuar nga Maroi Guarnieri dhe Mihal Stratobërda sabotuan punën në kanalin kryesor. Vasil Mano sabotoi punën në ofiçinën e kantierit, si në prishjen dhe riparimin e ekskavatorëve, lotokompresorëve dhe lokomotorëve, në centralin e elektrikut, në sjelljen e ujit, në ngritjen e sistemit të barakave. I pandehuri Pandeli Zografi sabotoi në instalimin e linjës së dekovilave dhe lokomotorëve. Italiani, Eugerto Scatura sabotoi në financë dhe ushqime. Aleks Vasili sabotoi në gurore. Zyraka Mano ishte në lidhje me grupin dhe agjentët e huaj.
vijon me tej aktakuza .Ndërkaq nuk jane gjetur trupat .Ne vend te tyre familjaret jane ngushëlluar me dheun e marre nga toka e Maliqit .